Ende pa u rehatuar si duhet, avioni “Boeing” po fluturon mbi retë e mjegullta herë-herë i qetë, po herë pas here edhe mes turbulencave bezdisëse. Kjo parehati për momentin nuk më frikëson dhe as më bën ndonjë përshtypje, pavarësisht një ndjenje të lehtë ankthi që më vret aty-këtu mendimin mbi të qënurit krejtësisht i qetë. Me ftesë të zotit Jean jam nisur për në New Jork për të dhënë një çfaqje në Broadway. Gjithësesi për të mos ndjerë kohën, si edhe për të ulur disi intesitetin e kanaqësisë që të jep një ngjarje e tillë, po lexoj për momentin gazetën ditore që kam me vete. Njëkohësisht prej kuriozitetit vështroj pa u sforcuar edhe ku mundem. Një zonjë, si shumë udhëtarë të tjerë, gjëndet e harruar në qetësinë e vet në ndenjësen tjetër, në atë që është në vazhdim të radhës ku jam sistemuar unë. Por ama shkaqet e qetësisë nuk marr mundimin t’ja kuptoj, s’kam arsye, sepse nuk më intereson asgjë veç kalimit të kohës. Me të më bashkon veç korridori i ngushtë. Kam lënë përkohësisht leximin dhe po mat me sy se sa centimetra mund të jetë gjerësia e këtij koridori të përbashkët. Mundohem të numuroj edhe vëndet bosh deri ç’më kap syri. Në raste të tilla njeriu vërtet ka nevojë të bashkëbisedoj me dikë, por ja që fatkeqësisht ndenjësja në krahun tim, ajo pranë dritares ku kam vendosur gazetën, ka rastisur të jetë bosh. Më vjen për të qeshur me vogëlsirat që po merrem. Pas disa minutash vetmie, në këtë çast i shtyrë jo nga nevoja për komunikim por nga një ndjenjë humanizmi që nuk më lejon të jem indiferent ndaj asaj që shoh, unë mundem t’i drejtohem zonjës në krahun tjetër:
-Zonjë, më falni që ju shqetësoj. Ndoshta jeni dhe e lodhur, s’kini faj, është vërtet udhëtim i gjatë, por në çastet e përhumbjes suaj të thellë, fëmija mund t’ju shpëtoj nga duart dhe kjo mund të jetë e rezikshme për të. Sidoqoftë, vazhdova, s’kam lejuar asgjë të tillë të ndodhë. Pas këtyre fjalve vëmendjen e drejtova tek fëmija. Xhestet e mia vogëlushi i shoqëroi me një buzëqeshje të ëmbël, por edhe unë ja ktheva buzëqeshjen siç e meriton. Oh! Sa i bukur dhe i këndshëm qenka! T’ju rrojë! Ç’moshë ka? Dhe aty për aty u anova disi dhe e përkëdhela fëmijën, që nuk është më i madh se dy vjeç, me ngrohtësi prindi. Menjëherë kujtova mbesat dhe niprit që po më presin.
-Faleminderit zotëri, por nuk ju lejoj ta prekni fëmijën tim. Ju lutem mos guxoni ta përsërisni. Nuk më duket gjest i nevojshëm.
-Të jesh dyshues nuk të bën mirë. Më fal!
Nuk e di pse ndërhyrja e saj m’u duk një ndërhyrje tepër e çuditëshme e ashpër dhe e pavend. Sa mosmirënjohës janë njerzit! Gati gati rashë në krahët e dëshpërimit.
-Beson se po më ofendoni me ç’po thoni?-thashë unë.
-Si ta kuptoni, tha dhe ajo dhe u mor me fëmijën.
Nuk dija se çfarë t’i thoshja, por nuk ka as kuptim ta zgjas më bisedën. Pa lëre, veç që më futi në mendime, më jep dhe këshilla! Ja, kjo do të thotë të bësh mirë dhe të gjesh keq! Mund të ndëroj dhe vendin, por s’kam arsye pse duhet ta bëj. Megjithatë më duhet t’i them sikur edhe një fjalë të vetme.
-Më falni, iu drejtova zëulët aty për aty. U bezdisët?! Nuk jam siç mund të mendoni. Më duket se po të shqetëson një fantazi e tepruar, guxova t’i them kësaj rradhe. Dhe pavarësisht se jam katër herë gjysh, veprimeve të mia s’ju kam lejuar kurrë paramendime e prapamendime. U ktheva përpara disi i revoltuar. “Çfarë akuze! Në ditët e sotme nuk guxon të gëzosh një fëmijë, të pyesësh a të shikosh as normalisht në sy dikë, sepse menjëherë do të dëgjosh epitetet dhe emërtime nga më të pamerrituarat.”!!-mendova. Mbi xhamin e dritares ndjej trysninë e ajrit dhe zhurmën e motorve të avionit, mandej ndjej që po ato fenomene jo njerëzorë të hyjnë lehtësisht në komunikim me mua. Në fakt, trokitjen dhe prezencën e tyre mbi xham më shumë e parafytyroj, se sa e ndjej. Rimora gazetën e vendosur tek vendi bosh. Ndihem ende pak nervoz dhe i fyer. Është kjo arsyeja pse nisa të rishfletoj nga e para, ashtu kot, përsëri faqet e saj. Me zonjën, veç koridorit, tashmë na ndan edhe një qetësi e njëtrajtëshme. Hodha shikimin mbi ekranin që kam para. Sipas GPS-s ndodhemi ende në hapësirën franceze. Pastaj nuk e di pse e riktheva instiktivisht vështrimin tim të mërzitur mbi vështrimin kapriçoz e të hutuar të tjetrës. Avioni m’u duk sa i huaj dhe i zbrazët. Po po, krejtësisht i zbrazët. “Jetojmë në një botë të çuditëshme”, i thashë vetes. Mosbesimi te njeriu i sotëm duket se ka arritur nivele bezdisëse e të pakonceptueshme. E pakuptimtë, por ja që po na ikën jeta nën ndikimin e pasigurisë, dyshimit dhe të frikës, aq sa fare lehtësisht po mësohemi të duam vetëm vetminë. As qënia e tjetrit si qënie, nuk na bën më përshtypje. Ndjej nevojën për të marë një sy gjumë. Mbylla sytë.
Nuk mund të them se sa fjeta, por fjalët e stjuardesës që na paralajmëron për mbritjen, më shkundën nga përgjumja. Dyert u hapën dhe pasagjerët lëvizën nga vendi. Mora çantën e vetme që kam dhe bëj për të dalë. Pavarësisht se me zonjën jemi njeri pas tjetrit, nga avioni zbritëm pa u përshëndetur. Më në fund mbrita! Ç’qytet madhështor dhe impresionues! Ndërkohë dritat verbuese të New Jorkut nuk më dhanë aspak kohë të pyesja veten: Kush e ka fajin për këtë ndjenjë mosbesimi, dyshimi e ftohtësi njerëzore? Por edhe kohë të kisha, fundja nuk do e shqetësoja më veten me mendime të tilla, pasi më duhet të jem realisht shumë i qetë për çfaqjen e së nesërmes në Broadway. Sidoqoftë, udhëtimin e gjatë, të lodhshëm e me ndodhinë e pakëndshme, i harrova.
Mbrëmja e së nesërmes erdhi shpejt. Që kur se kam mbritur dhe deri në këtë moment koha nuk ka ekzistuar. Jam vërtet i lumtur. Shfaqja ishte e shkëlqyer dhe gjithçka shkoi mirë! Kam dalë në hollin e Broadway-t dhe po pres të më bashkëngjiten të afërmit. Pamja përreth është mahnitëse, befasuese, për mua ndoshta është edhe më specifikja që kam parë deri më sot. Vështroj përreth çuditshëm e me habi çdo imtësi të bukurive të veçanta, pavarësisht se nuk është hera e parë që ndodhem këtu.
-Zotëri! Befas dëgjoj që po më thërasin. Kthej kokën.
-Përshëndetje! -them.
-Na falni që po ju bezdisim. Ndoshta s’kini dhe kohë, por është kënaqësi që ju takojmë!
Personin përballë nuk e njihja, por iu përgjigja:
-Aspak. Edhe për mua është kënaqësi! Ju falënderoj me zemër për respektin!
-Kjo është bashkëshortja ime, prezantoi tjetri gruan që ishte me të.
Tjetrën nuk e pata vështirë për ta njohur. Kujtesa më erdhi shpejt. Gjithësesi ngula pak sekonda shikimin tim dyshues mbi mendimin pendues të saj. Zonja përballë ka një vështrim e natyrë të qeshur e të ëmbël. Ngjante shumë me të. Dhe është pikërisht ajo: zonja e avionit. I mbylla përbrenda vetes keqkuptimet e udhëtimit sepse aty për aty ndjej natyrshëm një lumturi të merituar.
-Do na falësh për ç’ka ju ka ndodhur së bashku në avion, tha ai me xhentilesë. Kurse nga sytë e saj kuptova se takimi kishte shumë rëndësi për të. Ç’ndjesi e këndshme! Të them të drejtën, dhe sidomos në këto rrethana, as do e kisha imagjinuar kurrë një takim e suprizë të tillë. Miratova në heshtje pendesën e saj, kritikova gjithashtu edhe ashpësinë e ndërhyrjes sime dhe zonjën nuk e lashë më në ankth, e pëshëndeta me kokë dhe menjëherë zgjata edhe dorën drejt saj. Disa minuta folëm vetëm për çfaqjen. Gjatë bashkbisedimit zonja tha diçka që i kishte bërë shumë përshtypje. Më falënderoi gjithashtu edhe për regjinë dhe nivelin e interpretimit.
-Komplimente! Sinqerisht ju admiroj! Më latë shumë impresione. Respektet e mia!-dhe uli sytë për të fshehur emocionet por jo ndjenjat.
Edhe unë sigurisht e falënderova zonjën në veçanti për vlerësimin, dashurinë që ka për teatrin dhe që më kishin ndjekur me vëmëndje. Vërtet pak më parë miratova gjithçka, por nuk e di pse e harova kaq shpejt akuzën dhe e largova kaq lehtë antipatinë që pata krijuar për të! Ndoshta, ngaqë arsyeja tashmë është tepër e kuptueshme. Ç’mbrëmje e bukur! Në fund të bisedës më ofruan edhe një shumë me dollar në shënjë mirënjohje, a kushedi përse, por që sigurisht unë s’kisha arsye pse duhet t’i pranoja. Vetëm thashë:
-Shumë faleminderi për konsideratën!
Të gjitha të papriturat në ditët e sotme nuk janë më të papritura, por gjëja më e bukur e jetës është kur të pandehurit janë të pafajshëm. Pak minuta pasi u ndava me miqtë e rinj, u bashkova me familjarët e mi, të cilët, sidomos mbesat dhe niprit, ishin duke më pritur me padurim për një shëtitje në Times Square.