KreuLetërsiBibliotekëSazan Goliku: Lotët e pyllit (poezi)

Sazan Goliku: Lotët e pyllit (poezi)

Nëna Liljanë qesh me Arbërin në duar.
Sytë e saj gjelbërohen.
A do të ketë pamje më të bukur
lumturia?

***

Një kriminel i padënuar çirrej nga tribuna:
“Poshtë politikanët vrasës!”
Dhe u zgjodh kryetar
i turmës pa tru.

***

Dora e lirisë vrau tradhtinë.
Dora e ringjallur e tradhtisë
vrau lirinë.
Avni Rustemi –
në piedestal të lavdisë.

***

E dua shiun kur jam nën tendë,
e dua borën kur e shoh nga dritarja,
e dua të dashurën kur hedh shkelma,
nuk e dua presidentin kur pshur
mbi turmën që e duartroket.

***

Të zvarritesh këmbë e duar
nëpër llucën kënetore
si një vemje bukuroshe
për t’u bërë politikan,
për t’u kthyer pushtetar.

***

Kapakët e syve rëndohen… mbyllen ëmbëlsisht…
mbi reliefin e palavruar të trurit – mjegull e zezë…
Ky nuk është gjumi.
Qenka vdekja e bardhë –
harrimi.

***

Pa dashur kapa qimet e veshëve.
Më janë zgjatur pas të shtatëdhjetave.
Mahi e natyrës ndërsa na shkurton jetën.

***

Klithmat e pyllit u përplasën te retë e nxira,
retë ia përcollën qiellit si valë të dhëmbëzuara…
qielli ua dhuroi yjeve.
Lotët e drurëve të prerë
u përthithën nga shkretëtira
e së nesërmes

***

Hënë moj Hënë na ke prishur punë,
ne linim takimet me vashën e ndezur.
Ti dilje e qeshur për të na përqeshur
me sytë ziliqar me helmin e ligësisë
na hidhnin shigjeta duke grisur faqet e turpit.

***

Mbi varrin e nëpunësit
ende bën roje frika –
dajaku i shefit
fantazma e ligjit.

***

Të zvarritesh këmbë e duar
nëpër llucën kënetore
si një vemje bukuroshe
për t’u bërë politikan,
për t’u kthyer pushtetar.

***

Myku në tru ose
shërohet vetëm kur skuqet në tigan ose
kur e pastrojnë krimbat në varr ose
kur jemi të droguar
dhe e quajmë mjaltë.

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

KATEGORITË