Për herë të parë Shqipëria merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të librit në Kajro, i dyti në botë për nga madhësia, si dhe takime me Presidentin e Panairit në lidhje me bashkëpunimin mes dy panaireve, Tiranë-Kajro. Njëkohesisht u organizuan disa takime e biseda për letërsinë shqipe me Presidentin e International Cairo Book Fair, Dr Ahmed Bahi Aldin Alassasy. Në prezantimin e letërsisë shqipe mori pjesë një prej shkrimtarëve më të njohur të botes arabe, Ahmed Mourad.