More
    KreuLetërsiBibliotekëTri poezi nga Shkurta Kadriu-Citaku

    Tri poezi nga Shkurta Kadriu-Citaku

    Emni

    M ‘thuej,
    dera jem
    a asht’ der’e bab’s,
    a asht’ der’ e yte?!
    M ‘ thuej,
    loja jote, loja jem a asht’?!
    M’ thuej,
    syt’ e mi, a jane syt’e mi,
    a jane
    te tut’ sy?!
    M’ thuej,
    qeshja jem, a asht’ qeshja jote?!
    M ‘thuej,
    dhimta jem
    vec e jemja asht’
    M’ thuej,
    emni, e emni
    a asht’ vec i jemi, em’n’?!


    verdh’si

    Si hyne n’konakun e shpirtit tem
    n’ofshamë
    n’kaçuba t’shpirtit si mrrive
    shpalue sall’ n’dite zie
    per me ni fjalen
    t’kputun si fije bari
    t’mytun si za i larg’t
    si hyne n’konakun tem
    kodrave t’shpirtit, si mrrive
    me e pa anrren e fikun
    e driten e shkimun
    si hyne n’konakun tem
    n ‘konakun tem si mrrive
    me ni zanin
    skutave t’shpirtit
    si hyne
    me i ngja rrajve t’lisit
    verdh’si


    bab’e bij’

    si me diftue për vedi
    e mledhun, e krrusun sihariq për ta
    sa e sa herë cakrrue shpyrtin
    e kqyren të’tan jetën
    me bisht e pa bisht o bab’
    e unë tuj’ shpalue ‘anrrat e mia t’mdha
    trasue nga ti
    rrueza rrueza udha jem e madhe
    e qe
    për dashnin e tokës, tokë u bana
    shkel m’ kane të’tanë bab’
    n’ kët botën tane, n’kët’ mjedis t’mujtun
    …tash le’ jam për s’dytsh
    e nisa me ec bab’, pasha bukën’
    kam me ec o bab’…

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË