Kreu Letërsi Bibliotekë "Imperum", cikël poetik nga Fehmi Ajvazi

“Imperum”, cikël poetik nga Fehmi Ajvazi

Estetika blu

Jeta virtuale kthehet në fakt
Me klithma e me shantazh

Riciklohet kënga e mortit
Nga skema të liga-hazarde
Thellësive të kriminalizuara
Kohërave të verdha

Librat i mbulon pluhuri modern
Pikturat e shenjta kidnapohen
Nga kont të zi e bajlozë
Që na e bëjnë ligjin mbi jetën

Ti se di çka ndodh tutje hundës
As pse dialektika është e zezë
Jeta virtuale blihet me një lek

Plogështia e mëngjesit na plakë
Estetika blu na mbulon me lym
Lakuriq dëftohet shpirti ynë
Pak nga pak mbërthyer në kryq
Në zjarr lind e vdesë fati njerëzorë

Justiniani para pasyrës

Senati vendosë për luftë të fundme
Egalite-ja jep shpirtë
Te këmbët e legjionit të 19-të

Perandorinë s’ka kush ta shpëtojë
Në vigjilje të fillimit të fundit tragjik

Gjakun se lanë shiu as bora
Rrugëve të pista të imperumit
Laviret e sundojnë historinë

E qarë kupola e një renesance plotë lavdi
E mbërthyer në kryq fryma e shpirtit

Të harruar janë bijtë e Eneut
Të mbyllura janë portat e perandorisë

Copë e grimë bëhen pasqyrat në imperum
Senati abdikon flamujt digjen n’zjarr
Një qytetërim i kalbur përfundon në llum

San Siro

Aty shkojnë bashkë
Të varfër e të braktisur
Aristokrat e vrasës
Mashtrues e gjeni
Të klithin një çast
Të bëhen një

Edhe kur dielli ngroh
Edhe kur frynë e bie shi
San Siro të gjithë
I bënë një…

Rrëke vjen ëndërrimi
Klithma e dëshpërimi
Nga jehet nga heshtja

Aty në rrafshin sfidues
E njohim fitoren-humbjen
Tek e kuptojmë esëll
Emblemën njerëzore

Në San Siro tej n’fund
Klithma epike
Dëshpërimin e mund

Letër nga Ana Franku

E dashur: librin tënd e kam lexuar
Gjysmë shekulli më vonë
Mes dritës së mekur të robërisë

Aty isha dhe unë – diku afër teje
Duke i dëgjuar lutjet t’ua
Duke e mashtruar vdekjen

A mashtrohet vdekja e dashur…?

Prandaj isha në ferr dhe unë
Kisha frikë si t’i – kisha dhimbje si t’i

Anë : ende kam shumë drojë
Dhimbja nuk na ka braktisur
Liria përgjaket e kryqëzohet shpesh
Sa herë vjen mes nesh
Mbretëria e të marrëve…

Shi në Kartagjenë

Sa herë vijnë përvjetorët
Unë kapërcej bregun e yjeve
Lule ëndrrash shkoj të mbledh
Në tregun e tiranëve të zi

Përvjetorët janë të ndryshëm
Të bardhë të kuq kaltër zi…
Lule ëndrrat ua dërgoj atyre
Të dashurve të m’i

Ua lë te këmbët e gjymtuara
Te zemrat e përvëluara
Tufat e lirikave me shi

Shi në Kartagjenë sërish
Mijëra vjet më vonë…

Xhim Morisoni

Kur dhimbja shndërrohet në uragan
Lind një yll që peshon rënd
Sa dita e fundit n’këtë botë

Kur kënga kthehet në protestë
Oqeanet mbyten nga lotët njerëzorë

S’ka gjë më e keqe se dhimbja Xhim
Ti që vdiqe për një pikë mendimi
Në universin plotë me pikëllima

Xhim jeton ende me ne
Me ato ritme plotë zjarr
Me ato vargje homerike
Hero i klithmave…

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

Salman Rushdie: Shkruaj për lexuesit, jo për kritikët

S’mund t’ia lejosh vetes të mendosh për kritikën kur po shkruan librin. Është tepër e vështirë ta shkruash librin dhe në të...

Mehmet Kraja mbi romanin “Udhëzime për kapërcimin e detit”

Dorëshkrimi këtij romani, gjatë kohës që i bëra një redakturë të lehtë tash së fundi, më mbajti në mendje një imazh, i...

John Updike: Rëndësia e shkrimësisë

Epo, kur të duhet të shpallësh rëndësinë e diçkaje, kjo mund të nënkuptoj se ajo nuk është edhe aq e rëndësishme. Dhe...

“Zemërimi i botës”, poezi nga Sali Bashota

KUR E KAPËRCEJMË FRIKËN Vetëm në shpirt frymon besimiThonë të gjithë ata që besojnëShenjat e prekjes me dorëza të...