More
    KreuÇmimeKadare nderohet në Amerikë me Çmimin e famshëm "Neustadt International 2020" i...

    Kadare nderohet në Amerikë me Çmimin e famshëm “Neustadt International 2020” i quajtur “The American Nobel Prize”

    World Literature Today, revista ndërkombëtare  e letërsisë dhe kulturës, shpalli në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës që Ismail Kadare është fituesi i 26-të i Çmimit të famshëm Ndërkombëtar Neustadt në Letërsi. I dhënë çdo dy vjet, Çmimi Neustadt ka meritë letrarë të jashtëzakonshme në letërsinë mbarëbotërore.

    Robert Con Davis-Undiano, drejtori ekzekutiv i World Literature Today, thotë se Kadare është “një nga shkrimtarët më të mëdhenj të botës dhe një mbrojtës i demokracisë dhe fjalës së lirë”.

     Çmimi Neustadt, shpesh referohet si “Nobel-i Amerikan” për reputacionin e tij si pasrendës i përzgjedhjes vjetore të Akademisë së Suedisë. Çdo shkrimtar i gjallë nga kudo në botë është i pranueshëm për këtë çmim. Juria është e përbërë nga autorë të mirënjohur ndërkombëtarë, dhe ky fakt ndihmon ta mbrojë çmimin nga presioni i jashtëm nga shitës librash, botues, dhe të tjerë që mundë të kenë interes të influencojnë rezultatin.

    Shpallja e Çmimit Neustadt u bë në recepsionin e Universitetit të Oklahomës në 16 tetor 2019.

    Çmimi Neustadt është çmimi letrar i parë ndërkombëtar i llojit të tij i krijuar në Amerikë dhe një nga çmimet e pakta ndërkombëtare në të cilën poetët, romancierët, dhe dramaturgët janë të pranuar në mënyrë të barabartë. Fituesve u jepet një çmim prej $50,000, një replikë e një pende shqiponje prej argjendi dhe një certifikatë. Një pasuri bujare nga familja Neustadt e Dallas, Teksas; Denver, Kolorado; dhe Watertown, Massachusetts, siguron çmimin në përjetësi.

    “Ne pranojmë se fuqia e fjalës së shkruar është një përgjigje ndaj një kuptimi më të gjerë ndërmjet njerëzve të botës, e si rezultat, ndaj një jetese më të paqtë dhe bashkëpunuese me njëri tjetrin, brenda këtij universi që sa vjen e ngushtohet.
    —Walter Neustadt Jr.

    Histori: Çmimi Ndërkombëtar Neustadt për Letërsi

    Çmimi është themeluar më 1969 si Books Abroad International Prize for Literature, më pas riemëruar  Books Abroad / Neustadt Prize para se të merrte emrin e tanishëm më 1976, The Neustadt International Prize for Literature. Çmimi Neustadt është çmimi letrar i parë ndërkombëtar i llojit të tij i krijuar në Amerikë dhe një nga çmimet e pakta ndërkombëtare në të cilën poetët, romancierët, dhe dramaturgët janë të pranuar në mënyrë të barabartë. Konsiderohet gjerësisht çmimi ndërkombëtar letrar më prestigjoz pas Çmimit Nobel në Letërsi dhe, në fakt, referohet shpesh si “Nobeli Amerikan” për shkak të rekordit të tij me 32 fitues,  të cilët në 48 vitet e kaluara kanë fituar çmim Nobel pas Çmimit Neustadt.

    Statuti i Çmimit Neustadt

    Statuti i Çmimit Neustadt përcakton që çmimi të jepetpër arritjev të jashtëzakonshme në poezi, prozë, ose dramë, dhe që të jepet vetëm në bazë të meritës letrare. Cilido shkrimtar i gjallë i çdo gjuhe është i pranueshëm, me kusht që të paktën një pjesë përfaqësuese e veprës së tij ose saj të jetë e botuar në anglisht, gjuha e përdorur gjatë diskutimeve të jurisë. Çmimi mund të shërbejë për të kurorëzuar arritjet gjatë gjithë jetës, ose drejton vëmendjen te një vepër e rëndësishme jetësore që është ende në zhvillim.

    “Që nga fillimi i tij, Books Abroad kanë shfaqur një shqetësim të madh për zgjedhjet vjetore të bëra nga Akademia Suedeze për atë më të respektuarit e çmimeve, çmimin Nobel për Letërsinë. Kur vendosëm të jepnim për herë të parë Çmimin Neustadt, Profesori Herbert Howarth… rekomandoi që poetët dhe dramaturgët të konsiderohen njësoj me romancierët; që çmimi jo domosdoshmërisht të kurorëzojë veprën e një jete, por duhet që me raste të drejtojë vëmendjen ndaj një pune të rëndësishme jetësore në zhvillim; më në fund, që autorët nga letërsitë më pak të njohura nuk duhet të konsiderohen si më pak të privilegjuarit. Çmimi Neustadt ka për qëllim të jetë … përfaqësues i shqetësimit amerikan për arritje të vërtetë në letërsinë botërore.”

    – Ivar Ivask, “Preamble”, Books Abroad 43: 4 (Vjeshtë 1969)

    “Serioziteti i zgjedhjeve përfundimtare të jurisë është ndoshta i ilustruar më së miri duke theksuar karakterin ndërkombëtar të listës së kandidatëve që rezultojnë, ku një shkrimtar islandez prezanton një romancier kolumbian, një poet izraelit zgjedh një poet jugosllav, ndërsa një amerikan poet-kritik zgjedh një koleg polak. Kështu, mjaft spontanisht besimi në vlerësimin e paanshëm letrar në një shkallë botërore, të cilën kjo revistë e ka përkrahur tani për dyzet e gjashtë vjet, është përsëri e shfajësuar.” – Ivar Ivask, “Redaktori Parenthesizes”, Books Abroad 46: 3 (Verë 1972), 426

    Familja Neustadt

    Mbështetja e madhe e familjes Neustadt kundrejt Universitetit të Oklahomas ka qenë thelbësore për zhvillimin e instituticionit. Që nga dhurimi i tokës për universitetin për Max Westheimer Airpark te shtesa Neustadt Wing për Bizzell Memorial Library, sponorizuar nga Çmimi Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë, dhe themelimit të Neustadt Professorship në Letërsi Krahasuese,  përmes tre brezash aktivë, lidershipi vizionar, familja Neustadt ka promovouar përsosmëri në edukimin e lartë.

    Familja Neustadt financoi atë që atëherë njihej si Books Abroad International Prize for Literature në 1972. Walter Neustadt Jr. (1919–2010) ka marrë diplomën e masterit nga Universiteti i Oklahomës në 1941 dhe ishte anëtar i Board of Regents dhe një i besuar i Fondacionit të UO kur Presidenti Paul F. Sharp shpalli dhuratën $200,000 më 17 Maj, 1972. Çmimi mori emrin e sotshëm Neustadt International Prize for Literature, në 1976. Më 1992 Walter mori Çmimin e Arteve të Guvernatorit të Oklahomës për mbështetjen e tij për letërsinë dhe artet  dhe një nderim si Doktor i Letrave Humane nga UO në 2005.

    Me çmimin NSK Neustadt për Letërsinë e Fëmijëve, një brez i ri i familjes Neustadt ia ka dedikuar veten përparimit të kauzës së përsosmërisë letrare në Universitetin e Oklahomës. Shkronjat “NSK” janë për Nancy, Susan dhe Kathy, fëmijët e Walter dhe Dolores Neustadt dhe financuesit e çmimit. Tri motrat vendosën të nxisin përmirësimin e letërsisë për fëmijë duke nderuar një shkrimtar bashkëkohor ose ilustrues të letërsisë për fëmijë çdo dy vjet. Që të tre u nderuan me çmimet Alumni të Regents në 2011 për përkushtimin dhe shërbimin e tyre në universitet.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË