More
    KreuLetërsiBibliotekë"Mendime fluturuese", poezi nga Klara Kodra

    “Mendime fluturuese”, poezi nga Klara Kodra

    HËNA E 25 QERSHORIT 2021

    Hëna e plotë na ndrin si të ishte ditë
    Flakë e kuqe në qiell si luleshtrydhe
    Luleshtrydhe që mbi ne pikon dritë.

    JOLËS

    Në breg të liqenit dikur të humbi kuklla.
    Ti e kërkove gjatë e ta gjeje s’munde.
    Pse je ndalur këtu? Ç’pret të gjesh sot?
    Mbase fëmijërinë që s’do ta gjesh dot?

    NDARJA

    Rruga drejt njeri – tjetrit
    si akull i ngrirë.
    Dy zemra rrëzohen
    Në rënie të lirë.

    KUR TI VJEN NË ËNDËRR

    Kur ti vjen në ëndërr,
    Ma sjell fjalën e ëmbël,
    Ma sjell fjalën e hidhur,
    Unë kërkoj lakun
    Ty për të të lidhur.
    Laku këputet ….
    Zgjimi është më i hidhur.

    URA DREJT VËLLEZËRVE ARBËRESHË

    Ura e ndërtuar mbi valë me fjalë
    Në zemër e mendje na lëkundet ngadalë
    Uji është shkrirë me gjak në këtë
    urë me fjalë.
    Valët duartrokasin me gishtërinj
    prej shkume,
    Përplasen, flasin, shtërngohen me njëra-tjetrën
    shumë
    Thonë fjalën “Vëllezër” që është
    e ngrohtë valë.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË