Kreu Letërsi Botime të reja Iben Akerlie: Shoku im kokëposhtë (Botim i ri nga Dituria)

Iben Akerlie: Shoku im kokëposhtë (Botim i ri nga Dituria)

Të jesh LOL në shoqërinë e sotme

Jetojmë në epokën e celularëve, internetit, rrjeteve sociale. Dita e shumë prej nesh përqendrohet e kufizohet nga të qenit në qendër të vëmendjes, të qenit “cool”, marrjes së “like”-ve në Facebook apo Instagram e pasjes së sa më shumë “friends”-ave apo “followers”-ave o, ndjekjes së “blog”-eve apo të “influencer”-ave… E thënë ndryshe, dita e shumë prej nesh përqendrohet te dukja, sipërfaqësorja, zbrazëtia.

Pikërisht në këtë kontekst na shfaqet Amanda, një vajzë e urtë dhe e turpshme, ëndërrimtare por jo e guximshme, e drejtë por e tërhequr, dëshira e vetme e së cilës është të mos bjerë në sy, të jetë – siç thotë ajo – asnjanëse, e të mund të ëndërrojë e qetë, si shumë adoleshente të moshës së saj. Me fillimin e vitit të ri shkollor, bota e Amandës do të përmbyset krejt, pasi do t’i caktohet nën patronazh – kundër vullnetit të saj – një djalë me sindromën Down, Larsi, e siç mund ta marrim me mend, askush nuk do të donte të ishte kujdestar i tij, e as Amanda. Larg çdo pritshmërie, Larsi do të bëhet miku i saj më i mirë, me të ajo do të mësojë të jetë vetvetja, pa qenë e paragjykuar, e do të kuptojë kotësinë e antivlerave me të cilat është mbrujtur rinia bashkëkohore. Pikërisht këtë kontrast, autorja e këtij bestselleri prekës dhe emocionues e ravijëzon duke vënë përballë miqve të Amandës, Larsit të çiltër, elementeve të mbartura nga bota magjike e Harry Potterit, blog-un e pamëshirshëm të Anës dhe Kristinës.

Pikërisht në këtë çast, Amanda do të zbulojë se Larsi është bërë objekt talljesh në shkollë. E ky realitet e tmerron dhe e lëndon. Si do të veprojë Amanda? A do të arrijë ta mbrojë Larsin prej bullizmit, apo do të rrezikojë të bëhet edhe ajo shënjestër e këtij të fundit? Çfarë do të mendojnë vallë për të Adami shpërfillës, shokët moskuptues të klasës dhe vajzat e pamëshirshme “në modë”? A ekziston ndonjë mënyrë për t’u fshehur a për t’u arratisur, apo do t’i duhet ta luftojë a përqafojë atë?

“Por Larsi është LOL”, shprehet Larsi, duke ia çjerrë maskën e kotësisë shoqërisë së rrjeteve sociale, duke shfajësuar madje edhe bullistët e vet dhe duke shpallur triumfin e vlerave të miqësisë, dashurisë e çiltërsisë. Në një shoqëri që emancipohet me hapa të vegjël, por që gjithashtu nuk resht së huazuari elementet më bashkëkohore të modave të cekëta, siç është edhe shoqëria shqiptare, besoj se ky libër do të ketë një ndikim të rëndësishëm dhe do t’u përçojë vlera të larta lexuesve të rinj.

Nga Elvi Proko

Përkthyesi i librit

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

Arjan Miluka: Si erdhe në jetën time? Dhe si u largove?

Bashkëshortes sime, Shpresa Bërdëllima, në ditëlindjen e saj Në një ditë të zakonshme  ndodhi e jashtzakonshmja jonë. Të...

“Misteret e Beratit”, etyde nga Xhevair Lleshi

«Jeta është historia që thonë për ty, jo ajo që tregon ti…»John green 1 Basti ynë...

“Etyd”, tregim nga Fatmir Mborja

Kishte një copë herë që rrinim në verandën e mbuluar të hotelit, e cila gjatë verës përdorej si birrari dhe gumëzhinte nga...

“Një mënyrë e mirë për të vdekur”, tregim nga Istref Haxhillari

- Mezi të njoha, - thirri me zë buçitës, si goditje tamburi. Sytë e prushtë, shtati masiv, siguria në...

KATEGORITË