More
    KreuLetërsiShënime mbi libraJ. M. Hunter: Rudolf Marku, rrëfime nga një shpirt që nuk prehet

    J. M. Hunter: Rudolf Marku, rrëfime nga një shpirt që nuk prehet

    Me librin ‘ Hyjnë malet, shkrimtari i shquar shqiptar dhe komentuesi publik, Rudolf Marku, u ka dhënë lexuesve amerikan një libër poetik magjepës. Përmbledhja mbart dëshminë e mendjes depertuese filozofike të autorit, zotërimin e përsosur të gjuhës, shpirtin e lindur prej udhëtari dhe marrëdhënjet komplekse me vendin e lindjes dhe atë të adaptuar.

    Duke e çuar lexuesin në udhëtimin e bisedave intime, peisazheve tjetërsoje, dhe subjekteve të ndryshme, poeti në mënyrë eksperte bën Një botën e lashtë me atë modernen, përmes karekterizimeve të gjalla dhe pikturimit të figurave të së kaluares e të sotmes, simboleve dhe imazheve. Si të donte të provonte bujarisht shkakun e zgjedhjes si Poeti i Parë Laureat i Shqipërisë, Marku ka krijuar këtë kryvepër provokuese. Ashtu si matematikanët që mund të brendashkruajnë forma gjeometrike të cilat, cekin njëra tjetren por pa u kryqëzuar, poezitë e Markut kanë secila një vlerë më vete, por duke u bërë më te kuptueshme të marra së bashku. Libri gjithasht na ndihmon që të kuptojmë dhe vetë poetin. Sfondi i Markut dhe përvoja e tij jetësore vijëzohen ndarazi, por prapë duke bashkuar shtresat e ndryshme të qënies. Edhe pse një krah shtrihet sipër brigjeve familjare të Adriatikut, pranë vendlindjes së tij, Lezhës, krahu tjetër përfshin ‘’pllajat e shkreta të qyteteve moderne’’ ku poeti udhëton larg prej vendlindjes së vet.

    Që në gjuajten e parë të përshendetjes, Rudolf Marku identifikon praktikuesit e zanatit të vet si banorë të Ferrit. Duke shërbyer në rolin e guides përmes iluzionit Dantesk, Marku i përshkruan poetët si të kuptueshëm për veten, por të keqkuptuar, të dashakequr dhe të padeshifruar prej ‘’ mëkatarëve të braktisur nga gjuha,, -të cilët poeti gjithsesi përpiqet t’i arrijë. Duke pasë provuar, në fillimet e karierës, cenzuren prej autoriteteve dhe kritikëve të atdheut, shkrimtari shqiptar artikulon ndjesitë e izolimit, persekutimit, dëshpërimit dhe frustracioneve ndaj mënxyrës së poetëve të vet bashkëkohor ‘’kundër gravitacionit të dashnisë,,. Marku përsërit, tokëzon , dhe i lokalizon këto sentimente në librin e vet, si një tribut të ankthshëm patriotik me rezonanca të barabarta për të gjithë poetët që u duhet të gjuajnë sfidat kur ballafaqohen me audienca potencialisht apatike dhe jo të favorshme.

    Tek shtjellon farefisninë e vet poetike, muza e autorit shqiptar e çon atë na ca skenare imagjinative të shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të mëdhenj të njerëzimit. Duke pëlqyer zërat e legjendarëve grek dhe romak, ai zgjedh të pëlqejë Homerin, Safon, Ovidin, Horacin dhe Ciceronin, ‘’si bashkohësit e mi,, siç e konsideron ai jetën e tanishme. Shqyrtues ndjenjash dhe i mendueshëm, shkrimtari shqiptar e sheh veten të shtyrë jashtë vendit, ashtu si Ovidi ‘’ i përzënë në një vënd të huaj/, atje ku barbarët kërcënojnë në një gjuhë të pakuptueshme,,, duke nënvizuar dhëmbjen se është ‘’larg prej lexuesve të vet,,.

    Për fat të mirë, ky libër hyjnor i përkthyer, mund të përftojë mënyra të reja të ndërmjetësimit e të diplomacisë.

    Poeti hedh vështrimin tek marrdhënjet familjare, duke përkujtuar secilin nga prindt e vet. Tek veçon preferencen e nënës që të mos bëhet barrë për të tjerët me vdekjen e saj, Marku na tërheq vëmendjen se ‘’…ajo iku, si të thuash, në majë të gishtërinjve,,. Vdekja e saj e ka bërë të jetë më i vëmendshëm ndaj të moshuarve, dhe se në dimër ‘’kam frikë mos ftohen, mos kolliten’’ e se ‘’ u iku vjedhurazi nekrologjive,,. Ndersa tani që ka arritur moshën e babait të vdekur, Marku imagjinon biseda ,,pa asnjë ndrojtje, pa asnjë kompleks edipian..,,

    Poeti i pasuron vargjet e veta me një atomosferë detare, me aromën e athët të detit dhe me ritmet e dallgëve që rrokullisen. Qëndron përballë dallgëve -‘’ kuaj të bardhë,,- dhe mbledh guackat ‘’që vijnë nga thellësitë/si ëndrrat që nuk ke vënd ku t’i vësh…’’.

    Në poezine e vet, Marku shpreh sensibilitetin që merr trajtë nga brigjet e Shqipërisë së Veriut. Ndonëse ka kryqëzuar shumë dete të tjera, është Adriatiku ai që kap zemren e poetit duke e joshur drejt shtëpisë. Por edhe malet, siç na sugjeron vetë titulli, zënë një vend të veçantë .

    Poeti krijon një skenë sureale të maleve tek bëjnë një vizitë në shtëpinë e tij, teksa shkundin dëborën në pragun e shtëpisë, dhe më vonë, duke vënë një ortek si një nënkrejtëse. Admiron madhështinë e maleve, por mbetet i përgjegjshëm për rrezikshmërinë që ata paraqesin njëherësh për gjithë ata që kanë përvojë dhe për ata që nuk kanë. Shkrimtari sodit mundin e afrimit te mali Jungfrau, por duke e celebruar malin si mbreterinë e vetmisë sublime dhe duke njohur rrezikun e stërmundimit për t’u ngjitur ’’më pranë qiellit,,

    Natyra luan një rol të rëndësishëm përgjatë gjithë Librit. Bëhet e qartë në portretin e një livadhi të bukur e të gjelbërt, një vend ‘’ me lule të shpërndara pa forma gjeometrike,, por njëkohësisht dhe si një ‘’fushëbeteje e mëparshme,, Herë tjera shfaqen pemët, lulet, era dhe shpirtërat e lumejnëve, të përngjashëm me njerëzit. Ujqërit, gjithashtu, shfaqen disa herë në këtë libër, duke i ulëritur hënës a duke mbajtur një pikëpamje jo aq të favorshme për qëniet njerëzore. Marku gjithashtu na përshkruan drerët dhe mëzat në dis-harmoni me mjedisin urban.

    Poeti është zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar në fillimin e vitit 1997, dhe ky libër ka shumë poezi me atmosferen e Londres. Kudo, nëse ndodhet në një airport a në një varkë lumi, a në tragetin e La Manshit, ose duke manovruar në Metronë e sistemit hekurudhor, poeti shqiptar është i vetëdijshëm për statusin e Ballkanasit ‘’ që i ngjan një përroi të rrëmbyeshëm,/ që derdhet në lumin e qetë të Tamizit,, i cili me tregimet e veta e bën të zverdhet dhe vetë Alfred Hitchcock-un, ndersa Sherlock Holmes-in e bën të dal në pension të parakohshëm.

    Nuk trembet të bëj shaka me dramatugun më të njohur anglez. Rudolf Marku detajon me humor një atmosferë pas shfaqjes, ku aktori që loz Hamletin ndan një cigare me vrasësin e të jatit, ndersa Makbethi qëron një mollë me thikën vrastare, duke ia dhënë gjysmën e mollës mbretit Dunkan. Sidoqoftë, aktorët shekspirian mbesin më pak të fajshëm nga figurantët, të cilët qëndrojnë të heshtur gjatë gjithë tragjedive, por që në fund ‘’kurr nuk harrojnë të marrin çeqet për heshtjen e tyre,,…Duket se Marku ka ndërmend ‘’kotësinë e Teatrit Globus,,-me të gjitha skenat e veta, të cilat kontrastojnë me tragjeditë pa spektatorë që luhen në malet e Ballkanit.

    Poezi të tilla të mprehta duken të përshndritura nga ironia e hidhur që shkakton mospërputhja mes Poetit Laureat dhe Atdheut të tij. Pozicioni i Markut si një qytetar i Botës ka bërë që poeti t’i paguajë taksë psikes së vet, aq sa ndonjëherë ndjehet se ai ka mall për gjerat më të thjeshta të së shkuares dhe për vendet e tokës së vet të fëminisë. Kanë kaluar afro 30 vite në Londër që nuk e kanë shuar etjen e trazimit, ankthit dhe vetmisë së tij. Një sens shvendosjeje e perhershme e shoqëron poetin në të gjitha udhëtimet e veta. Në një metropol të paemër, por gjithsesi të njohur, ai pyet: ‘’ E përse u dashka të jem në këtë qytet/ Poshtë yjeve pa dhëmbje, pa gëzim?’’. Poeti përgjigjet në një poezi tjetër : ’’ Sepse trishtimi nuk është Vend, sepse trishtimi nuk është gjeografi’’. Diku tjetër poeti na ka kujtuar se ‘’Njeriu udhëton, në Botë, që ta zbut trishtimin ,, dhe se Njeriu gjithmonë do ta ketë shtëpinë e vet.

    I përcaktuar nga vizioni i Rudolf Markut si një i huaj në një botë të huaj, kjo përmbledhje e pakohë poetike sigurisht ka pë të udhëtuar gjatë dhe ka për ta gjetur shtëpinë e përhershme te lexuesit e vet në botë.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË