Kreu Letërsi Bibliotekë Cikël poetik nga Rei Hodo

Cikël poetik nga Rei Hodo

decrescendo vjeshtake

trishtimin
e fsheh
me zverdhjen
e vjeshtës

loti njomështon një gjeth vetmitar


avionë të frikës

gjunjëzohen mbi krahë të valëve
-ftohur prej mallkimesherërat
që udhëtojnë me
avionë të frikërave

katedra e nimfave në fund-det
madhështon ujësinë

qiejt mbajnë në shpina të tyre
pengun e një
frymëzimi të ndrojtur

pilotët u ngjajnë krizantemave
me qëllim të tyre
të mbajnë lart avionë të frikës

larg dykëmbëshave humanë


epoka të shëmbëllyera

shëmbëllejnë epokat në bardhësi
të horizonteve
poetët lartojnë poezitë
mbi trasè reshë bardhëllore
të humburit flamuj humbjesh
mbështjellin shpirtin
ngrirë pandjeshmëri

ngjajnë shekujt e kohëve tona
të pamundura në poezi
një varg i ngjizur prej rimës vellobardhë
fshikullon
heronjtë e humbur
shpirtmbështjellur me lavdi të kotë


trekëmbëshi ku varen yjet

ngjeshet fort pas trupit të qytetit
ashtu e lakuriqtë
e imët deri në ftohtësi hekuri
nata

me një pardesy pezmi
diku fshihet një dallgë trishtimi nga nata
natë e ftohtë
yje s’ka
prej frymëzimit s’lindin më yje

qyteti ngjeshet pas trekëmbëshit
ku varen tretur yjet e mbetur


kundërshti të forcës

vdes diçka brenda shpirtit
forca shfaqet në të kundërtën e saj

ngurtësohet materia e lotit

shpirti akullnajë dhimbjesh

vdes diçka brenda tij
forca humbet në të kundërtën e saj


ndoshta jo epitafi i fundit

le të thonë pas vdekjes se këtu
prehet njeriu
që e desh vargun sa vetë jeta
që për dashurinë në poezi shkarraviti letra

le të thonë pas vdekjes së këtu
ende rron një poet
që shkruan vargje me brinjët e tokës
dhe netëve me hënë të ftohtë
udhëton me shpirtrat e tjerë udhëkalimeve të botës


baladë për jo për veten

ç’të shkruaj s’mundem ta di dhe
i vogëlth ndjehem të përdor rërën e Adriatikut
për të shkarravitur
vrasjen e kujtesës së të ardhmes

dorëlëshuar me vargjet dhe një botë
tek e cila frymon vetëm një jetë
për t’u jetuar dhe vetja ime që gjen veten fshehur tek
gjoksi i një rime duke bërë dashuri


pa titull

ushtria e vjeshtës deklaroi ngadhënjimin
ndaj të huajve
të këtij qyteti me mall bregu pa breg

bregu në ëndrra fshehur

gjethnaja e tërë një ushtri e vyshkur
në plejadë të fitoreve

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

Dr. Elsa Skënderi: Diskursi dashuror i Zejnullah Rrahmanit në veprën “Deti i Zi”

Libri “Deti i Zi”, i Z. Rrahmanit është një ndër shfaqjet më të epërme të diskursit të dashurisë në letërsinë shqipe. Diskursi...

Ermira Godo: “Shekspiri” u shkrua nga Hygoi në mërgim kurse në shqip u përkthye në internim nga Abdulla Rami

Më 29 janar përkujtohet 50 vjetori i vdekjes së Abdulla Ramit. Një bisedë me mbesën e tij, Ermira Xhomaqi...

Luran Osmani, autori i grafikës: Në një çast meditimi te shtatorja e Skënderbeut në Shkup, lindi kjo grafikë

Bisedoi Nurie Emrullai Artisti ka rol kyç në shoqëri sepse atij i duhet të mbajë gjallë kujtesën historike. Përcjellja...

Kosta Nake: Drama lindore e miqësisë perandorake

(Ismail Kadare, “Sorkadhet e trembura”, Synops për një tjetër art, Vepra 20, f.517) Fati i grave të ish-kampit...

KATEGORITË