Më 1997 si rezident në Cite International des Arts hap një expozite fotografike me ngjarje nga vendi ynë.
Megjithese shtëpia e Kadarese me vendin ku do hapja expozitën nuk ishte larg unë vendosa që çiftin Kadare t’i merrja me taksi.
Kur po zbrisnim nga taksia shoferi i taksisë që ishte kinez kapi nga biseda jonë emrin e Ismail Kadarese.
Në momentin kur po bëja pagesen ai më pyet që ai që zbriti është shkrimtari Kadare? Po, i thashë, ai është. Atë sikur e pickoi dikush u hodh përpjetë dhe nuk pranoi të më merrte pagesën. Po ku e njeh, e pyeta?
Unë kam qenë mësues letërsie dhe në Kinë i njohim veprat e Kadaresë.
I lumtur që në taksinë e tij kish hipur shkrimtarin e madh por dhe i merakosur që nuk arriti t’i jepte doren të paktën…