Meqë dje ishte dita botërore e vajzave, “ExLibris” duke u bazuar në një shkrim të Lindsay Schnell për “USA TODAY” ka përgatitur një shkrim me shkrimtaret më ndikuese të shekullit që lamë pas.
![](https://exlibris.al/wp-content/uploads/2020/10/Maya_Angelou-730x1024.jpg)
Maya Angelou
Shkrimtare dhe aktiviste
1928 – 2014
Maya Angelou është një ndër shkrimtaret, poetet dhe eseistet më ikonike të të gjitha kohërave. Në vitin 1969, vite para se nisma EdheMua (MeToo) të sillte temën e sulmeve seksuale në bisedat e përditshme, Angelou shkroi lidhur me këtë temë rreth traumave të fëmijërisë së saj në librin me kujtime “Unë e di pse këndon zogu në kafaz”. Si një aktiviste e zjarrtë e të drejtave të njeriut, Angelou u nderua me Medaljen Presidenciale të Lirisë nga presidenti Obama në 2011.
![](https://exlibris.al/wp-content/uploads/2020/10/95e98a31-5fc6-469d-9f9b-5d1c8c90612a-Julia_Alvarez-730x1024.jpg)
Julia Alvarez
Shkrimtare
1950 –
Puna e autores, poetes dhe eseistes Julia Alvarez shtrihet në një hapësirë kulturore, falë së cilës, identiteti i saj shfaqet si Amerikano – Domenikan. E mirënjohur për romanin e saj “Si e humbi theksin vajza Garcias” dhe “Në kohën e fluturave”, Alvarez ka fituar mjaft çmime, përfshirë Pura Belpre dhe Çmimi Amerikan i Romanit për Fëmijë, Çmimin e Trashëgimisë Hispanike në Letërsi dhe çmimin “F. Scott Fitzgerald” për arritje të huaja në Letërsinë Amerikane. Në 2014, ajo mori edhe Medaljen Kombëtare të Arteve.
![](https://exlibris.al/wp-content/uploads/2020/10/68-Lorraine_Hansberry-730x1024.jpg)
Lorraine Hansberry
Dramaturge
1930 – 1965
Mbesa e një skllavi të çliruar, në moshën 29 vjeçare Lorraine Hansberry u bë dramaturgia më e re amerikane dhe e para dramaturge me ngjyrë që fitonte një çmim “New Your Circle”. Fillimisht, ajo e përdori të shkruarin për të shpërfaqur fshehtazi prirjen e saj seksuale si lezbike kur shkruante letra për reviztën “Daughters of Bilitis” në 1957. Krijimi i saj më i shquar është “A Raisin in the Sun”, ku historia rrotullohet rreth një familjeje me ngjyrë në Çikago. Drama e saj qe e para e shkruar nga një grua afro – amerikane që luhej në Broadway.
![](https://exlibris.al/wp-content/uploads/2020/10/Zora_Neale_Hurston-2-730x1024.jpg)
Zora Neale Hurston
Romanciere, antropologe
1891 – 1960
Një shkrimtare, puna e së cilës ka zënë vendin e saj si ndikuese në histori, Zora Neal Hurtson është bija e një skllavi të dikurshëm në Alabama, por e rritur në Florida. Pasioni i saj për artin u rrit pse ajo ishte me ngjyrë dhe ngase familja e saj merrej me politikë. Ajo shkroi së paku katër romane, dhjetë drama dhe më tepër se pesëdhjetë poezi. Njëkohësisht u mor edhe me studime etnografike në jetën e përditshme të njerëzve me ngjyrë. Libri i saj më i shquar është “Sytë e tyre po shohin Zotin”.
![](https://exlibris.al/wp-content/uploads/2020/10/0619dfa1-5fd3-4c01-868c-824d07f33f07-Toni_Morrison-730x1024.jpg)
Toni Morrison
Shkrimtare
1931 – 2019
Fituesja e parë afrikano – amerikane e “Nobel” – it në Letërsi, Toni Morrison është autorja e njëmbëdhjetë romaneve, përfshirë “Kënga e Solomonit” dhe “I dashur”, libër që fitoi çmimin “Pulitzer” në 1988. Në 1993, komiteti i çmimit “Nobel” e përshkroi Morrison si një grua “që në romane karakterizohet nga një forcë largpamëse dhe poetikë e rëndësishme, çka i jep jetës një aspekt thelbësor të së përditshmes amerikane.” Në vitin 2012, presidenti Obama i akordoi Medaljen Presidenciale të Lirisë.
![](https://exlibris.al/wp-content/uploads/2020/10/01130d79-d449-4df2-bf28-eda98a2aa79d-Amy_Tan-730x1024.jpg)
Amy Tan
Shkrimtare
1952 –
Historitë dhe romanet e shumëshitur të Amy Tan, përfshirë “The Joy Luck Club” dhe “The Kitchen God’s Wife”, prezantojnë luftën e kinezo – amerikanëve në rrjedhën e shoqërisë. E lindur në Oakland, Kaliforni, ajo e filloi karrierën si një specialiste në zhvillimin e gjuhës dhe më pas, iu përkushtua të shkruarit në të tridhjetat e saj, duke hapur një dritare të re në eksperiencën kinezo – amerikane, pjesërisht me shpjegimin e dinamikave mes nënës dhe bijës. Përgjatë katër dekadave të fundit, shkrimet e saj janë përkthyer në tridhjetë e pesë gjuhë dhe janë përshtatur për skenën dhe ekranin.