More
    KreuLetërsiBibliotekëMentor Petrela: Për romanin e koleges sime, shkrimtares Brunilda Zllami

    Mentor Petrela: Për romanin e koleges sime, shkrimtares Brunilda Zllami

    Romani “Ava” i Brunilda Zllamit, “Dudaj”

    Lexova deri mbrëmë vonë AVA dhe tashmë si Odisea duke kaluar Gjibraltarin mendoj se të duhen përkthyes që të Atllantizohesh.

    I ftuar në Qerret nga Ismail Kadare përpara 15 vitesh, në fund të drekës e pyeta: A ka letrarë të rinj  shqiptarë të talentuar? Mbeta i shtangur kur u përgjigj: Është vetëm një vajzë Bruna Zllami që dallohet nga të tjerët dhe është shpresë për të ardhmen nëse vazhdon. Mos është mjeke neurologe? Nuk e di, dhe kërkoi me shikim Helenën e cila mbeti si Sfinks.

    Atëherë u thashë se një Bruna Zllami e kam pasur studente ne neurologji dhe nuk duhet të ketë të dyte me këtë emër nisur nga dimensioni i vendit e toponima e mbiemrit. Nuk e kam ditur që ajo shkruante por sipas Nietzche-s, që të shkruash duhet të kesh studiuar mjekësi e te njohësh filologjinë.

    Të dy, Ismaili me Helenen në një goje me “sulmuan”. Po ti pse nuk ulesh e shkruan? Me që ishte një diskutim i hershem u mbrojta me Brunën dhe duke respektuar një parim miqësie që mos divulgoj  diskutimet ezoterike  i kërkova nëse me lejonte t’ia transmetoja Brunës opinionin e tij. Së bashku me Helenen insistuan të mos reshtja këtej e tutje.

    AVA

    E lexova dhe kur kalonte e shtuna ose e diela paradreke pa e prekur librin me mbetej mendja aty.

    Roman fiktiv i shkruar në stil modern të karaktereve të Emës Bovari ose të Tesit të d’Uberville.  

    M’u duk vetja sikur pushtova një botë shqiptare e cila më mungonte e njëkohësisht e kërkoja të ishte reale. Më lindte spontanisht kur vendosja shënimet dhe bookmark ndër faqet një dëshire për të nisur përkthimin por nuk jam Jusuf e Azis Vrioni dhe më pushtonte ndjenja se do ta  tradhtoja Brunën (traduttore). Kam lexuar dhe dy romane të saj më parë dhe të them të vërtetën për lexuesit kam parasysh Orhan Pamuk që thotë po lexove 10 romane në vit aq here je më pak stupid.

    Mendoj që tashmë Bruna ka shkruar 17 dhe po plotëson Komedinë Njerëzore Shqiptare.

    Karakteret e saj Ava, Gabrieli, Marjani, Feliksi, Ai, etj. tek AVA janë “les parvenues” ose “upstart” të shoqërisë sonë postotalitare, që i jetojmë çdo ditë.

    Bruna tashme ka një vështrim binokular midis jetës dhe vdekjes. Por stili i përshkrimit të së bukurës nuk ka kornize që të mbajë Pasqyrimin që i bën Bruna.

    Duke qene neurologe ajo ka zbërthyer karakteret në rrymën e koshiencës të Virginia Woolfs të cilat i shtjellon i përpunon në stilin e saj tashmë që karakterizohet nga filozofia e pasionit dhe afeksionit sidomos tek AVA.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË