KreuLetërsiBibliotekëRoland Gjoza: Ana Dolce & Gabbana

Roland Gjoza: Ana Dolce & Gabbana

Gjithmonë e më shpesh po dëgjoj se duhet fituar para. Money. Në një qytet me banka si Nju Jorku, me një Wall Street të famshëm, kjo mund të duket e zakonshme, po jo në gojën e një gruaje që unë mendoja se pothuaj i kishte të gjitha. Dhe mbi të gjitha unë e dashuroja.

Të kesh një shtëpi të madhe me kopsht në një lagje të pasur, buzë oqeanit. Të kesh një burrë praktik, aspak xheloz, që të del krah, tre fëmijë që të sjellin çdo javë në shtëpi nga një dashnore dhe kanë ëndërra të marra e prapseprapë të kërkosh para?

Gjithçka i del e i tepron. Po atëherë pse i duhen kaq shumë para?

Ana, ku do ta kalosh këtë fundjavë?

Jam kaq e ngatërruar me veten sa nuk di ç’do të bëj. Pse më pyet?

Instinkti i femrës është i pagabueshëm.

Dua të më kushtosh pak kohë dhe mua, e dashur!

Sigurisht, e di që të kujtoj kur jam bosh?

Ajo dridhet, nuk është kurrë e qetë, rri shumë jashtë nëper rrugë dhe përherë shton listën e miqve, shtron dreka e darka, ndërron punët për të fituar sa më shumë para.

Shkon kur e kur në Ballkan, në vendin e saj krejt papritur me një avion që e zë dy tre orë përpara, sa për të nuhatur ndonjë aferë me leverdi, siç shprehet duke qeshur, në kohën e zgjedhjeve parlamentare dhe kthehet pas njezetë e katër orëve duke u zhytur sërish në jetën e stuhishme njujorkeze. Burrin e shikon përskithtazi, pa fare vëmendje, ndoshta një herë në muaj, po ai mjaftohet me depozitën e fryrë në bankë, ose dhe ai kështu bën, ndjekin të dy po atë rreth qe i kthen sërish te zeroja.

Tre djemtë bëjnë jetën e tyre. Djali i tretë lindi aksidentalisht në kulmin e kësaj etheje për “money.” Ia plasën në duar bebisiter-es dhe ia dhanë vrapit nëpër takime.

Tani ajo bëhet gati të marrë policinë se në shtratin bashkëshortor gjen një burrë të huaj, për më tepër, të dehur. Vjen policia dhe konstaton se ai është i shoqi, që ka lënë mjekër, ajo kujtohet, u thotë një “thank you” dhe mendon se është vërtet e trishtueshme kur pikas një të huaj në shtratin e zbrazët prej vitesh.

Pas një kohe u kthye përsëri në shtëpi dhe gjeti nje grup djemsh dhe vajzash që po darkonin duke diskutuar për dashurinë. I vështroi me kujdes dhe më në fund pyeti se përse ndodheshin aty. Ata i thanë se ishin miqtë e Benit dhe ajo i pyeti se kush ishte Beni. Ai i tha “mama” dhe qeshi. Ajo e nervozuar mori në telefon policinë, të cilët konstatuan se Beni ishte djali i saj i tretë.

Nuk ka kohë. Ajo është vërtet tërheqëse dhe vishet me shumë shije. E bën në këmbë. Në metro në një cep, në park, në një sallon, në banjo, kalon në orgazëm dhe përmendet se është femër dhe ajo punë mbaron vetëm duke i kënaqur instinktin. Kjo e trishton. Po s’ka kohë. Kjo botë ka burra të fuqishëm. Ata e joshin kushdo qofshin, sepse nuk kanë veshur  kostume e mbathur këpucë firmato, po “money,” që i mbulojnë krejt dhe iu vezullojnë nëpër trup.

Vetëm me mua s’ka bërë gjë. E di që më ndjen, nganjëherë, rrallë, ndoshta vërtet më kërkon, po është një kohë e shkurtër kjo që ikën shpejt harrueshëm.

Ajo është kaq e hutuar kohët e fundit sa i jepet një koti, ngaqë nuk e ka mendjen dhe i duket se ai është mister Xhefri Xhejms, menaxheri i madh i firmës, por kjo nuk e zhgënjen dhe aq shumë, se ajo nuk ka kohë t’i analizojë kaq hollësisht gjërat.

Një natë e gjeta në orë të mira dhe ngjethshëm mendova se ajo femër ngjallte marrëzishëm epsh rrënues. Më dëgjoi deri në fund dhe, asaj perçapjes sime për të shijuar gjërat e vogla të jetës, ku ndoshta fshihet një gëzim i rrallë, ajo iu përgjigj, se i duheshin para, “më duhen shumë para,” shqiptoi sikur e nxori këtë zë nga fundi i barkut. Kur e pyeta përse i duheshin kaq shumë para, më tha se kjo s’kishte pikë kuptimi, ato, paratë, s’dilnin kurrë dhe përherë duheshin më shumë. Pastaj sikur u përmend për diçka, më pëshpëriti me një zë të ngjirur përplot epsh; më merr, më ço ku të dush, i dashur!.

Erdhi dhe rasti im më në fund. E dija ku do ta çoja, në një motel të këndshëm me orë. Në makinë më kafshoi dorën, ia bëri, ah, me atë profilin e bukur prej skifteri si në vizatimet egjiptiane dhe, në çast, vijat përvëluese të kurmit të saj që do të më dorëzohej, bënë spikamë nën fustanin e shkurtër dhe bluzën e ngushtë që ishte zbërthyer deri poshtë.

Zgjata dorën dhe ia futa midis shalëve, pastaj ia ngjesha aty thellë duke i shtrënguar e shtrydhur mishin e ardhangët si të një çupke, ia çova më lart te piçka, po kjo ishte e rrezikshme për mua, se vetëm njërën dorë e mbaja te timoni, ia hoqa shpejt dhe ia futa te gjinjtë e vegjël e të fortë.

Kisha kaq kohë që e prisja këtë marrëdhënie të nxehtë, më kishte kërcyer gjaku në kokë, nuk po më durohej gjersa t’ia rrasja dhe ta shtypja nën vete, t’ia bëja disa herë atë punë, të dëgjoja kur të më fliste me një gjuhë banale për gjëra të rëndomta të seksit, siç ndodh dendur me çdo zuskë, t’ia ndaloja kohën e saj të çmendur në shtratin e paqtë të epshit.

Ajo uli me rrëmbim zinxhirin e pantallonave të mia, nxorri me rrëmbim karin tim të fryrë me ato gishtërinjtë e saj të thatë e të shkathët, e fërkoi fort me fërgëllima ngjethëse, u përkul dhe e futi në gojë.

Mbërritëm. U ngjitëm shpejt lart dhe, ndërsa kapërcenim shkallët dy e nga dy, asaj i ra zilja e celularit, ngriu në vend, u ngjesh në një cep dhe nisi të flasë shpejt me një zë tmerrësisht në ethe.

Ai, ai, pëshpëriti, o zot, çfarë shansi, shpejt më ço në Battery Park, atje më pret..

S’kishte më asgjë nga një femër që pret të bëjë seks, në atë fytyrën e saj të hequr, si pa ngjyrë, të tendosur, të ftohtë, të largët, kishte vetëm ngulmim për të ikur shpejt diku ku e priste ndoshta një fat i madh. Ishte e kotë t’ia hyja një diskutimi me të. Edhe unë vetë ndieva shtendosje të menjëhershme, flashkje e bjerrje dëshpëruese, një mbresë zhgënjyese kaq të hidhur të një seksi të pa bërë me një femër që e dëshiroja prej kohësh dhe që më ishte kthyer në një qëllim ngulmues e gërryes. 

Nuk e pashë për një kohë të gjatë. Kishte humbur nëpër valët e Nju Jorkut.

Atëherë ime shoqe ishte kashiere te Dolce& Gabbana dhe Ana shkoi atje të bënte shoping, ngaqë ajo mund t’i zbriste 20 përqind të çmimit. Bleu një qerre me rroba. Iku me celular te veshi, krejt e hutuar pa u përshëndetur me të.

Pas ca kohësh një mik më tha se gruaja i kishte sjellë në shtëpi një thes plot me rroba të reja që mund të kushtonin gjer në pesë mijë dollarë. Patën qenë të Anës, po kur i kish provuar në zyrë i patën dalë nga qejfi dhe i kish hedhur në koshin e plehrave të ndërtesës ku punonte. I kishte hedhur, mik, a të besohet? Gruaja ime i kishte gjetur bashkë me fletë pagesën, teksa ndërronte qeset e koshave, ia kishte çuar  në zyrë me një frymë duke menduar se mund të kishte ndodhur ndonjë ngatërresë, por e kishte pritur çuditërisht një sy i veleritur dhe një gjest trushkulës duke ia bërë të qartë se ajo i kishte flakur vetë ato, ngaqë ngjyra e kaltër që kish qenë në modë gjer atëherë kishte ndërruar atë mëngjes fatal me një të verdhë gold të ndritshme. Ishte koha kur asaj i thërrisnin Ana Dolce & Gabbana.

Është zhdukur prap. Thonë se ka shkuar në luftë. Në Afganistan, me një mision të OKB-së. Prej andej ka marrë disa herë në telefon shtëpinë e saj, po nuk i është përgjigjur njeri. Nga puna e kanë hequr. Në Kabul është zhdukur sërish. Misioni është kthyer, ndërsa ajo ka humbur.

Në një emision televiziv të kohëve të fundit flitej me fakte të llahtarshëm se trafiku i bebeve nga Afganistani në Amerike, ia kishte kaluar disa herë atij të hashashit.

Ana u shfaq një mëngjes më e bukur se kurrë, më njohu, ma bëri me dorë, unë nxitova ta takoj, kurioz si gjithmonë për fatin e saj dhe, ndërsa m’u hodh në krahë dhe më puthi duke m’i lënë shpengueshëm e si me tepri të gjitha ato hire sensuale nëpër duar, më pëshpëriti sikur të më pranonte për një takim diskret;

Ku kam qenë? Ti më pyet ku kam qenë gjithë këtë kohë? Ah, s’po fitoj gjë, duhen para, shumë para, miku im!..S’të lënë ujqërit e Nju Jorkut me kipa në kokë.. Jo, këtu s’fitohet gjë..

Ishte e kotë t’i thoja që të shkonim diku, ose të prisja si atëherë që ajo të kërkonte me epsh të gjeja një vend ku mund të bënim dashuri, sepse ajo ishte bërë vërtet shumë e bukur dhe s’kishte fare kohë. Kjo dukej nga celulari që mbante në dorë, të cilin e kontrollonte vazhdimisht me ngut e lakmi si dhe nga një dritë e çuditshme në sytë e mëdhenj që i digjeshin përplot ethe të egër që, veç prej dashurisë, nuk mund të digjeshin ashtu.

Portreti nga Ina Lajthia

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

KATEGORITË