Kreu Letërsi Bibliotekë Katër poezi nga Afrim Demiri

Katër poezi nga Afrim Demiri

Heshtja e purpurt

Vala n’breg
merr brengën teme
e valon n’thellësi të detit
pastaj e vjell me mllef
e nxjerr si balenë të ngordhun

Godet sërish
tash m’përbinë mue
me’ban njësh me detin
pikëzohem deri sa tretem

Nuk e njoh veten
pres baticen ta trazon detin
të m’përplas në breg

Unë dhe brenga jeme
në gjah të valës
grindemi në heshtjen
e purpurt të diellit


Gjurmët në zallë

Gjurmët e hapave
digjen në zallin valë
Në trupat e zhveshun
e kuptoj çmimin e lëkurës
së djegun

Shtrihem
gjysma në deti
gjysma në zallë
si urë e valës
dalldisëse

Kush e zbuloj varrin
nuk e ka njohë detin
lakmoj vdekjen e marinarëve

Hapat në zallë
as nuk shkojnë
as nuk vijnë
sharrojnë deri n›fundin
e detit


Rituali i ujit

Ujë ujë ujanë
bjen daullja e ujit
Askush s’ është i huaj
Nën  ritmin e saj

Fillon rituali
me stërkala n’qerpikë 
n’buzë ngadalë na banë qullë
Të qullosun të marrosun
zhytemi në Akvariumin
prej ku jemi Krijue

Daullja e ujit
trazon detin
e shkyen qiellin
i dalldisë lumenjtë

Në valën e tij 
si në vallën e përjetshme
rri Epi i Perëndisë
së ujit

Në fund të tij
të gjithë fundosemi
ngadalë të bindun se jemi
Posejdoni vet


Deti n’det

Një shtatzanë
hyni n’det si një zanë
frytit të nanës iu dukë
se deti hyni n’det

Deti u fry u fry
dhe nga vala e tij
e pashë si lindi
një fëmijë

Fëmija jetim doli
n’ breg e nana
vazhdoi jeten si sirenë
deri në shtatzaninë
e radhës

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

Publikohet Lista e Gjatë e Booker Prize

Përgatiti Andreas Dushi Më 27 korrik 2021, u bë publike lista e gjatë e kandidatëve për çmimin Booker...

Emrije Krosi: Që soneti i Uran Kostrecit mos të mbetet në hije si vetë jeta e tij

Uran Kostreci qe i fundmi i mohikanëve, qëndrestari i fundit nga radhët e -ish të burgosurve politikë, të quajtur nga (Visar Zhiti),...

Rudolf Marku: Një takim i paharruar me shkrimtarin John Updike

Në Korrikun e vitit 1994 ndodhesha i ftuar në një program kulture në Shtetet e Bashkuara. Qendrimi im për afër dy muajsh...

Ervin Nezha: Një vështrim mbi romanin “Darka e gabuar” të Kadaresë

Në rrjedhën e gjatë të kohës, historitë përsërisin vetveten. Dy mijë vjet më parë, në një darkë të paqartë, të mbuluar nga...

KATEGORITË