Një intervistë e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare është publikuar në faqen e pare të gazetës prestigjioze franceze “Le Monde”. Intervista me gazetaren Florence Noiville përfshihet në një rubrikë të sezonit të verës të titulluar “Shkrimtarë të mëdhenj, biseda të mëdha”
Nga Florence Noiville
Gazetarja Florence Noiville ka qenë në Shqipëri që në muajin maj dhe ajo e ka intervistuar shkrimtarin në shtëpinë e tij në Tiranë. Në hyrje ajo flet për ish apartamentin e tij në rrugën e Dibrës, tashmë të shndërruar në muze, për Gjirokastrën, kohën e diktaturës komuniste dhe jetën e shkrimtarit sot.
Vizituam studion e Ismail Kadaresë, muret e së cilës janë pikturuar me ngjyrë jeshile. Nga aty mund të shihet oxhaku në cepin e të cilit ai rrinte çdo mëngjes për të punuar, në shoqërinë e e flakëve të zjarrit në vatër. Zbulojmë makinën e shkrimit Hermes Baby – një emër që shkon përshtat autorit si një njohës i mitologjive – në të cilën u shtypën romanet e tij të shkëlqyera të kohës, “Dimri i vetmisë së madhe”, “Prilli i thyer”, “Pallati i ëndrrave” … (1973, 1980, 1981, të gjitha librat e tij janë ekskluzivitet i Fayard, që i ka botuar veprat e tij të plota në dymbëdhjetë vëllime, midis 1993-shit dhe 2004-s).
“Portreti i tij nuk figuron ende në kartëmonedhat shqiptare, por ai mishëron i vetëm kulturën e këtij vendi”, shkruan Noiville e cila ka biseduar me shkrimtarin duke rufitur një kafe turke të përgatitur nga bashkëshortja e tij Helena.
Tani sapo ka mbushur 83 vjeç. Rikthimi i shkrimtarit në Tiranë, kryqytet, gjithmonë manifestohet. Në maj ishte për përurimin e “shtëpisë muze Kadare”. Ky është një apartament tipik i viteve 1960, ku ai jetoi dhe ka shkruar gjatë orëve më të këqija të regjimit komunist (1944-1991). Ishte një shtëpi me dy dyer; njëra për të hyrë, tjetra për të dalë. Njëra nuk është kurrë shumë e sigurtë në diktaturë – dhe kjo tashmë sapo është hapur për publikun.
Çfarë ndjetë kur shtëpia juaj studio u inaugurua në Tiranë?
E shoh veten përballë oxhakut. Çuditërisht me ndjenjën se jam një “shkrimtar i lirë”. Gruaja ime Helena punonte në një shtëpi botuese. Çdo mëngjes unë rrija vetëm dhe shkruaja A ka gjë më të mrekullueshme? Disa nga librat e mi ishin të ndaluar, por unë shkruaja pak a shumë atë që doja. Disa herë e ndjeja që një frazë ishte e mirë. Ndonëse mund të dukej pa logjikë, unë e ndjeja bukurinë e saj të fshehur. E provoja fizikisht. Për mua çdo lloj ngushëllimi ka qenë brenda letërsisë. Dhe në misterin e të qenit i kuptuar, ndonëse vetëm prej pak vetëve.
Mendoni se keni pasur fat?
E njihni ju proverbin latin “Vivere militare est”? Eh.. dhe nëse të jetosh është si të luftosh duhet të jesh i lumtur nëse nuk je vrarë (qesh). Për mua të jetosh do të thotë të bësh letërsi. Të mos e bëja dot këtë detyrë do të ish njësoj sikur të mos jetoja. Unë arrita ta bëj dhe nuk u ndalova nga asgjë. Atëherë po unë kam qenë me fat. Disa herë më thonë në Shqipëri: “ah sikur të kishe jetuar në një vend të lirë”. Po kush e di? Kush mund ta dijë nëse gjithçka mund të kish qenë ndryshe?
Sot, kur i ktheheni veprës suaj, cila është krenaria më e madhe?
Unë shkrova për dhjetëvjecarë të tërë nën diktaturën më gjakatare të Europës së pasluftës. Sot, vite më pas letërsia ime është e njëjtë. Ajo nuk ka ndryshuar. Nëse ju nuk e shikoni datën në fund të një vepre, ju nuk e kuptoni kur është shkruar ajo. Në 2017 përshembull unë u dominova në Britaninë e mdhe për çmimin Man Booker Interntaional me “Kamarja e turpit”, një tekst i shkruar në 1978 dhe dyzet vite më pas për lumturinë time juria gjykoi se leximi i saj është aktual dhe i natyrshëm. Për këtë jam i lumtur. Kam krijuar letërsi normale në një vend anormal.