nga Martha Acmann
Kur ishte në udhëkryq ajo kërkoi këshillën e një shkrimtari tjetër
Më 15 Prill 1862, Emily Dickinson nuk u ul të shkruante letrën më të rëndësishme në historinë e letrare amerikane. Por shumë studiues besojnë se këtë bëri. Në Amherst, Massachusetts, me shkollimin e përfunduar dhe fillimin e një jetë të veçuar nga bota, Dickinson-i ishte në një udhëkryq. Tashmë kishte kohë që shkruante seriozisht poezi. E kishte përzemër shkrimin e vargjeve nëpër broshura të vogla, shkruante 20 ose më shumë poezi nëpër letra të palosura, të cilat i vendoste mbi njëra-tjetrën dhe pastaj u ngjiste anët. “Fashikuj,” i quajti më vonë një redaktor. Me mbi 400 poezi të shkruara, disa të lexuara mes miqsh dhe në familje, disa të botuara në mënyrë anonime në gazeta, 31 vjeçarja Dickinson vriste mendjen nëse ishte e gatshme të dilte para publikut ose të paktën të kontaktonte dikënd që mund t’i jepte një mendim.
Një Atlantic Monthly i kishte tërhequr vëmendjen një artikull. “Letër për një kontribues të ri” nga eseisti Thomas Wentworth Higginson-i u jepte këshilla shkrimtarëve të mundshëm që kërkonin të botoheshin. Sugjerimet e Higginson-it ishin të larmishme, nga ato praktiket (përdorni pena të mira, bojë të zezë dhe letër të bardhë) deri tek më seriozet (“Mund të ketë vite plot pasion një botë dhe gjysmë jete në një fjali”.) Edhe pse rrallë shkëmbente letërkëmbim me dikë që nuk e njihte, diçka brenda saj e shtyu t’i shkruaj.
Javë më parë, qyteza e Amherst-it kishte pësuar një goditje të tmerrshme. Frazar Stearns-i, djali i shtrenjtë i presidentit të kolegjit Amherst, ishte vrarë në betejë. Dickinson-i pa të vëllanë që u pikëllua nga kjo. “Ai vazhdont të përsëris, “Frazeri është vrarë, Frazeri është vrarë “, ashtu si i tha Ati – Atij” shkruante ajo. “Dy-tre fjalë plumbi e tronditën dhe bëhen gjithnjë e më të rënda”. Një nga shokët e klasës së kolegjit, ndërtoi një arkivol me dërrasat e fushë-betejës dhe lundroi gjashtë milje nëpër lumin Neuse në det të hapur drejt luftanijeve të Unionit. I qëndroi afër trupit të Frazar-it derisa arriti në Amherst, ku William Augustus Stearns-i s’mundte dot ta shihte trupin e të birit 21-vjeçar.
Fitorja e Unionit në New Bern, Karolina e Veriut në mars 1862 ishte vendimtare për “Djemtë e Amherst-it”, një regjiment i udhëhequr nga ish profesori i kimisë William Clark. Pasi trupat u vunë në zotërim të një topi të Konfederatës, gjeneral brigade Ambrose Burnside kërkoi që ai të dërgohej në Amherst si shenjë mirënjohje për sakrificën e Stearns-it dhe të tjerëve. Më vonë kolegji mbajti një ceremoni dhe babai i poetes mbajti një fjalim. Edward Dickinson-i vuri në dukje se të gjitha jetët përfshihen nga dallga e historisë. Në këtë çast prekës, tha ai, individët janë të lidhur me ngjarjet që i rrethojnë me anë të “shoqërive të shenjta”.
Të nesërmen, pranvera dha shenja se po vinte Në ditarin e përditshëm ku përshkruante motin, profesori i Kolegjit Amherst Ebenezer Snell shkroi që ngrica e tokës më në fund kishte shkrirë. Retë u shpërndanë në qiell dhe në pellgjet rreth qytezës bretkosat filluan korin e tyre sezonal. Emily s’ishte ndjerë asnjëherë aq e gatshme për t’ia paraqitur veprën e saj botës. Ndoshta fjalët e të atit për “shoqëritë e shenjta” e nxitën. Ndoshta e kuptoi që lexuesit të cilëve u kishte besuar, kushërinjtë, kunata dhe miqtë, ishin të zënë me jetët e tyre dhe s’kishin kohë për të si dikur. Numri në rritje i vdekjeve të luftës dhe vetëdija gjithnjë e më e fortë se jeta mund të ndryshonte për një çast, e elektrizoi qenien e saj. Edhe patriotizmi mund të ketë luajtur rol. “Kjo letërsi amerikane që kemi ne do të jetë nesër klasike, nëse ne bëjmë tonën”, kishte shkruar Higginson-i në Atlantic, “Nëse, detyra ju thërret dhe mundësia ju jepet, shiheni si një privilegj për të bërë atë që u takon”.
Dickinson-i i pa edhe një herë të gjitha poezitë, dhe përzgjodhi katër: “Luajmë kinse margaritarin”, “T’rrëfej si dielli lindi”, “Më afërta ëndërr prapsohet-e pakryer” dhe “Ndore në ato oda alabastri” (Përktheu Arben Dedja). Ajo nxori një letër tjetër dhe shkroi.
Zoti Higginson,
A jeni shumë të zënë për të më thënë nëse Vargjet e mia janë gjallë?
Mendja është aq afër vetvetes – s’mund ta kuptoj, e di që s’mundem-dhe s’kam çfarë të të pyes –
A mendoni se vargjet marrin frymë – dhe a keni kohën e lirë për të ma thënë, do t’u isha sakaq mirënjohëse –
Nëse bëj gabim – sepse guxuat të më thoni – do të më bënte të ngjallte vërtetë nderim-kundrejt jush-
Bashkangjes emrin tim – duke ju pyetur, nëse mundeni – Zotëri – të më tregoni cila është e vërteta?
Se nuk do të më tradhtoni – është e panevojshme ta kërkoj – meqenëse nderimet janë peng i vetvetes –
Kur Thomas Wentworth Higginson-i mori letrat e mbërritura nga zyra postare e Worcester-it, Massachusetts, atij ngjalli kureshtje njëra prej tyre. S’kishte asnjë nënshkrim, por brenda ishte një zarf më i vogël, dhe e shkruar mbi letër ishte emri i Dickinson-it. Lexoi poezitë dhe i ktheu përgjigje. Do të kalonin tetë vjet derisa Thomas Wentworth Higginson-i dhe Emily Dickinson-i u takuan ballë për ballë, por marrëdhënia e tyre e cila filloi me atë letër të rëndësishme do t’u ndryshonte jetët.
Higginson-i kuptoi shpejt se ishte më mirë të mos i jepte këshilla. Ajo e njihte mendjen e vet më mirë se kushdo tjetër. Por meqë s’ia ofronte dot kritikën letrare, i ofroi miqësi të përhershme dhe një interes të pareshtur për terrenin e egër të mendjes së saj. Kur ajo vdiq në vitin 1886, ai udhëtoi për në Amherst për t’i lexuar në funeral një poezi Emily Brontë. Më vonë, pasi motra e Dickinson-it gjeti dhjetëra fletë me poezi të stivosura mbi njëra-tjetrën, future në sirtarin e dollapit, ajo e kontaktoi. Higginson-i dhe bashkë-redaktori Mabel Loomis Todd filluan punën, dhe më 1890, vëllimi i titulluar “Poezi” filloi udhëtimin në botë.
Gjatë pjesës tjetër të jetës, Higginsoni vazhdoi të mendonte për atë letër të pare, me rreshtin e parë shpërthyes, vizat, sintaksën e ndërprerë dhe zarfin brenda zarfit. Por mund të ketë qenë ajo fjala “e gjallë” në fjalinë e parë që nuk iu shqit kurrë nga mendja.
Kur fati i takoi dy më 15 Prill 1862, Emily Dickinson-i nuk e pyeti nëse vargu i saj ishte “i botueshëm” ose “i mirë”. Ajo e dinte tashmë, apo jo? Ajo e kuptoi që poezia duhej të udhëtoj, duhej të ishte e brendshme, dhe duhej të gjente rrugën e saj në trupat tanë. Në atë ditë të butë pranvere, ajo ndërmori hapin më të pashembullt të jetës së saj. Letra për Thomas Wentworth Higginson-in ndryshoi rrjedhën e letërsisë amerikane dhe na mësoi që poezitë e mëdha duhet të marrin frymë. Për të goditur në shenjë, Dickinson-i e dinte se poezia duhej të ishte e vetëdijshme, e gjallë, dhe me mundësinë për t’iu shfaqur botës.
Përktheu: Granit Zela