Ishte rreth vitit 2010 kur Ismail Kadareja erdhi në Londër. Sapo kishte dalë ‚Aksidenti‘ në anglisht, dhe botuesi e ftoi nga Parisi për të marrë pjesë një një serë promovimesh, takimesh me lexuesit, etj. Do te qëndronte një javë gjithsej në Angli. Bashkë me një përfaqësues të shtëpisë botuese, e takova në stacionin hekurudhor St Pancras, ku arrijnë trenat nga Parisit që zhbirojnë si uritha nën La Manshin. Zoti Kadare rrodhi sytë në dritën verbuese të stacionit dhe dukej paksa i hutuar nga turmat dhe zhurma e metropolit tonë
M’u kujtua se Anglia dhe Londra nuk figurojnë shumë në krijimtarinë e Kadaresë, përveç në lidhje me Shekspirin, dhe pata dëshirë t’i tregoja diçka nga qyteti, për shembull teatrin e rindërtuar ‚Globe‘ në bregun e Tamizit. Por botuesi kishte hartuar një program shumë të ngjeshur, rraskapitës.
I ishte caktuar Zotit Kadare një hotel në lagjjen Soho. Ai më pyeti pse Soho kishte një emër të keq. Iu përgjigja se nuk kishte emër të keq, por është lagjja e qejfit dhe prej shekujve u ka ofruar strehim shkrimtarëve, artistëve, piktorëve pijanecë, dashamirëve të kuzhinës së sofistikuae dhe nonkonformistëve të të gjitha llojëve. Hoteli ishte i vogël, por luksoz, dhe përfaqësuesi i shtëpisë botuese na treguan me gisht disa aktorë dhe këngëtarë të famshëm që ishin bashkëmysafirë, dhe u befasua se emrat e tyre nuk na ishin të njohur as Zotit Kadare, as mua. Zoti Kadare u shqetësua nga fakti se botuesi më kishte kërkuar të lëja të gjitha punët e mia për një javë rresht për ta përcjellë në programin e tij, pa asnjë honorar. Kjo i dukej atij i padrejtë dhe më ftoi për drekë në restorantin e hotelit. I thashë se te ,Aksidenti‘, të cilin porsa kisha përkthyer, kishte shumë hotele dhe bare luksoze dhe ai më tha se i vinte mirë se kisha vurë re këtë karakteristikë, se i kishte futur me qëllim, që letërsia shqipe të mos jetë vetëm me baltë. Gjatë drekës, më tregoi shumë anekdota për udhëtimet e tij në kohëra të tjera, në Moskë në kohën e ‚shkrirjes‘ hrushçoviane, në Kinë në kohën e Revolucionit Kulturor, dhe në Vietnam gjatë bombardimeve amerikane, duke kujtuar një botë të zhdukur plot me drama gjeopolitike. Por në fund të fundit lagjja Soho nuk i la Ismail Kadaresë ndonjë përshtypje të mirë, se nuk gjente asnjë kafene të qetë ku mund të shkruante së paku një orë në ditë. Vërtet në zallamahinë e Londrës nuk ka vend që mund të krahasohet me Cafe Rostand-in në Paris.
Besoj se promovimet e librave janë një kënaqësi të veçantë për shkrimtarë fillestarë, të pamësuar me vëmendjen e publikut. Por për shkrimtarë me famë bëhet e mërzitshme të ulin nëpër librari para radhëve të pafundme të lëxuesve që kërkojnë firmën a autorit te faqja e parë, mundësisht me ndonjë dedikim të veçantë. Nobelistja e madhe Doris Lessing refuzonte kategorisht të bënte këtë gjë. Pashë se edhe Zoti Kadare tani ishte ngopur me këto rituale. Patëm takime në librarinë e njohur katërkatëshe Foyles, në sallën e shoqatës PEN International, në Festivalin e Letërsisë në Cheltenham. Cilësia e diskutimeve ishte e ulët dhe pjesëmarrësit shpesh bënë pyetje për politikën e ditës, për bashkimin kombëtar të shqiptarëve dhe për çmime letrare të marra dhe të pamarra. Rrallëkush pyeste diçka lidhur me romane të shumya që kishte nxjerrë Ismail Kadareja. Ai, duke pritur përkthimin tim, me kthente një shikim të lodhur dhe të mërzitur. Edhe unë, i pamësuar të përktheja me gojë para publikut, u ndieva në një pozitë të vështirë, dhe nuk besoj se ne të dy shkëlqyen në këto promovime.
Ka shkrimtarë që komunikojnë lirshëm në shfaqje publike, që ndihen të lirë dhe te çlodhur në një sallë plot me dashamirës të tyre. Por kjo aftësi nuk ështe talent i domsdoshëm për çdo shkrimtar. Ka edhe ata që komunikojnë me mijëra-mijëra lexues në heshtjen e studiove të tyre. I lexojmë ne qetësinë e shtëpive tona dhe atje e zënë vendin në jetën tonë.