Përktheu nga suedishtja Edita Kuçi Ukaj
Atë vit që një vit i ftohtë. Njerëzit mblidheshin për shkak të ftohtit dhe bëheshin më të vegjel, përveç atyre që kishin pallto gëzofi.
Prefekti i qarkut, Richardi e kishte një pallto të madhe prej gezofi, i takonte atij ndër të tjera edhe si detyrë pune, ngaqë ishte drejtor ekzekutiv në një ndërmarrje tërësisht të re. Miku i tij i vjetër doktor Henck në anën tjetër nuk kishte ndonjë pallto gëzofi: në vend të saj kishte një grua të bukur dhe tre fëmije. Doktor Henck ishte thatanik dhe i zbehtë. Disa njerëz shëndoshen nga martesa, të tjerët bëhen thatanik. Doktor Henck ishte bërë thatanik, dhe erdhi nata e Krishtlindjes.
– Kam pasur një vit të keq sivjet, foli doktor Henck vetë me vete, diku rreth orës tre në natën e Krishtlindjes, pikërisht në muzgun e mbrëmjës, kur ishte rrugës për te miku i tij i vjetër John Richrdt-i që të huazonte para. Kam pasur një vit shumë të keq. Shëndeti im është i lëkundshëm, për të mos thënë i shkatërruar. Pacientet e mi, nga ana tjetër janë shëruar, dhe pothuajse të gjithë shoqërinë tani e shoh shumë rrall. Siç duket do të vdes së shpejti. Këtë e beson edhe gruaja ime, gjë që e kam vërjetur tek ajo. Do të ishte e dëshirueshme që të ndodhte para kalimit në muajin janar, kur ajo premija e mallkuar e sigurimit të jetës do të paguhet.
Kur arrriti në këtë pikë të mendimeve, u gjend në qoshin e Regeringsgatan dhe Hamngatan. Kështu, ai do të kalonte udhëkryqin për të vazhduar teposhtë në Regeringsgatan, por rrëshqiti në një shteg të rrëshiqitshme sajësh dhe ra përmbys, dhe në të njejtën kohë erdhi një karrocë duke vozitur me shpejtësi të madhe. Karrocieri mallkoi dhe kali u tërhoq instinktivisht nga njëra anë, por doktor Henck e mori një shtymje në shpatull nga saji, dhe përveç kësaj u kap kapoja e tij për një vidhë ose gozhdë ose dicka e ngjajshme, u gërvisht dhe një vrimë e madhe u duk në të. Njerëz u mbledhen përrreth tij. Një polic i thjeshtë i ndihmoi të ngritej në këmbë, një vajzë e re ia fshiu borën, një grua e vjetër gjestikulonte rreth kapotës së prishur në një mënyrë sikur aludonte se do të donte ta qepte në atë vend nëse do të ishte e mundur, një princ nga shtëpia mbretërore që rastësisht kalonte përbri, mori kapelën e tij dhe ia vuri në kokë, dhe ashtu çdo gjë ishte mirë përsëri, pervec kapotës.
– Në djall, se si dukesh, Gustav, tha perfekti i qarkut Richardt-i, kur Henck u ngjit lart në zyrën e tij.
– Po, jam goditur, tha Henck.
– Kjo është e ngjajshme me ty, tha Richardt-i dhe qeshi përzemërisht. Por, nuk mund të shkosh në shtëpi në atë gjendje. Lirisht mund ta huazosh pallton time, dhe e dërgoi një djalosh te shtëpia tij për të marrë atë.
– Faleminderit, tha doktor Henck.
Dhe pasi që i huazoi ato njëqind krona që kishte nevojë, shtoi:
– Mirësevjen në darkë, pra.
Richardt-i ishte djalë beqar dhe zakonisht e kalonte natën e Krishtlindjes te Henck-u.
Rrugës për në shtëpi, Henck-u ishte me një humor më të mirë se ç´kishte qenë një kohë të gjatë.
– Është shkaku i palltos, i tha vetes. Po të isha i mençur, para shumë kohësh është dashur ta bleja një gezof me kredi. Kjo do të më forconte vetëbesimin dhe do të më ngriste nderim te njerëzit. Nuk mund t’i paguash aq honorare të vogëla një doktorit me një gezof sikur një doktori me një kapotë të zakonshme e me vrima e kopsa të grisura. E mërzithsme, pse nuk e kam menduar këtë më herët. Tani është vonë.
Ai eci një çast përmes kopshtit mbrëtëror. Ishte bërë errësirë, kishte filluar të binte borë përësri, dhe të njohurit që i takonte nuk e njihnin atë.
– Përndryshe, kush e di nëse është vonë? -vazhdoi Hencke vetë me vete. Nuk jam ende i vjetër, dhe mund të gaboj në çështjen e shëndetit tim. Jam i varfër porsi një dhelpër në pyll: por ashtu ishte edhe John Richardt-i, jo shumë kohë më parë. Gruaja ime ka qenë e ftohur dhe jo miqësore kundrejt meje kohët e fundit. Ajo sigurisht do të fillonte të më dashuronte përësri, nëse unë mund të fitoja më shumë para dhe nëse isha i veshur më gëzof. Më duket mua, ajo e pelqente John-in më shumë pasi që ai e bleu gezofin. Po ashut, si vajzë e re, ajo e kishte dashuruar atë një trohë; por ai kurrë nuk i propozoi fejesë, ai i tha asaj dhe të tjerëve përkundrazi, se kurrë nuk do të kishte guxim të martohej më me pak se dhjetë mijë në vit. Por unë guxova, dhe Ellena ishte një vajzë e varfër dhe donte të martohej. Nuk e besoj se ishte e dashuruar në mua në atë mënyrë, dhe unë do të mundja të joshja nëse kisha dashur. Por, nuk do doja ashtu; si mund të ënderroja për një dashuri të tillë? Nuk e kam bërë prej që isha gjashtëmbëdhejtevjeç, kur e pashë Faustin me Arnoldson në operë. Por jam i sigurt se ajo më donte kur u martuam; nuk mund të gabohesh në gjëra të këtilla. Pse nuk mund ta bëjë ajo edhe njëherë këtë? Në fillim, pas martesës sonë, sa herë që ata takoheshin, i thoshte çdo herë gjëra të këqija John-it. Por, më pas, ai krijoi një ndërmarrje dhe herë pas here na ftonte në teatër dhe dikur bleu një pallto gëzofi. Dhe kështu, natyrisht, me kalimin e kohës, gruaja ime u lodh që t’i thoshte gjëra të këqija atij.
Henck-u kishte ende disa detyra t’i bënte para darkës, ora ishte tashmë pesë e gjysëm, ku ai erdhi në shtëpi i mbushur me paketa. Ai ndjenjte enjtje në shpatullen e majtë; përndryshe asgjë nuk i rikujtoi atij fatkeqësinë e pasditës, përveç gëzofit.
– Do të jetë kënaqësi të shoh shprehjen e fytyrës së gruas sime, kur ajo do më sheh mua të veshur në pallto gëzofi, tha doktor Henck vetë me vete.
Paradhoma ishte terësisht e errët; lampa nuk ishte kurrë e ndezur, përveç gjatë kohës së pritjes në klinikë.
Tani e dëgjoj atë në dhomën e pritjes, mendonte doktor Hencke. Ajo ec lehtësisht si një zog i vogël. Është e çuditshme, si ma ngroh zemrën sa herë i dëgjoj hapat e saj në dhomën ngjitur.
Doktor Henck kishte të drejtë në hamendjen e tij, se gruaja do t’i jepte një pritje të përzemërt, në çastin kur do ta shihte të veshur me pallto gëzofi, ndryshe nga herave tjera. Ajo u përvodh ngjeshur pranë tij në këndin më të errët të paradhomës, mbështjelli krahët rreth qafës së tij dhe e puthi ngrohtë e përzemërisht, pastaj përvijoi kokën në pallton prej gëzofit dhe përshpëriti:
– Gustav-i nuk është ende në shtëpi.
– Po, u përgjigj doktor Henck, me një zë të pavendosur, ndërsa me të dyja duart ledhatonte flokët e saj, po, ai është në shtëpi.
Në dhomën e doktor Henck-ut flakëronte një zjarr i madh. Në tavolinë qëndronte whisky dhe ujë.
Perfekti i qarkut Richardt-i rrinte i shtrirë në një kolltuk të veshur me lëkurë të madhe dhe pinte cigare. Doktor Henrick rrinte i ulur dhe i zhytur në një qoshe të divanit. Dera ishte e hapur te salloni ku zonja Henck dhe fëmija ishin duke e ndezur dritat e bredhit të Krishtlinjdes.
Darka kishte qenë shumë e heshtur. Vetëm fëmijet kishin cicërruar duke folur me njëri – tjetrin, dhe ishin të lumtur.
Ti nuk thua asgjë, çun i vjetër, tha Richardt-i. Je ulur dhe ndoshta po mendon për kapotën e prishur?
– Jo, u përgjigj Henck. Në fakt po mendoja për gëzofin.
Mbretëroi heshjta për disa minuta para se të vazhdonte:
– Po mendoj edhe për diçka tjetër. Jam ulur dhe mendoj se kjo është Krishtlindja e fundit që e festojmë së bashku. Jam mjek dhe nuk e di sa ditë më kanë mbetur. Këtë e di tani me siguri të plotë. Prandaj, dua të falenderoj ty për gjithë mirësjelljen tënde që ke treguar në kohën e fundit ndaj meje dhe gruas.
– Oh, ti po gabon, murmuriti ai dhe shikoi larg.
– Jo, u përgjigj Henck, nuk po gaboj. Dhe dua të falenderoj që më huazove pallton tënde prej gëzofi. Ajo më ka krijuar sekondat e fundit të lumturisë që kam ndjerë në jetë.