More
    KreuLetërsiShënime mbi libraDhurata Kasa: Poezia elegjiake në një vështrim krahasues midis Naim Frashërit dhe...

    Dhurata Kasa: Poezia elegjiake në një vështrim krahasues midis Naim Frashërit dhe Zef Serembes.

    Romantizmi shqiptar si një rrymë letare e cila u zhvillua në gjysmën e dytë të shek XIX-të, kishtë vecoritë e saj të përbashkëta me romantizmin Evropian por edhe specifikat e saj. Kjo rrymë e fuqishme gjallëroi dhe zhvilloi të gjitha gjinitë dhe llojet letrare, e ndër to edhe elegjinë, e cila pavarësisht nga shkrimi letrar, në jetën shqiptare kishte ardhur shumë më herët, që në trashëgiminë gojore të hershme. Elegjia në romantizmin shqiptar mori një formë letrare më të plotë, mbase duke dalë edhe nga konotacioni i vjetër e duke u përshatur në kohë me nuanca dhe forma të reja, por thelbi mbeti po i tillë, vajtimi i njeriut të dashur. Në një këndshikimit të poezisë së romantizmit si e një natyre të dhimbjes njerëzore, koncentrojmë idenë se në një pjesë të konsiderueshme të lirikës romantike mbizotëron trishtimi, dhimbja, vetmia të cilat dalin si dominante dhe si e tillë kjo poezi del edhe në formatin elegjiak.

    Fjala elegji vjen nga fjala greke elegela-këngë zije që do të thotë përshkrimi i vdekjes. Poezia elegjiake jep një përjetim të dhimbshëm, të trishtueshëm, të përvajshëm për njeriun e humbur ose për ndjesi të tilla si malli, vuajtja larg në mërgim etj. Elegjia është forma më e vjetër e ndërtuar me vargje ekzametër dhe pentametër. Pas Simonidhit kjo poezi u quajt poezi e vajtimeve. Poeti më i njohur elegjiak ishte Tirteu nga Atika (në vitet 685 deri në 668 para.e.r.), i cili mori pjesë në ushtrinë spartane. Tirteu njihet si krijues i elegjive plot pathos, poezi me ritëm marshues dhe nga ai na kanë arritur vetëm tri elegji. Më pas vjen Mimnermi nga Kolofoni në vitin 638 para.e.r, ai ka lëvruar poezi me ndjenja të brishta. Nga ai kanë arritur vetëm disa fragmente. Gjithashtu përmendim dhe Solonin nga Athina, nga i cili kemi pak elegji, kryesisht patriotike dhe politike. Ndërsa në Romë elegjia erdhi nga Parthenios, skllav grek. Më pas e zhvilloi Katuli i cili i dha frymën romake. Në folklorin shqiptar si forma më e vjetër e letërsisë gojore, elegjinë e gjejmë në të gjitha zonat folklorike. Në folklorin tonë këto këngë quhen edhe këngët e vajit, ndër të cilat përmendim si më të hershme në krijimtarinë gojore, “Gjama e burrave” ose fenomenin e Vajtocave të cilat thirreshin në vdekje për të vajtuar. Vajtimi është përshkrimi që i bëhet një të vdekuri duke vënë në pah vecoritë e tij fizike. Në këto këngë fryma elegjiake e dhimbjes së thellë bashkohet më vënien në dukje të cilësive të larta morale. Psh Zemërplasta nanë për ty / oj lulja e ballit tem… Vajtimi ka një ndryshim nga elegjia, në vajtim ka një dhembje më personale, ai është më i drejtpërdrejtë, mbetet më i fshehtë, ndërsa elegjia është një shprehje e vajtimit në mënyrë më të hapur.

    Profesor Rexhep Qosja thekson:”Elegji shkruajnë gati të gjithë romantikët sepse të gjithë kanë arësye të mjafta, objektive dhe subjektive, shoqërore dhe intime, që zëri i tyre të jetë edhe elegjiak”. Por ndër modelet më të arrira të përdorimit të elegjisë në poezinë shqipe janë dy poetët e mirëfilltë romantikë, Naim Frashëri, i vlerësuar si romantiku më përfaqësues i romantizmit shqiptar, dhe Zef Serembe i vlerësuar si liriku origjinal me këndvështrim romantik evropian.

    Nga një këndvështrim analitik i poetikës së dy poetëve do të ndalemi në disa koncepte bazë të elegjisë që karakterizojnë vargjet e tyre. Tek të dy këto poetë identifikojmë koncepte të tilla si: vetmia, malli, dhimbja distanca, loti, trishtimi, vajtimi, pikëllimi, fataliteti, tragjizmi, endrra, dëshpërimi dhënë të gjitha këto më një frymë elegjiake. Po të gjykojmë shohim se vetmia, malli dhe distanca janë po aq sa shkaktarë njerëzorë aq edhe shpirtërorë. Të treja këto kanë pasoja ndjesish që në poetikë vijnë me një shprehi përmes dhimbjes, lotit, tragjikes, pikëllimit me një formë vajtuese tipike për elegjinë në të cilën të dy këta poetë shpërfaqën talentin e tyre si krijues.

    Vetmia            

       Profesor Sabri Hamiti në veprën e tij “Letërsia filobiblike, letërsia romantike” citon se “vetmia shfaqet në dimensionet e veta tek Serembe, si vetmi romantike, personale dhe kolektive”. Vetmia tek Serembe është shkaku i të gjithë nuancave elegjiake të shprehura në vargje, është shkak i mallit, dhimbjes, mërzisë etj. Serembe e shfaq hapur dëshirën të largohet nga bota njerëzore, të rrijë në vetminë e tij duke iu shmangur në këtë rast “të ligave “ të shoqërisë por edhe vetes së vet, e duke u transformuar në një un vetmitar universal i cili është i dërrmuar nga jeta tokësore. Ndaj ai kërkon një lartësi qiellore, pavarësisht se edhe atje ai është vetmitar

        Edhe prof Ali Xhiku e thekson këtë largim nga shoqëria duke shkuar më tej “ Ngaqë s’është i aftë të kuptojë shoqërinë heroi i Serembes parapëlqen më mirë t’i largohet, të jetojë jashtë saj, vetëm me dashurinë”. Por a i mjaftoi kjo Serembes? Jo! Vetmia e tij e bën atë një vetmitar të përhershëm edhe ndaj dasshurisë, kështu heroi lirik në këtë rast shndërrohet në një këngëtar elegjiak për fatin e dashurisë së tij të humbur. Heroi në vargjet e Serembes është një i humbur i madh i dashurisë, ndaj ai e vajton vetëm dhe i vetëm këtë. Humbja e dashurisë është humbja më e madhë, ngushëllimi i së cilës vjen i plotë vetëm nëpërmjet vajtimit vetmitar. Vetminë e tij e bën më të madhe pikërisht vetë konceptimi që bën Serembe duke vënë përballë vëtës dritën dhe dlirësinë e vashës. Kjo e dërrmon dhe e vetmon më shumë. Tashmë ai e ka humbur atë.Heroi i Serembes është në një vetmi tragjike edhe për faktin se nuk ka të afërm në vende të largëta, ose edhe në vendin e tij ata iu larguan atij nga vdekjet e parakohëshme të cilat ai i përjetoi shumë. Ali Xhiku konstaton se “Gjithnjë i vetëm” mbetet heroi i Serembes. Kjo shkon përputhshmërisht më biografinë e vetë poetit deri në fund të jetës, në këtë rast heroi dhe poeti janë një. I braktisur vdiq edhe Serembe në mes të shëshit të Sao Paolos në Brazil. Ndaj konkludojmë se vetmia e Serembes ishte vrastare për të dhe e përhershme në vargun e tij, ajo e shtonte më shumë trishtimin e thellë duke e theksuar edhe më shumë shpirtin e tij vetmitar.

