More
    KreuArte pamoreShekulli XX me sytë e Xhek London-shkrimtari i famshëm dhe fotografi...

    Shekulli XX me sytë e Xhek London-shkrimtari i famshëm dhe fotografi i panjohur

    Kur përmendet emri i Xhek London njerëzve u bie ndërmend se ai ka qenë një shkrimtar popullor amerikan, autor i mbi 50 librave, duke përfshirë librat e dashur të fëmijërisë sonë “Kushtrimi i të parëve” dhe “Dhëmbi i bardhë”. Shumë të tjerë mbase e kujtojnë se ai ka qenë një udhëtar dhe veprimtar shoqëror.

    Megjithatë pak kush e ka ditur se Xhek London ka qenë edhe një fotograf tejet produktiv. Gjatë gjithë jetës së tij ka realizuar mbi 12.000 fotografi.

    Deri në vitin 2010 shumica e fotografive të shkrimtarit kishin mbetur të panjohura, deri kur u botua albumi i tij me 200 kuadro. Autorë të këtij botimi janë Jeanne Campbell Reesman, Sara S. Hodson dhe Philip Adam.  

    Më poshtë po paraqesim disa nga këtë foto që Xhek London i ka shkrepur në disa kontinente të botës.

    Burra duke fjetur në breg të lumit Tamiz, Londër, 1902

    Gra të pastreha duke fjetur në kopshtin e Spitalfields, Londër, 1902

    Në Londër, mëngjes të diele, burra që kanë marrë bileta zënë radhë për një mëngjes falas nga Salvation Army, 1902

    Një oficer policie kontrollon një burrë që fle jashtë godinës së gazetës “Truth”, Londër, 1902

    Xhek London i ndaluar nga ushtarët japonezë në Kore, viti 1904

    Pas tërmetit, San Francisko, 1906

    Pasagjerë të S.S.Siberia duke udhëtuar për në Japoni. Viti 1904

    Aborigjenët e Nuku Hiva, ishulli më i madh në arkipelagun e Ishujve Marquesas, 1907

    Udhëtari dhe regjisori amerikan Martin Johnson pozon me një vendas të Ishujve Solomon.

    Johnson ishte pjesëtar i ekuipazhit Snark (anija e Jack London me të cilin udhëtoi përmes Paqësorit Jugor) Guadalcanal, 1908

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË