More
    KreuÇmimeKineasti Piro Milkani vlerësohet me medaljen “Ambasador i filmit shqiptar”

    Kineasti Piro Milkani vlerësohet me medaljen “Ambasador i filmit shqiptar”

    Pas vlerësimit me çmim në Çeki, një tjetër medalje mirënjohje iu dorëzua kineastit Piro Milkani nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Gjatë ceremonisë së dorëzimit të kësaj medalje, bashkëpunëtorët e tij, e kanë vlerësuar Milkanin jo vetëm si kineast, por edhe si njeri.

    “Motivi i kotë”! Ky është një nga realizimet e para kinematografike, që Piro Milkanin do të rikthenin edhe një herë pas, në vitet ’60, gjatë viteve universitare në Pragë. Emocionet e tij ishin të forta, teksa shikonte këtë prodhim kinematografik, në ceremoninë që u zhvillua në Ministrinë e Kulturës në nderim të tij, pas vlerësimit që mori në Çeki, si “Njeriu i përkushtuar”. Ministrja e Kulturës, së bashku me ambasadorin çek shprehën mirënjohjen e tyre, për kontributin, që kineasti shqiptar ka dhënë, duke kontribuar për Republikën Çeke, edhe veçanërisht për kinematografinë shqiptare. Rreth 60 vite krijimtari artistike, rreth 20 filma të gjatë, dokumentarë edhe të shkurtër, si “Zonja nga qyteti”, “Ngadhënjim mbi vdekjen” apo edhe “Trishtimi i zonjës Shnajder”, që ruhen si thesar në Arkivin e Filmit, do të cconin në vlerësimin me një medalje mirënjohje kineastin, si “Ambasador të filmit shqiptar”. Për Piro Milkanin këto vlerësime mirënjohje, kanë një vlerë të madhe, sepse vijnë në një moment, që ai mendonte se krijimtaria e tij artistike kishte përfunduar. Kineasti shqiptar para disa ditësh u vlerësua në Çeki me çmimin, “Falënderim njeriut të Zot”, si një nga 14 kontribuuesit më të rëndësishëm për Republikën Çeke.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË