The Testaments (Testamentet) Margaret Atwood
(Vintage, Chatto & Windus)
Më shumë se pesëmbëdhjetë vjet pas ngjarjes të “Rrefenja e shërbëtores”, regjimi teokratik i Republikës Gilead është në fuqi, por ka shenja që po fillon të kalbet nga Brenda. Në këtë moment të rëndësishëm, jeta e tre grave komplet të ndryshme bashkohen me rezultate shpërthyese.
Dy janë rritur si pjesë e brezit e parë në rendin e ri. Dëshmitë e këtyre dy grave të reja janë bashkuar nga një zë i tretë: një grua që mban pushtetin përmes grumbullimit të pamëshirshëm dhe shpërndarjes së sekreteve.
Ndërsa Atwood shpalos “Testamentet”, ajo shfaq veprimet me të thella të Gileadit ndërkohë që çdo grua detyrohet të pajtohet me atë që është, dhe sa larg do shkojë për atë që beson.
“Të dashur lexues: Çdo gjë që më keni pyetur mbi Gileadin dhe punët e tij të brendshme është frymëzimi për këtë libër. Epo, thuajse çdo gjë! Frymëzimi tjetër është bota ku po jetojmë.”
Margaret Atwood.
Girl, Woman, Other (Grua, Vajzë, Tjetër) – Bernardine Evaristo
(Penguin General, Hamish Hamilton)
Girl, Woman, Other ndjek jetët dhe mundet e 12 karaktereve shumë të ndryshëm. Shumica gra, me ngjyrë dhe britanike, ato tregojnë historitë e familjeve të tyre, miqve dhe të dashurve, përmes vendit dhe mes viteve.
Polifonik, i gëzueshëm, bashkëkohor dhe i gjallë, kjo është një lloj historie e re e lavdishme, një roman i kohërave tona: festiv, gjithnjë dinamik dhe krejtësisht i parezistueshëm.