       E ndërsa kjo vetmi tek Serembe është gjithëpërfshirëse tek Naimi qëndron vetëm në momente të caktuara për shkak të aktivitetit të tij më të plotë si në jetën profesionale, shoqërore intelektuale. Por pikërisht në këto caste Naimi ka ditur ta përkthejë këtë vetmi në mënyrë mjeshtërore poetikisht. Ndaj elegjitë e tij janë tipike vajtime për njerëzit e dashur që nga vajtimi për bijën, për motrën, për vëllezërit. Vetmia e ngërthen herë herë por në ndryshim nga Serembe nuk e pushton në vazhdimësi. Interesante janë titujt e këtij cikli tek Naimi, të gjitha fillojnë me …Mbi varrin….që do të thotë se poeti vetëm grafikisht mbi epitafet e varreve e ka shkëputjen nga të dashurit e tij dhe kuptimisht lidhja është e përherëshme brenda kësaj vetmie shpirtërore. Vajtimi i Naimit e ka thelbin tek vetmia shpirtërore e tij e cila herë herë e ngërthen si një të mbetur të vetëm në gen në këtë botë, i rrethuar me kaq shumë të vdekur të dashur.  Pra kemi një vetmi që riciklohet vdekje pas vdekjesh, patjetër që kjo ka pasojat e njëpasnjëshme të cilat zënë hapësirën qëndrore në vargjet e poetit si dhimbjen, humbjen e identitetit familjar ose zvogelimin e ekzistencës familjare, ndaj ai vajton bindshëm . Këtu na shfaqet Naimi personal. Profesor Sabri Hamitit  thekson: “Të gjitha lirikat personale të tij janë elegjiake”. Ndaj vetmia rikthehet si një ritëm thellësisht i brendshëm për Naimin që del në sipërfaqe në cdo elegji, pas cdo kohe që ndodh fatkeqësia. Në këtë rast vetmia e tij shndërrohet në mjerim. Studiuesi Robert Ellse do ta përforcojë më tej natyrën e lirikës së Serembes: “ Vargu i Serembes i pikëlluar, i trishtuar nga karakteri ………..Ai ishte një poet i ndjenjës, e sidomos i vetmisë e zhgënjimit”.

    Dhimbja

    E ndërsa vetmia është aureola brendia e saj ndërthur në mënyrë pulsante shumë ndjesi të qënies, sidomos mbi të gjitha ngrihet dhimbja. Dhimbja është thelbi i vajit, humbjes, ngashërimit, mërzisë, pikëllimit. Ndaj ajo del herë e butë si tek Serembe, herë e fuqishme si tek Naimi. Nëse shohim në retrospektivë jetësore Serembe humbi dajën, të dashurën, prindërit dhe veten, ndërsa Naimi akoma më shumë, vajzën, gruan, motrën, vëllezërit por qëndroi më i fortë në vete sepse ai mbi fenomenin e vdekjes të cilën e provoi në shumë forma u ngrit duke filozofuar për një shpirt të mëpasëm ( këtu përmendim një grup poezish mbi të cilën Naim Frashëri filozofon mbi vdekjen si psh “ Të vdekurit” etj). Edhe prof Rexhep Qosja tek vepra monografike “Porosia e Madhe” e thekson: “ Naim  Frashëri e kalon dhimbjen personale nga elegjia në forma të tjera ngadhënjyese”. Shkaqet që sjellin vuajtet e njeriut sipas pikpamjeve të Naim Frashërit janë të ndryshme.  Në këtë rast dhimbja është e pamatshme por e ardhur tek të dy autorët me të gjitha nuancat njerëzore.

      Tek Serembe dhimbja është tragjike dhe del në forma të ndryshme. Serembe nëpërmjet heroit lirik shpreh dhimbjen e vet si një vuajtje që është bërë bashkëudhëtare me të. Elgjia vetanake e tij ia nxjerr më shumë në pah këtë dhimbje. I vuajtur prej largësisë kohore, prej mohimit të dashurisë, prej humbjes së saj dhe njerëzve Serembe u shpërfaq sinqerisht në vargjet e tij duke zhbiruar në labirintin e shpirtit të vet të gjitha nuancat e dhimbjes, që nga mërmërimaëe lehtë e deri tek ofshama lotuese. Ka një vecanti vargu i Serembes sic e thekson edhe prof Sabri Hamiti: “Dashuria shijohet në lirikat e tij përmes dhembjesh e psherëtimash”. Kjo na bën të konludojmë se trajtimi i dashurisë me një dhembje kaq përfshiresë dhe që shijohet në një pjesë të madhe të poezive të tij elegjiake ose jo, është një vlerë e padiskutueshmë, meritën e së cilës e ka arti i Serembes. Ai tek dashuria e tij platonike e materializoi dhimbjen e vet përmes përpjekjesh reale, ndaj ajo prapë është e bukur.  Dhimbja për humbjen e vashës u trupëzua me jetën e Serembes dhe si rezultat në cdo varg ajo ndihet në nuance të ndryshme, edhe nëpërmjet përndritjes së përshkrimit fizik të përfytyruar

      Vëmë re tëk vargjet e poetit një triptik nuancash të dhimbjes si psherëtima, helmimi, thërrmimi I tij deri në shndërrim. Edhe prof Sabri Hamiti thekson se tek Serembe “Helmi është shkalla më e lartë e dhembjes dhe ndëshkimit jetësor, filli i fatkeqësisë dhe kulmi i saj”. Ndaj poeti psherëtin këtë vetëhelmim deri në kulm të cilin e ushqeu në kohë pas përpjekjesh të dështuara duke mos i dhënë vetes hapësira për gëzime të tjera. Dëshira për dashuri të mëdha, iluzionet platonike, rënkimet për të dashurën e vetëhelmojnë gradualisht heroin serembjan.

      Të njëjtën teknikë të paralelizmit të gjendjeve kemi edhe tek Naim Frashëri por më e dukshme dhe më konkrete. Naimi e fillon gjithmonë me natyrën.ëNë të gjitha vjershat jetëshkrimore të tij që i përkasin fazes së parë të krijimtarisë natyra ka një ravijëzim dukshëm të dhimbshëm sa dhe ndjenja që provon poeti. Dhimbja e poetit shtrihet mbi një shëmtim të natyrës larg shijimit të saj, ajo tashmë është thjesht një objekt i rastësishëm për poetin. Kopshti, dheu, lulja, zogu bilbilat, trëndafili, tani janë tjetër, e kanë humbur funksionin e tyre jetëdhënës duke u shndërruar në jetëmarrës si simbol i të vdekurve të cilat poeti i akuzon:

      Dhimbja elegjiake tek Naim Frashëri është një model romantik më i gjërë se tek Serembe, kjo për shkak të krijimeve më të shumta dhe më të qarta të vjershave elegjiake që sic e theksuam më lart I përkasin fazës së parë. Rexhep Qosja koncepton se: “ Dhembja e Naimit është, vërtet, subjective, por ka të gjitha kushtet, shkaqet shoqërore e psikologjike të jetë dhembje e sinqertë e kurrësesi pozë”. ( Naim Frashëri Vep I) Simboli kryesor i poezisë elegjiake jo vetëm naimjane por në tërë letërsinë shqipe mbeten poezitë mbi humbjen e vajzave, motrave dhe vëllezërve të cilat vërtetojnë konceptin e Qoses se janë krijime të sinqerta personale. Ajo që bie në sy në këtë grup vjershash është trajtimi i vuajtjes si një dhimbje e pathënë , e pa shpjegueshme por e pranueshme. Ndaj mënyra e vetme për ta shprehur atë është vaji, një model tipik popullor. Por kjo dhimbje është kaq e madhe saqë poeti kalon në dilema filozofike.

      Dhimbja për Naimin është një pjesë ekzistenciale e dashurisë ndaj e trajton si të tillë edhe tek poemthi “Bukuria”. Nuk mund të ketë hyjnizim pa anën tjetër, sakrificën, dhimbjen me të cilën arrihet ky hyjnizim. Në këngët e fundit të poemthit “Bukurija” jepet një tablo e plotë e dhimbjes, një këndim elegjiak për ikjen, dhimbje për tretjen e shpirtit me peisazhin dimëror në këngën e 15-të, ku zemra e autorit zien, bie, tretet. Vetëm se duhet të dallojmë se në këtë poemth Naimi nuk transmeton një dhembje të butë, tragjike por ai kelthet në mënyrë vetërrëfyese, njerëzore dhe poetike edhe kur dhimbja e tij ka nuancë tjetër vajtuese.

