More
    KreuIntervistaJonathan Franzen: S’do të doja të shkruaja gjëra që s’janë letërsi

    Jonathan Franzen: S’do të doja të shkruaja gjëra që s’janë letërsi

    Intervistoi: Isaac Chotiner

    A keni menduar ndonjëherë të shkruani një libër për racizmin?

    E kam menduar, por është rrëfim që më vë në siklet ta bëj, s’kam asnjë mik me ngjyrë. S’jam dashuruar ndonjëherë me një vajzë me ngjyrë. Po të kishte ndodhur, do të kisha guxuar të shkruaja.

    Po thoni që s’jeni dashuruar asnjëherë me një zezake?

    Ashtu është. Gruan s’e kam me ngjyrë. Unë shkruaj për personazhe dhe duhet ta dua një personazh në mënyrë që të shkruaj për të. Nëse s’ke pasur përvojë vetjake ta duash një kategori individësh, një njeri të një race tjetër, një njeri shumë fetar, dikë që mbart cilësi që përbëjnë dallime të mëdha mes njerëzve, mendoj se është e vështirë të guxosh apo madje të duash të shkruash, të hysh plotësisht në brendësi të këtij personi. Në rastin e romanit Dëlirësia, kisha shumë material që lidhej me Gjermaninë. Kisha kaluar dy vjet e gjysmë atje. E njihja letërsinë gjermane mirë, por s’shkruaja dot për Gjermaninë, sepse s’kisha asnjë mik gjerman. Mundësia e vetme për të qenë në gjendje të shkruaja për të ishte fakti që befas zura miqësi me miq gjerman të cilët i doja me të vërtetë. Pas kësaj nuk isha një i huaj armiqësor, por një i familjes dhe miqësor.

    Por, megjithatë, ka personazhe në romanet tuaja të cilët nuk të bëjnë fare t’i duash.

    Eh, po si e përkufizon ti dashurinë?

    Epo, realisht po mendoja, çfarë ju kuptoni me dashuri?

    Bëj të pamundurën të mos dëgjoj atë që njerëzit thonë për mua. Në fillim të romanit kjo ide i vjen Edlirës dhe ajo fillon bën një listë të gjërave që përbënin dashurinë për nënën e saj. Ndiente keqardhje, vuante për të, ndiente një tërheqje trazuese ndaj trupit të saj, dëshironte që ajo të ishte e lumtur, ishte e shtrenjtë për të. Mendoj se ka të bëjë me të pranuarit që një njeri tjetër është i tillë dhe ta kuptosh këtë plotësisht. Dhe të duash të jesh me këtë person, të të pëlqejë të jesh me këtë person pavarësisht nga të metat. Kështu, ashtu si te romani Dëlirësia, Andrea ka disa tipare të papëlqyeshme, por për shkak se ka pasur një fëmijëri të trazuar dhe për shkak se është përballur gjatë gjithë jetës me sëmundjen e tij mendore dhe meqenëse unë kam njohur njerëz të tillë ndërkohë që ai s’ishte thjesht një njeri i keq, luftonte pareshtur për t’u bërë njeri më i mirë. Mua më prekte kjo dëshirë e tij, e cila mendoj se është dëshirë e vërtetë, të duash të jesh njeri më i mirë. Kjo ishte pika e lidhjes sime me të. Pavarësisht nga ajo që bën, ai është i vetëdijshëm për atë që po bën, mendon për këtë dhe përpiqet të jetë i ndershëm. Ka edhe tipare të mira. Dhe gjithashtu, dashuria e madhe është pjesë e identitetit. Dhe identiteti im përbëhet nga shumë pjesë. Dhe jo për të gjitha këto pjesë do të doja të shkruaja, gjëra që s’janë letërsi.

    Kjo intervistë është vendi për ta bërë.

    Pikërisht. E di si është kjo paranojë. E di se çfarë do të thotë të shqetësohesh për atë që njerëzit po thonë dhe të fiksohesh me atë që po thonë për ty. Të gjitha këto gjëra Andreas i përjeton, ndërsa fama e tij është më e madhe se e çdo shkrimtari, por disa gjëra në lidhje me famën i kam mësuar nga përvoja ta tilla.

    A ka ndonjë shkrimtar që e keni zili?

    Nuk e ndiej këtë shumë, por tani jam dikushi. Në një univers të përfytyruar me shkrimtarë, çdo dy vjet, tre vjet, katër vjet, i gjithë vendi duhet të mbajë shënim se çfarë po shkruan dhe t’i kushtojë vëmendje për disa muaj librit të ri të shkrimtarit. Dhe duhet të shkruhen shkrime kritike kudo, duhet të ketë shtëpi plot me njerëz që duan të dëgjojnë për çfarë ka shkruar dhe libri i tij duhet të qëndrojë në krye të listës së librave më të shitur për vite me radhë dhe pastaj të gjithë duhet të bien në qetësi derisa të botohet libri tjetër. Kështu, pavarësisht se sa mirë po shkruan, nëse nuk boton një libër, kur sheh që dikush tjetër po tërheq vëmendjen, është një pjesë e vogël jotja që të thotë: “Pse po i kushtojnë vëmendje këtij njeriu? A e kanë lexuar të gjithë librin tim?” Është marrëzi. Marrëzi e vërtetë. Është ajo që shkrimtari në fshehtësi do. Mua s’më pëlqen ndjenja e vlerësimit të tepërt, megjithatë e kap veten duke menduar: “Epo unë nuk e mora këtë çmim. Kujt iu dha?” Nuk është zili, por në imagjinatën e shkrimtarit, kur fiton dikush, humbet dikush tjetër. Çdo gjë që merr dikush, të duket sikur po ta marrin ty. Është mirë të tregohesh racional për këtë dhe të thuash: “Është marrëzi ta mendosh kështu. Është hapësirë e madhe, ka vend për të gjithë ne.” Por s’jam i sigurt. Mbase s’është ndjenjë universale. Mbase unë jam njeri i keq.

    Sidoqoftë, jam i sigurt që kjo ndjenjë mbizotëron edhe në profesione të tjera.

    Por shkrimtari në veçanti, e ndien më shumë. Shkrimtari e ndien sidomos për shkak se krijon nga hiçi. Ti si shkrimtar as që ke një vegël tënden, ke vetëm egon tënde të vogël që të bën të dukshëm dhe të pambrojtur, pa dikë që i bie trumbetës apo basit për të tërhequr vëmendjen e ti të fshihesh. Mund të zgjedhësh çdolloj fjale, sipas çdolloj rendi, nuk ka rregulla për këtë. Pra, ajo që ti nxjerr nga vetja s’ka emër kur del dhe thjesht ti je autori. Është shprehje e asaj që ti je. Dhe mendoj se egoja e shkrimtarit përballet në mënyrë unike me përmasat e realitetit.

    Si e gjeni ekuilibrin mes dëshirës për të mos dëgjuar kritika në median sociale dhe faktit se janë çështje që lidhen me internetin dhe demokracinë, çështje të rëndësishme, dhe ma merr mendja që doni të shpreheni për to. Për të kuptuar median sociale, a duhet të bëhesh pjesë e saj? Sepse besoj që ju s’e kaloni gjithë ditën në Twitter.

    Jo, s’e kaloj gjithë ditën në Twitter. Ndjenja që unë provoj buron nga përvoja ime si shkrimtar, e cila më shtyn të mendoj se është më mirë të mos dish tepër për diçka. Bëhu pjesë e diçkaje, provoje, ndiq intuitën tënde, atë që po të tregon instinkti për atë që po vëzhgon. Pastaj shkëputu dhe mendo me të vërtetë për këtë dhe përdor imagjinatën. Kështu, komedia “Silicon Valley” na shpie tek instinkti primitiv që më tregon se kjo teknologji s’para duket se i ka çliruar njerëzit. Duket sikur njerëzit po sillen vërdallë të skllavëruar nga smartfonat. Kjo është ajo që shohim për sa i përket sjelljes. “Mendoj se është vërtet e rrezikshme, nëse jeni një amerikan i bardhë liberal, të mendosh që qëllimet e tua të mira mjaftojnë për të nisur të shkruash një vepër letrare për zezakët e Amerikës”. Kam ndjekur një kolegj të arteve liberale ku vlerësoheshe nëse flisje me kompetencë për gjërat që lexoje, për një kapitull libri që lexohej me nxitim një natë para provimit. Por si shkrimtar veprash letrare, nëse u kushton me të vërtetë shumë vëmendje gjërave të vogla, mund të marrësh shumë nga ato. Një përvojë e përjetuar fort mund t’i tregojë shumë një shkrimtari.

    A ka ndonjë kundërthënie mes kësaj dhe asaj që thatë më lart për ndjenjën e pamundësisë për të shkruar për racën për shkak të mungesës së përvojës?

    Jo, po flisnim për dashurinë. Për dashurinë. Pra, thashë se është vërtet e rrezikshme, nëse je amerikan i bardhë liberal mendon se qëllimet e mira për të shkruar një vepër letrare për zezakët e Amerikës mjaftojnë. Këtë dua ta theksoj fort. Kam menduar shumë për këtë, sepse çështja e racës është shumë e rëndësishme në Amerikë.

    A keni menduar të shkruani një libër më të shkurtër ose tregime. Librat tuaj të fundit kanë qenë voluminozë.

    Të gjitha romanet e mia kanë qenë të së njëjtës madhësi, rreth 530, 540 faqe. Kjo është madhësia e librave të mi. Vë re që më nxisin të shkruaj një roman të shkurtër që të mund të studiohet në shkollat e mesme, sepse kështu agjencia letrare fiton më shumë para të cilat mund të dhurohen për ruajtjen e zogjve.

    Si do t’i përkufizonit librat që shkruani?

    Epo, ato s’janë romane politike. Kjo është e sigurt.

    S’mendoni se librat tuaj janë politikë? Nuk janë si romani “Këshillë dhe kënaqësi” i Allen Drury-t, një roman për politikën e Uashingtonit, por ato janë politikë apo jo?

    Janë të vetëdijshëm për politikën, por nuk mbështesin ndonjë çështje politike. Dhe nuk kërkojnë të kesh pikëpamjet e shkrimtarit që t’i pëlqesh librat.

    Cila është rutina e të shkruarit kur jeni duke shkruar një libër?

    Shumë rrallë më ndodh të kem një rutinë të shkruari. Do të kisha shumë dëshirë të shkruaja gjatë gjithë kohës, por këto ditë janë në mënyrë tragjike kaq të pakta. Rutina që ndiqja kur shkruaja artikullin e botuar së fundi, një shkrim për Antarktidën i botuar në New Yorker: zgjohesha në tetë të mëngjesit dhe haja mëngjes, lexoja New York Times të cilën e lexoj akoma. Pastaj udhëtoja me makinë për dhjetë minuta për të shkuar te zyra ime. Është një dhomë e vogël, e errët, e ftohtë, e qetë dhe punoj në mënyrë ideale për gjashtë orë, gjatë të cilave përpiqem të shkruaj një mijë fjalë. Pastaj kthehem në shtëpi dhe dy orë i kaloj duke  u marrë me e-mailin. Më pas shkoj në palestër, ose luaj tenis, pi diçka. Kathy vjen në shtëpi pasi i ka bërë një vizitë së ëmës. Hamë darkë, shohim televizion, lexojmë diçka. Këto ishin ditë të lumtura.

    Sa angazhoheni me kulturën popullore? A s’ndieni se duhet ta bëni, përderisa shkruani libra të rëndësishëm për Amerikën?

    Jo, jam dembel. S’më pëlqen të bëj kërkime për librat. Nganjëherë e detyroj veten me forcë të bëj kërkime kur s’di asgjë për temën, por ideja e ekspozimit ndaj gjërave vetëm për të grumbulluar përshtypje më duket se s’është punë për një romancier të vërtetë, sepse unë s’jam nga ata që dalin në rrugë me libër shënimesh në dorë. S’dua të ndodhem në situata të vështira, ndërsa përpiqem të gjej material që mund ta përdor për shkrimet. Jo, kultura popullore që konsumoj është vetëm ajo që më pëlqen. Kështu di shumë gjëra për Ligën Kombëtare të Futbollit (LKF), sepse, më duhet ta pranoj me keqardhje, vazhdoj ta pëlqej shumë të parit e ndeshjeve të futbollit të LKF. 

    Përktheu: Granit Zela

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË