Kreu Të ndryshme Sa herë është përkthyer “Komedia Hyjnore”?

Sa herë është përkthyer “Komedia Hyjnore”?

Ndonëse vitet kalojnë, në gjuhën shqipe kryeveprat vijojnë të përkthehen si përgjigje karshi ndryshimeve dinamike të gjuhës. Sot, datë 14 shtator, bota e letrave përkujton “një gjysëm Dantedi”: kjo është data kur Aligheri ndërroi jetë, ndoshta pa e ditur se vepra e tij do të fitonte përjetësinë.

Kur kujtohet Aligheri, ka aq shumë tematika në rrafshe gjuhësore, letrare, teologjike apo filozofike rreth të cilave mund të flitet, por ne sot do të ndalemi te përkthimi i “Komedisë” së tij në gjuhën shqipe. Që një vepër të ripërkthehet, duhet durim e guxim, por që një kryevepër të ripërkthehet, duhet këmbëngulje në dëshirën e pambarueshme të përsosjes.

Përkthimet më të hershme të “Komedia Hyjnore” i gjejmë qysh në dekadat e para të viteve 1900, ku në numrat e “Hylli i dritës” botoheshin këngë të ndryshme prej saj. Më vonë, i pari dhe jo i fundit që do ta përkthente fund e krye këtë kryvepër do të ishte Pashko Gjeçi, profesori shkodran i cili, nga shoqata e ndodhur kudo në botë “Dante Aligheri”, u vlerësua si një ndër tre përkthyesit e tij më të mirë.

Më pas, edhe Mark Ndoja dhe Çezar Kurti punuan shumë për ta sjellë në shqip këtë vepër. Vlen të përmendet edhe një sprovë përkthimore e një fragmeti të përzgjedhur nga “Ferri” përkthyer nga Islam Spahiu, botuar në “Mehr Licht!”.

Së fundmi, vitin që shkoi, Meritan Spahija ripërktheu “Ferrin”, pjesën e parë dhe më të njohur të “Komedisë”, për të vijuar në të ardhmen, sikurse ai thotë, me dy pjesët e tjera, “Purgatori” dhe “Parajsa”.

            Sot, kur ky autor studiohet, në shkollat shqipe merret parasysh gjithnjë versioni i Gjeçit si më pranë metrikës dhe semantikës së origjinalit, por kjo kurrësesi nuk ul mundin, pasionin dhe përkushtimin e përkthyesve të tjerë.

Përgatiti për “ExLibris”: A. D.

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

Zija Çela: Shkrimtari i trillit, ky mashtrues i pafajshëm… (mbi katër romane të Mehmet Krajës)

Do të kisha dashur t’i bëja disa pyetje Mehmet Krajës për katër romanet e botuara nga Onufri: “Edhe të çmendurit fluturojnë” (2004),...

“Një i tretë”, tregim nga Dritëro Agolli

Shokut tim Shaban Hadëri Ata e hodhën trungun në truallin prej çimentoje të studios së errët. Skulptori dhe unë...

Mario Vargas Llosa & Gabriel García Márquez: Dialog për romanin latino-amerikan

Mario Vargas Llosa: Me shkrimtarët ngjet ajo që, siç më duket mua, nuk ngjet asnjëherë me inxhinierët dhe arkitektët. Shpesh njerëzit pyesin...

Ditëlindja e Servates/ Introdukta e Nolit për Sojliun e Mançës

Migel de Servantes Saavedra, i njohur me emrin e shkurtër Servantes, lindi më 1547, në Alkasa de Henares të Spanjës dhe vdiq...

KATEGORITË