      Një përbashkim i pa emërtuar i zizë personale me atë të përgjithshme na jep një dhimbje vetëngushëlluese në poezinë “Një lul’ e vishkurë, a një vashëz’ e vdekurë”.Sic e thekson edhe Sabri Hamiti : “ Në këtë poezi vdekja bëhet fakt, realitet  Por ka një diskordancë këtu, sado Naimi kërkon gjithesi për konceptin universal të vdekjes prapë ai mbytet nga dhimbja personale. Pra është dhimbja ajo që nuk e lë poetin të dalë mbi veten. Kjo dhimbje tek Naimi është një kurbë e lëvizshme në të cilën poeti herë ngrihet në sipërfaqe , në gurë e drurë herë bie në thellësi të shpirtit të përvuajtur, kaq e madhe dhe e pabesë është dhimbja e tij. Një dhimbje që u universalizua si rezultat i përmasave të mëdha që mori dhimbja individuale duke qënë se Naimi e provoi mbi vete disa herë ndryshimin e qënies së vet prej kësaj dhimbje. Ndaj ai shpërthen nëpërmjet dhimbjes filozofike:

    Ëndrra

    Serembe ndjen dhimbje jo vetëm kur kujton por sidomos kur ëndërron. Vasha për heroin e Serembes ishte hidhërimi, vaji, dhimbja tokësore dhe mbeti vec gazi i tij në ëndërr. Ëndrra për heroin është një paraprijëse për veprim në të cilin Serembe u mundua të mundë kohën, ta gënjejë atë, të shpresojë për një shmangie nga fati. Kaq mund t’I jepte ëndrra. Por jeta si thelbi i kohës e la vec një shtegëtar të zhgënjyer dhe një ëndërrimtar universal. Jeta e poetit kaloi duke shtegëtuar dhe ëndërruar sic shprehet ai në fillim të “ Elegjisë”. Endrra në fakt tek Serembe është bipolare , aq sa është burimi i të gjithë fatkeqësisë së tij erotike aq eshtë edhe poli i kundërt i mbarimit pasi poeti e ka atë frymë për mos harresë, ai frymon përmes përfytyrimit të saj. Endrra qëndron si një kufi mess ë kaluarës, kujtimeve ngazëllyese dhe të sotmes dëshpëruese. Endrra në ndjesinë e Serembes është një far që here ndricon dhe para saj kalon magjia e ëndërruar e përjetimit platonik e here shuhet dhe bëhet barricade që ndan dy botët, jetën dhe nëntokën. Ndaj është i vecantë Serembe se e shikon ëndrrën si fuqi sa fuqidhënëse aq edhe mjeruese sepse ka dy realitete të saj , dëshira për të qënë dhe pamundësia. Duke e quajtur dashurinë e Serembes “Të perënduar që në lindje” professor Sabri Hamiti thekson se përmes ëndërrimesh të së nesërmes e përmes asaj që shkeli në jetë, poeti e kuptoi fytyrën e hidhur dhe të ëmbël të kësaj bote. Të ëmblën e pati vetëm në ëndërrimet e veta, këtë të dytën në faqet e jetës”.

      E ndersa tek Naim Frashëri vërejmë një oksiomoron te fenomenit të ëndrrës me elegjinë. Pikërisht poezitë elegjiake të Naimit i përkasin përmbledhjes poetike me titull “ Ëndërrimet”. Një titull që nuk ka lidhje më poezinë elegjiake të tij por që na intrigon të vëzhgojmë brenda këtyre vargjeve për te parë se a shtresëzohet diku ky concept si tek Serembe? Në vargjet e tij elegjiake Naimi nuk lë vend për konceptin e ëndrrës sic bën Serembe, porn në një nëntekst të lexuar më thellë kuptojmë se jeta e të vdekurve të tij të dashur mbeti një ëndërr. Koncepti i ëndrrës tek Naimi mbetet një dëshirë e pashprehur si ëndërr por e nënkuptuar, një ëndërr që mbeti thellë brenda shpirtit të tij.

