Kreu Opinion Sloane Crosley: Një ditë do të kujtojmë gjithçka dhe do të shkruajmë...

Sloane Crosley: Një ditë do të kujtojmë gjithçka dhe do të shkruajmë një roman

Gjërat po lëvizin më shpejt nga sa mendohej, dhe jo vetëm në këndvështrimin e përhapjes së epidemisë. E djeshmja është sikur ka ndodhur rreth gjashtë vjet e gjysmë më parë. Ndërsa tentakulat e koronavirusit zgjaten çdo ditë, gjithçka mbetet të bëjnë shkrimtarët është thjesht të riprodhojnë realitetin. Por çfarë ndodh kur çdo shkrimtar në planet fillon të mbaj shënime për të njëjtën temë? A do t’i dorëzojmë të gjithë raportet tona në format librash në të njëjtën kohë, pas një viti?

Natyra e tragjedisë është e tillë që kërkon më shumë se sa jep, por ka krijuar edhe disa nga veprat letrare më të rëndësishme. Depresioni i madh solli “Vilet e zemërimit”. Inkuizicioni spanjoll u bë shkas për të frymëzuar “Don Kishotin”. Kolera i dha Albert Camus romanin “Murtaja” (le të themi kështu). Shekspiri, na kujtojnë, ka shkruar gjatë karantinës. Ka diçka ngushëlluese tek veprat e artit që merren me aspektet e shëmtuara të jetës kur të thonë se je bartës të vdekjes si tek “Vrasësi i rastësishëm dhe tregime të tjera” i Diana M. Grillo-s.

Nga pikëpamja artistike, është më mirë ta lësh tragjedinë të ftohet para se ta gëlltitësh dhe t’ua japësh surratit të gjithëve. Para së gjithash, “Don Kishoti” u botua afro një shekull pas inkuizicionit spanjoll. Artit duhet t’i jepet një shtrat metaforik po aq i gjerë sa largësia që po mbajmë nga njëri-tjetri. Tani për tani jemi të hutuar dhe të shqetësuar përtej normales, por gjërat do të zgjidhen (sa dhe kur mbetet për t’u parë), po pastaj? Më vjen ndërmend skena e fillimit në filmin e parë të Noah Baumbach-ut, “Shkelma dhe ulërima” (Kicking and Screaming), në të cilin dy shkrimtarë të rinj fillojnë të mbajnë shënime për një grindje ndërsa janë duke në zënkë e sipër.

“Po sikur të më duhet ky material për shkrimet e mia?” pyet djali.

“Po ta shohim një herë kush fiton”, – ia kthen vajza.

Të gjithë e dimë se sa i kufizuar do të ngjante në të ardhmen një shkrim i hedhur në letër ndërsa ndodhin ngjarjet. Por kjo s’na ka ndaluar asnjëherë që të mos e bëjmë. S’po më ndalon të jem pjesë e një versioni të këtij episodi tani. Shihni rrëfimet menjëherë pas 11 shtatorit. Nuk janë jashtë kohe. Në të vërtetë, vetëm tani po ua nxjerrim fundin rrëfimeve për Luftën e Parë Botërore, por si të gjithë të tjerët, shkrimtarët ndiejnë nevojën e zbulimit të jetës si mënyrë për të mbijetuar.

Epoka jonë e veçantë më ngjan veçanërisht e ndjeshme ndaj kësaj shtyse. Pjesë e kësaj arsyeje është se përgjigjja jonë ndaj katastrofave (sulme terroriste, uragane, sulme me armë në shkolla) është dalja dhe shpallja e vdekjes së ironisë. Ashtu si personazhi i Steve Carell-it në komedinë “Zyra”, i cili deklaron falimentimin duke bërtitur, “Shpall falimentimin!”, s’mund të tregohesh thjesht i sinqertë ngaqë dëshiron t’i biesh shkurt perspektivës për gjendjen njerëzore apo sepse do që shakatë e tua të mos lëndojnë askënd. Kur koronavirusi të ketë kaluar, do të themi, sinqerisht, mbase për herë të parë në jetën tonë, se makthi ynë i gjatë kombëtar ka mbaruar. Por kjo s’do të jetë hera e fundit që do ta përdorim këtë frazë. Do të ketë një foto të dikujt në Instagram me flokët e prera pas karantinës, e sigurtë kjo. Megjithatë, për momentin, ndiejmë nevojën për të dëshmuar seriozitetin tonë në mediat sociale duke krijuar një gjendje shpirtërore unievrsale, dhe ky është helm për shkrimin e tanishëm të librit.

Çështja tjetër që ndan kohën tonë të veçantë nga vitet 1600 (përveç higjenës dhe ushqimeve) është zëri personal, me të cilin jemi mësuar, “unë” është fjala e shekullit. Si dikush që në mënyrë të përsëritur që ka zgjedhur të shkruajë për jetën e saj, mua më duket brengosëse perspektiva e të qenit e detyruar të jem pjesë e një një fatkeqësie globale. Kjo nuk është më histori e disa njerëzve (një romancë që ndodh në një anije e cila është në karantinë, natyrisht!). Kjo është tani historia e të gjithëve. Dhe ja ku kemi një brez shkrimtarësh, bashkë me mua, të prirur tashmë drejt rrëfimit joletrar, të cilët janë gati të kalojnë një kohë të pambarim me sytë e ngulitur në mure. Ja, pra. Urra!

The New York Times

Përktheu: Granit Zela

Photo by Green Chameleon on Unsplash

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

Salman Rushdie: Shkruaj për lexuesit, jo për kritikët

S’mund t’ia lejosh vetes të mendosh për kritikën kur po shkruan librin. Është tepër e vështirë ta shkruash librin dhe në të...

Mehmet Kraja mbi romanin “Udhëzime për kapërcimin e detit”

Dorëshkrimi këtij romani, gjatë kohës që i bëra një redakturë të lehtë tash së fundi, më mbajti në mendje një imazh, i...

John Updike: Rëndësia e shkrimësisë

Epo, kur të duhet të shpallësh rëndësinë e diçkaje, kjo mund të nënkuptoj se ajo nuk është edhe aq e rëndësishme. Dhe...

“Zemërimi i botës”, poezi nga Sali Bashota

KUR E KAPËRCEJMË FRIKËN Vetëm në shpirt frymon besimiThonë të gjithë ata që besojnëShenjat e prekjes me dorëza të...