More
    KreuLetërsiBotime të rejaPromovohet në Milano "Secili çmendet simbas mënyrës së vet" - Kur ...

    Promovohet në Milano “Secili çmendet simbas mënyrës së vet” – Kur vrojtuesi bëhet një me objektin e vrojtuar

    nga Durim Taçi

    Në kuadrin e një turi promovimesh në metropolet italiane, botuesi ‘’Lubrina Editore’’ ka ftuar shkrimtarin Stefan Çapaliku të prezantojë në Milano ‘’Secili çmendet simbas mënyrës së vet”. Ky takim, i cili i paraprin atij që do të organizohet së shpejti në Romë, do të mbahet të shtunën në 7 dhjetor në Qendrën Kulturore ‘’Philo’’.

    Romani, që i ka kaluar me kohë kufijtë e Shqipërisë, i përkthyer tani më në disa gjuhë, para publikut italian u paraqit në Panairin e Bergamos, në prill të këtij viti. Nga përshtypjet e vlerësimet e deritanishme risia që sjell kjo vepër mund të vërehet në dy aspekte: në atë tekstual – një vepër që banon pragun e zhanreve letrare dhe eseistike ; si dhe në atë kulturor – një eksport autentik shqiptar drejt Apenineve.

    Vrojtuesi bëhet një me objektin e vrojtuar. Bota përtej detit dikur indiferente, nuk mund të jetë më e tillë, qoftë vetëm nga fakti se atje jetojnë gjysmëmilioni shqiptarë apo shqiptaro—italianë. Kureshtja për Shqipërinë ka hyrë në një etapë njohjeje të ndërsjelltë, për të cilën ky roman jep një ndihmesë reale.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË