Kreu Letërsi Botime të reja Qendra e mirënjohur italiane Casa delle letterature, organizon debat dhe promovon romanin...

Qendra e mirënjohur italiane Casa delle letterature, organizon debat dhe promovon romanin “Metamorfoza e një kryeqyteti” të Ylljet Aliçkës

Më 7 mars, në Romë në “Casa delle letterature” pati një diskutim me shkrimtarin Ylljet Aliçka për romanin e tij “Metamorfoza e një kryeqyteti” (Metamorfosi di una capitale), botuar në italisht nga shtëpia botuese Castelvecchi.

E pasuruan diskutimin ndërhyrjet e Rando Devole, Anila Bitri, Ambasadore e Shqipërisë në Itali dhe Prof. Matteo Mandalà, përkthyes i romanit.

Autori Ylljet Aliçka iu përgjigj pyetjeve të Devoles e të publikut, duke folur midis të tjerash jo vetëm për veprën e tij të fundit, por edhe për psikologjinë e shqiptarëve gjatë kalimit nga një epokë në tjetrën dhe në periudhën e tranzicionit. Një diskutim i thellë dhe stimulues në të njëjtën kohë për të gjithë të pranishmit.

Në këtë takim mori pjesë edhe Presidentja e Parlamentit Shqiptar Lindita Nikolla, e cila këto ditë po zhvillonte një vizite zyrtare në Itali.

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

“Mjaullima”, tregim nga Adil Olluri

Sot macja e bardhë mjaullinte pandërprerë në ballkonin e zonjës Mejreme. *** Ballkoni ishte pikërisht kthina...

Brunilda Zllami – një jetë midis neurologjisë dhe letërsisë

Intervistoi Bujar Hudhri Jeni autore e njëzet e një romaneve që kanë pasur shumë lexues, çka shihet edhe...

Bisedë me Kenzaburo Oe

Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, UC Berkeley, 1999 Sfondi Mirë se vini sërish në Berkeley. Ku jeni...

Akad. Gjovalin Shkurtaj: Andreas Dushi, një zë i ri e krejt i veçantë në letrat shqipe

Prelud Deri para do kohësh, edhe mbasi kisha filluar të shkruaja te “ExLibris”, redaktorin përgjegjës të kësaj gazete të...

KATEGORITË