Kreu In memoriam Flogerta Krypi: Zafon shprehu dëshirën për të ardhur në Shqipëri

Flogerta Krypi: Zafon shprehu dëshirën për të ardhur në Shqipëri

Flogerta Krypi, shkrimtarja e re shqiptare me banim në Gjermani pati mundësinë të takonte Carlos Ruiz Zafon. Tani, në ditëlindjen e tij të parë që kur iku nga kjo botë, Krypi ndan me lexuesin e „ExLibris“ dy – tre mendime rreth tij.

Përpara pak kohësh, një nga shkrimtarët e mi të preferuar bashkëkohor, Carlos Ruiz Zafon, humbi jetën, duke i lënë të gjithë lexuesit e tij me një shpresë të humbur, për të shijuar sërish histori magjepsëse nga pena e tij. Sot në datëlindjen e parë të tij që nga humbja, si një nga lexuesit e vetme shqiptare që ka patur nderin ta takojë dhe madje të zhvilloj një intervistë me të në Literatur Haus München, më 07.04.2017, i jap vetes të drejtën të ndaj disa ndjesi personale.

Është e vështirë të gjesh në botën e artit njerëz të njohur që nuk e kanë humbur ende njerëzoren dhe madje zotërojnë një modesti që të bën të ndihesh keq me veten. Carlos Ruiz Zafon ishte ndër të paktët njerëz në këtë botë që kam njohur, e cili e përulte shpirtin përpara lexuesit në mënyrën më fisnike të mundshme. Ishte e hapur dhe i sinqertë në çdo dështim dhe arritje. Tek fliste për letërsinë e tij kuptova se ndjente një lloj lehtësimi të jashtëzakonshëm kur prezantonte Labirinthin e Dritës, libri i fundit nga saga e Varrezës së Librave dhe ndau me ne të gjithë vuajtjen që kishte ndjerë si shkrimtar dhe si njeri gjatë gjashtëmbëdhjetë viteve që i ishin dashur për t‘i shkruar këto libra

Mbaj mend sesi që kur iu afrova me dhjetë libra të cilat i kisha marrë me vete dhe për miqtë e mi për t’u firmosur nga ai shprehu qetësisht një lloj mahnitje dhe mirënjohje për dashurinë që kishim për letërsinë e tij. Ndonëse kishte me qindra njerëz që prisnin në rradhë dhe nuk kishte mundësi të bënte fotografi, më kërkoi ta prisja gjersa të përfundonte.

Unë isha ndoshta e vetmja që arriti atë ditë jo vetëm të vidhte disa fotografi dhe dhjetë autografe, por dhe një intervistë ekskluzive për lexuesin shqiptar. Ne mbajtëm kontakt dhe me Email, ku nuk nguroi në asnjë çast të më përgjigjej dhe shprehu madje dëshirën për të ardhur në Shqipëri dhe për të takuar lexuesit e tij. Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi dhe ne e humbëm përpara kohe.

Carlos Ruiz Zafon u largua nga kjo botë shumë më shpejt seç duhej, por do mbetet gjithmonë i dashur për secilin që e njohu letërsinë e tij, kurse për mua do të mbetet si shembulli më i mirë i modestisë. Prej tij mësova se misioni kryesor i letërsisë është të të të bëjë njeri më të mirë. Faleminderit penë e artë. Shpresoj të kesh gjetur më në fund Varrezën e Librave që aq shumë e deshe.

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

Vladimir Majakovskij: Flauti i shtyllës kurrizore (poemë)

Përktheu nga origjinali: Agron Tufa Vladimir Vladimiroviç Majakovskij (1893 – 1930) gjithmonë është perceptuar në shoqëri si një...

Ai nuk rendi, por zor se ia kalon kush – Nga Fatbardh Amursi (Rustemi)

Poetit, Faslli Haliti, i qëlloi të ndahej nga jeta në 16 tetorin e ditëlindjes së diktatorit, i goditur për vdekje nga “armiku...

Poeti Laureat, një vlerësim i ri në Shqipëri

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpalli sivjet për të parën herë zgjedhjen e një poeti laureat duke treguar se si ai...

Blini tani në librari ose heshtni përgjithmonë!

Dëmet që shkaktoi pandemia e koronavirusit nuk kursyen as biznesin ku përfshihet edhe ai i librarive. Në shkrimin “Buy from your independent...

KATEGORITË