momentum
shikimi yt çeli burgun
ku veten ruajta t’papërlyme me dritën e diellit…
e mu në ninëz të synit tand u dogja…
kryet nuk e ngrita ma lart se hija ime,
tana lulet e trupit tim mbetën sythe t’paçeluna,
po nuk lëshova shtatin që mos këputem
midis duerve tuaja e të harrojmë kohën që na djeg jetën.
s’kam shkel kurrë në mendimet tuaja,
s’të kam ba t’mendosh për mua kur mendon Zotin, as kur dëgjon fjalën poezi,
s’të kam ba t’mendosh për mua as kur ke pa hanën e trëndafiltë,
e as kur zemra-zemrës iu çel në errësirë.
si një lule që frikë t’i hapet botës,
gjithmonë qëllon të qortohet nga sytë që e shohin…
mëshira asht dashuria e fundit n’këtë mes.
atëherë ti kur pyet se ku fillon jeta
unë mendoj ku jeta na filloi?
petalet e sapo çeluna
gjurmët e gishtave të tu kanë marrë…
mali i çelojcës
prek horizontin që heshton botën
nga zhurmënaja e fishkëllimave të gjata…
atëherë shterpë mbetet shpirti njerëzor,
si qiellit kur i kacavirret nata, harron se ç’dritë kish.
shterpë aty ku kërkohet Zoti,
që dikur vinte orë e çast.
a mos u vjetërsua ky Zoti ynë?
apo po mbarsemi pa Zot brenda?
mos afresket janë larë prej lotëve të lutjeve
e më shpesh lotëve të mospërgjigjeve?
a thua engjëjt flejnë në shenjtërinë e atyre mureve?
apo dolën e u kthyen në barinj
që kullosin grigjën e tyre malit të Çelojcës,
ku këmbë njeriu nuk shkel më.
se ku u tret gjithë ajo e ardhme, që i dilnim gjoks hapur
e entuziastë si fëmija që rri para xhepit,
ku e di se i fshihen sheqerna…
pse jemi tkurrur tani e kemi hyrë ne në ata xhepa,
si me pas frikë hijen tonë prej të rrituri?
shëlbimi ynë është këmbëngulja
për të dëgjuar thirrjet e shpirtit,
që si këngë sibilash
s’do jetë më kurrë i njëjti ai që njëherë pa!
guximtari i ri, syçelë për këtë tëhuajsim,
nuk shpëton kokën duke shurdhuar dhomën,
po përhapet përpara botës
si kalorës i kryqëzatave,
me shpatë ther hijet,
shpall luftë me errësirën
për ta gjetur shtegun
ku hëna hënëzon dritëzën brenda ujit të bekuar.
ne heshtim,
ndaj digjemi.
përpiqemi të jetohemi prej vetes sonë,
ndonëse asnjë engjëll nuk mbeti këtu,
për të na shëruar sytë e pakthyer.
prej kësaj thelline bagëtitë
duken si kokë vjollcash të zbardhëlyeme,
duke mrizuar rrëzë Çelojcës.
dëshirat e lules
un’ pak gjana i du prej jetës
me qenë lule
e me u çel në dorën tënde…
me ta dhënë butësinë
e pajetume n’këtë jetë…
verës
kur nata vjen
du me qenë lulja e hënës
e ti xixëllonja ime
e ta njohim plotninë e dritës së shenjtë.
si pak njerëz e më shumë krijime të tokës,
me u ndje gjallë veç se kemi le.
e vjeshtës së vonshme
me ta kujtu besnikërinë
se gjanat zgjasin, aq sa do ti kesh…
du me qenë lule-bore
me e pa se n’akullin ma të egër të zemrave
ngjyrat ma të bukura brenda bardhësisë i gjen…
e me u shu n’funddimën
duke kujtu
se “jeta asht ma e gjanë se çdo rregull”.
e sheh
sa pak gjana du prej jetës?
të rroj në dorën tande
veç me e ditë se ti m’ke dasht për aq kohë
sa kohë e ka një lule.
Kur lind një lule
edhe lulet e kanë një anë me të cilën i çelen botës,
asnjë lule nuk i çelet me tanë trupin e vet krejt…
ditë të tana ajo pret dritën ta shohë…
me ditë të tana drita mbi krye i rri
sikur me i thanë mos ki frikë
ky është çasti yt,
kjo është jeta jote
kjo është dita jote ti për me lind…
edhe lulet e kanë nji anë si i çelen tokës
në nji drejtim tanë trupin e japin…
sa kohë, sa kohë i duhet lules të çelet?
e sa kohë i mbetet tjetrit për ta pa?
e veç me u knaq se ajo është lule e asgjë tjetër
e se ai njeri e mund ta shohë mu çat lule.



Nga një krijues letrar , mbase ,… ( shkrimtar) parë një ëndër shum të ,,KEQE” Gjatë shumë gjatë paska ëndërruar të jetë prezent- pjesëmarres në një festival që mbahej,- organizohej në një ,,qytet tjetër pak sa më larg tij, …* qytetit) Nuk e kishte problemin, shkuarjën, mendoj e mendoj gjatë dhe disi gëzueshem mëzi priste të shkonte, idealizonte njerëzit, në vençanti ,,FËMIJËT” që i donte shum , por ndodh një e pa pritur . Një ditë para së të nisej kishte rën n’gjumë më heret, të të çlodhej mirë, e mirë për udhitimn e tuj të planifikuer dhe pjesëmarrjen në manifestimin atje, që kishte ëndërruar gjatë tëpër gjatë, Erdhi moment të jetë edhe aj në atë manifestim , Në gjumë kishte parë një ëdërr tëpër të ,, KEQE së të gjithë pjesëmarrsit e atij menifestimi, qenë shnëderruar në fytyra të këqija , mbase përbindesha, fëmijët si diçka të tmeruar dhe ushte zgjua TUTSHEM disi, ndaj mori vendim të mos shkoj në atë menifestim, sikur i thoshte ,,TUTA së do përjetosh diçka të keqe. ndaj apstenoj … mergimtari , fragment i shkurtë përkthuar nga gjuha ,, HOLANDEZE ‘