    Malli

    Malli tek Serembe është një largësi vetmitare e cila nëpërmjet dhimbjes së vetvetes krijon një aureolë nostalgjike të fajshme. Pra malli tek Serembe është shkak i pikëllimit dhe melankolisë në atë këndshikim të trajtimit të vargut elgjiak si produkt jetësor. Profesor Sabri Hamiti thekson se: “ Serembe është liriku i parë i madh i letërsisë shqipe që e identifikoi poezinë me lirikën si këngë të mallit, duke e përforcuar teorinë për lirikën si gjini personale…..”. Një mall ky që u bë primar në tërë hapësirën krijuese duke nisur si një imazh natyror shpresëdhënës për heroin. Por duke ardhur si kujtim ky mall e përcakton që në krye të poezisë “Elegjia” natyrën e vet, e cila do të jetë tepër elegjiake.

    Malli tek vargu i Serembes nuk e ka hapësirën e bukur të shijimit apo pritjes, përkundrazi ai ëshë një ndrydhje në zemër sepse heroi ndjen dhe paramendon kotësinë e arritjes. Gjithashtu ky mall është edhe pikëllim dhe vajtim i mos shijimit të tij. Ndaj poeti-hero përpëlitet nër vete për këtë duke vajtuar me lot.  Malli i Serembes është edhe tragjik, pasi malli nuk e afron, kurrësesi, sic ndodh me Naimin apo me Lasgushin më vonë. Ai shndërrohet në një kujtim që vec e largon nëpër rrugët e botës, nëpër honet e shpirtit të vet të përvuajtur deri në mallkimin e kujtesës. Kaq shkon malli i Serembes , të kujtojë duke vuar. Malli atë nuk e mban me shpresë por ndodh e kundërta, ai e dërrmon, e con drejt fundit, drejt harrimit. Një mall që e largon, që e vret drejt mbulimit me harresë, ky ishte malli serembjan.

    Ndërsa tek Naimi malli së pari del si një ndërthurje qëniesh i të gjallëve me të vdekurit, i kohës së shkuar me të tashmen, i dy malleve, të kaluarës dhe të sotmes ku e kaluara është jeta e bijës dhe e sotmja humbja prej vdekjes. Pra malli shtresezohët si dhimbje, plagë që edhe vetë shndërrohet në një përfytyrim të ri. Tashmë bija humbi në qënien e tij por mbeti vec si një mall në përjetësi për qeshjet, lajkat, nazet, vështrimin e saj. Kjo është tragjikja e shpirtit të poetit. Një tjetër formë malli na jep Naimi tek elegjia “Mbi varrin e sime motre”, ku malli përvëlues konstaton humbjen e përhershme që jepet me konceptin e ndarjes.Duket qartë se Naimi e shfrytëzon konceptin e mallit për të na dhene humbjen dhe zhdukjen e qënieve të dashura por duke u kapur fort tek ky concept ( malli) për të krijuar përjetësinë e tyrë në shpirtin e vet. Gjithashtu ai është katërcipërisht i bindur se malli i tij është vrastar për të, një mall që nuk do të jetojë si funksion shprese por si një ngushëllim. Pra malli naimjan nuk është një shpresë për ritakim por një ngushëllim për humbjët tragjike të të dashurve të tij. Si përfundim themi se Zef Serembe solli nje elegji të munguar në letërsinë shqipe, si për nga rrugëtimi real gjithkohor ashtu edhe nga modeli më evropian me formën me të cilën u prezantua. Naim Frashëri solli një elegji të plotuar në të gjitha karakteristikat e saj duke u bërë modeli më i plotë i elegjisë dhe më  ne letërsinë shqipe.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË