Kreu Letërsi Bibliotekë Pesë poezi për Ukrainën nga Shqiptar Oseku

Pesë poezi për Ukrainën nga Shqiptar Oseku

ky ari ka vrarë më parë

mund ta kuptosh nga mënyra si sillet
se ky ari ka vrarë edhe më parë
pjellë të veten
në emër të dashurisë
ka putra të rënda të prindit brutal
që dashuri s’njeh
e kërkon respekt
qenie turiegër nga guva historie
të merr në grykë në përqafim mortor
pa t’i thyer eshtrat
s’të lëshon
pa ta marrë frymën
s’të lëshon
kurrë


fushë beteje

si materniteti
si parashkollorja
si kopshti
si bashkia
si zyra
si kisha
si spitali
si oborri
si familja
si shtëpia e fshatit
si kati i nëntë


zi

pikëllimi është kjo familje
që ecën heshtur në rresht për një
drejt kufirit të ndarjes


ti mbijeton

duke nisur lista fjalësh të ndaluara
si avionë letrash
për t’i ulur diku ndër poezi

midis ciflash të ftohta të dimrit
një butësi në vendbanimet tua
që parathotë pranverë


ukraina ime

(palimpsest me fjalë nga
Volodymyr Zelenski)

1.
Të gjithë po mendoni se jeni larg
Jo, jeni në një trevë lirie

2.
E kur pragu i lirisë dhunohet e shkelet
Duhet të na mbroni
Se ne po shkojmë të parët
Por ju jeni të dytët
Se bisha sa më shumë të hajë
Uritet aq më shumë
e më shumë
e më shumë

3.
Unë jam këtu
Është e imja S’e lëshoj
Qyteti im
Bashkësia ime
Ukraina ime

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

“Mjaullima”, tregim nga Adil Olluri

Sot macja e bardhë mjaullinte pandërprerë në ballkonin e zonjës Mejreme. *** Ballkoni ishte pikërisht kthina...

Brunilda Zllami – një jetë midis neurologjisë dhe letërsisë

Intervistoi Bujar Hudhri Jeni autore e njëzet e një romaneve që kanë pasur shumë lexues, çka shihet edhe...

Bisedë me Kenzaburo Oe

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, UC Berkeley, 1999 Sfondi Mirë se vini sërish në Berkeley. Ku jeni...

Akad. Gjovalin Shkurtaj: Andreas Dushi, një zë i ri e krejt i veçantë në letrat shqipe

Prelud Deri para do kohësh, edhe mbasi kisha filluar të shkruaja te “ExLibris”, redaktorin përgjegjës të kësaj gazete të...

KATEGORITË