More
    KreuLetërsiBibliotekë"Kaos", poezi nga Dinos Siotis

    “Kaos”, poezi nga Dinos Siotis

    Përktheu: Ardita Jatru

    Sërish

    Le të bëhen të dukshme distancat sërish
    që brenda nesh i bartim, të shëmbëllejnë sërish me ëngjëj fjalët e shkrojtura në
    pëshpërimat e rërës

    kopshti ëndërron zogj dhe lule të egra
    dhe vazot prej balte lëvdojnë manushaqet,
    karafila dhe zambakë,

    le ta gjejmë pra sërish veten tonë
    të fshehur në udhën e pafrymë të përditshmërisë, në shkretëtirë
    dhe në orët e shkurdisura të qiellit.

    Athinë, 10 Mars 2006


    Heroi i poemës

    Heroi i poemës prej këtij çasti nuk shkruan
    më përkohësisht sepse nuk di në vdekjen
    urren më tepër apo jetën, nuk di nëse do shtrinte dorën e tij të ndihmojë

    një të dobët, a një të fuqishëm të bëhet ende më superior
    për të luftuar plogështitë  e të dobëtit,
    heroi i poemës ka një shikim të largët
    dhe afër ndonjëherë,

    varet nga dita, jeton
    në një botë gjithë lumenj, liqene dhe det
    ushqehet me lajme në celular, çdo ditë

    komenton aktualitetin me tekste të derdhura në faqen e tretë të gazetës,
    nuk shkëlqen diku, është thjeshtë një hero
    i një poeme të thjeshtë.

    Tinos,  12 Shkurt 2024


    Mbijetova

    Mbijetova aksidentalisht jo nga mrekullia
    ndërsa të gjallët kalbeshin në trupat e të
    vdekurve
    e ndërkohë fjalët humbisnin kuptimin
    në gojët e politikanëve

    ndërsa ata përkarshi nxitonin të turreshin
    në panairin e elefantëve dhe si të jenë insekte, Palestinezët i shtypin me këmbë,

    por mbijetova dhe hamendësohet që
    në vdekjen tjetër në kafene nuk do jem më
    duke pirë kafenë e hidhur të ngushëllimit
    me peksimadhen e zezë.

    Tinos, 5 Shkurt 2024


    Kaos

    Në librin e ardhshëm do desha
    një fotografi me kaosin, do desha
    botuesi im të dërgonte një fotograf
    dhe një ditë të vijë në shtëpinë time
    e para kaosit të më fotografojë,
    nuk më thonë gjë sfondet me bibliotekë  dhe libra,
    më janë kthyer në makth, më lodhin
    vetëm që i shoh

    dua kaosin për sfond
    sigurisht që të zbulohet nuk do jetë e lehtë
    e jo më t’i thotë të qëndrojë prapa meje mos lëviz se do të nxjerrë në fotografi

    mundet ta joshë me akullore a pak pafundësi
    kush e di, të shohim, gjithçka është në diskutim.

    Tinos, 5 Shkurt 2024


    Gracias a la Vida

    Ngushëllohuni me kafshën tuaj shtëpiake
    me kafenë tuaj, marramendjen, tabletat
    me një vazo në nevojë, me një serial

    Tigri është kaq larg sa dhe Eufrati
    në Meksikë vrasje çdo ditë
    dielli vonohet në El Paso
    Gracias a la Vida gjer tutje nuk dëgjohet.

    Athinë, 6 Janar 2016


    Tashmë

    Tashmë heronjtë mungojnë me leje
    në dyqane të kyçura harruam dritën
    furtuna s’ka nisur ende dhe të fshehtat tona
    të tmerrshme i kemi ngjeshur aq sa
    mundemi më thellë

    tashmë dashuria u bë lakuriq nate
    dhe netëve hidhet nga njëri prag tek tjetri
    duke kërkuar gjakun tonë të dashurisë
    tashmë hija e erës përkëdhel hijen tonë
    ndërsa bie, e dobët dhe e rrënuar mbi gjëra të stërthëna

    tashmë kam veshur frikërat
    të mos më njohë bashkë udhëtari
    i kohës që më skërmit dhëmbët e tij vazhdimisht

    tashmë gjithçka regjistrohet si e përkohshme:
    gjelbërimi i pareshtur, të stërlënduarit dhe të mbyturit në detyrime familjet gjithaq
    dhe përjetësia.

    Athinë, 16 Janar 2016


    Dinos Siotis (Tinos, 1944) është një nga poetët më emblematik dhe produktiv i poezisë bashkëkohore greke.
    Me një biografi tejet të pasur në fushën e botimeve si poezi, publiçistikë, kritikë letrare, njëkohësisht botues dhe organizatori i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë në Athinë.  I angazhuar në çështjet sociale ku reflektohet thellësisht në poezitë e tij. Ka studiuar Drejtësi në Universitetin e Athinës dhe Letërsi Krahasuese në Universitetin Shtetëror të San Franciskos. Ka punuar si këshilltar shtypi në Ambasadën e Greqisë në Otavë dhe Konsullatat e Greqisë në San. Francisco, Nju Jork dhe Boston. Ka dhënë leksione për poezinë greke në Bibliotekën e Kongresit, Bibliotekën Kombëtare të Kanadasë, Universitetin e Harvardit dhe institucione të tjera intelektuale. Është vlerësuar me Çmimin Shtetëror të Poezisë në 2007.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË