More
    KreuIntervistaAgron Tufa: Fabula rasa, “rishfaqet” shqetësimi moral e shpirtëror

    Agron Tufa: Fabula rasa, “rishfaqet” shqetësimi moral e shpirtëror

    Pse ky ribotim? Çfarë është rishikuar e ndryshuar?

    A.T: Për herë të parë romani është botuar në vitin 2004 nga “Ideart”. Po atë vit u shpall romani më i mirë i vitit nga juria e Konkursit Kombëtar për Letërsinë, e cila ia dha çmimin “Penda e argjendtë”.
    Ky ribotim nga shtëpia botuese “Onufri”, përveç gjërave që kanë të bëjnë me korrektimin e kujdesshëm, nuk ka ndërhyrje në tekst, pra është po ai tekst i botimit të parë. Janë shkruar shumë shkrime, ese e studime të penave të njohura të kritikës e letrave për këtë roman si Luan Topçiu, Arian Leka, Arben Prendi, etj.

    Dhe në këtë distancë romani mbetet një shqetësim, mbi dualizmin e njeriut, identitetin e tij moral e shpirtëror.

    A.T: Normale… nëse vepra letrare ka afat skadence, ajo do të thotë se është konceptuar si një vepër koniukturale, për nevojat e një konteksti të caktuar politiko-ideologjik apo religjioz, pra, thjesht nuk është letërsi. Është poetika e shkrimit, gjuha e stili dhe filozofia që përcjell autori përmes botëkuptimit të pesaonazheve, çështjet dilematike që shtron, etj, etj. Ky roman madje, u përkthye në frëngjisht nga Etmond Tupja dhe Anë-Mari Otesje. Fragmente të tij janë botuar që më 2008 në antologji e 10 autorëve me letërsi të zgjedhur nga gjithë bota. Parathënien e tij e shkroi Atanasi dë Trasi, poet, anëtar i Akademisë Franceze dhe i është paraqitur për botim një shtëpie botuese franceze.

    Debati mbi leximin, që tronditi opinionin, pse nuk lexojnë shqiptarët, a ndani të njëjtin mendim?

    A.T: Është një ekuacion me shumë të panjohura çështja e leximit. Unë nuk mund të them se në Shqipëri nuk lexohet. Po, ka vend të thuhet ajo çfarë po ndodh: si gjithkund, edhe në Shqipëri po ndodh diferencimi i thellë i sferës së leximit. Më saktë, sfera e leximit po elitarizohet. Ata që kërkojnë nga kultura një marrëdhënie më të cekët e më sipërfaqësore, e gjejnë kënaqësinë në ndonjërën prej parajsave zbavitëse teknologjiko-informative, në lojëra audio-vizuale, në zbavitjet që ofrojnë ekranet e sheshta.
    Leximi kërkon nofulla të forta intelektuale, kredhje serioze të shkallë-shkallshme meditative në tekst, që të mund të shijosh gjuhën e stilin, imazhet dhe idetë, filozofinë dhe trillet lojacake, shijim estetik dhe filozofik. Sa është “takati” i lexuesit të gjerë për këtë “sondë” vertikale të mendimit dhe shijimit? Prandaj mund të themi, se vërtet letërsia ka humbur nga numri i madh i lexusve të saj, por nga ana tjetër ka fituar besnikët e saj të përjetshëm e të domosdoshëm. Nga leximi i lëtërsisë janë larguar “dezertorët”, të cilët nuk kanë pasë ndonjë lidhje të fortë me të, por që as nuk i bënin letërsisë ndonjë nder të madh…

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË