More
    KreuIntervistaHan Kang mbi dhunën, bukurinë dhe (pa)mundësinë e pafajësisë

    Han Kang mbi dhunën, bukurinë dhe (pa)mundësinë e pafajësisë

    Bethanne Patrick bisedon me autoren e romanit “Vegjetariania”, fituese e çmimit Man Booker Int. 2016

    Si është të kesh kaq shumë sukses me një roman që e keni botuar fillimisht para më shumë se një dekadë?

    Sa herë që mbaroj së shkruari një roman, në një farë mënyre ndihem sikur jam përjashtuar prej tij. Gjithsesi, pjesërisht, sepse ky roman është botuar një një pas një në gjuhë të ndryshme për nëntë vjet.  Ende ndihem afër këtij libri, kryesisht sepse ky roman është i lidhur me romanit tim të fundit, Akte humane. Me gjithë se këto vepra duken shumë të ndryshme, unë ndihem sikur janë një palë, i ndiej sikur të jenë një.

    Si ju erdhi fillimisht ideja për Vegjetariania? A ishte një imazh? Personazhi i Yeong-hye? Diçka tjetër?

    Imazhi i një gruaje që shndërrohet në bimë. Shkruajta një tregim të shkurtër, “Fruti i gruas time”, në 1997, ku një grua, me plot kuptimin e fjalës, shndërrohet në një bimë. Pas disa vitesh e ripunova këtë imazh te Vegjetariania, në një mënyrë më të errët e më të egër.

    “Vegjetariania”, Onufri 2019
    Klikoni për ta blerë tani

    Ngjarjet dhe temat në romanin tuaj janë të fuqishme kulm: Abuzim fizik dhe seksual, braktisje, lëndim i vetes, eroticizmi, e shumë të tjera. A të ka surprizuar reagimi i ndonjë lexuesi apo kritiku? A janë fiksuar në një aspekt të rrëfimit, për shembull,  dhe kanë humbur tek një tjetër?

    Mendoj se ky roman ka disa shtresa: të vësh në dyshim dhunën njerëzore dhe (pa)mundësinë e pafajësisë; të përcaktosh mendjen e shëndoshë nga një e çmendur; (pa)mundësia e të kuptuarit të të tjerëve, trupi si burimi i fundit ose vendosmëria e fundit, dhe ca më shumë. Do të jetë e pashmangshme që lexues me kultura të ndryshme të fokusohen në aspekte të ndryshme. Nëse mund të thosha diçka të vetme, ky roman nuk është një padi kundrejt patriarkalitetit korean. Gjithmonë kam dashur të merrem me çështjet rreth mundësisë/pamundësisë e pafajësisë në këtë botë, e cila është përzier me kaq shumë dhunë dhe bukuri. Këto pyetje universale më kishin pushtuar ndërkohë që e shkruaja.

    Ne në SHBA, humbasin shumë nga letërsia e pjesës tjetër të botës. Padyshim nuk dimë shumë nga skena dhe tradita letrare koreane. Si jeni ju pjesë e tyre, dhe gjithashtu, si jo?

    Skena letrare koreane është ndryshe nga ajo perëndimore në disa aspekte. Për shembull, ka një traditë të fortë poezie dhe tregimesh të shkurtra. Shumica e shkrimtarëve fillojnë karrierën e tyre duke lëvruar tregimet e shkurtër. Unë vetë kam filluar me tregime të shkurtër (dhe me poezi). Ndihem sikur kam një borxh të madh kundrejt letërsisë të shkruar në koreanisht pasi jam rritur me të. Gjithashtu, mund të lexoja vepra letrare të përkthyera ne koreanisht nga shumë gjuhë, pa ndonjë dallim se cila është e huaj apo jo. Vazhdoj ta bëj këtë. Thjesht lexoj.

    Me që ra fjala te letërsia koreane, ndërkohë që presim që të lexojmë librin tuaj fillimisht, cilët autorë të tjerë duhet të njohim? Çfarë lloj librash?

    Poezia dhe tregimet e shkurtra janë shumë të fuqishme këtu. Ka gjithashtu shumë romancierë të mirë. Lim Chulwoo është i preferuari im; më pëlqen edhe Hwang Jeong-eun.

    Si shkoi procesi i përkthimit me përkthyesen tuaj Deborah Smith?

    Deborah zakonisht më dërgon dosjen e përkthimit pasi e ka pajisur me shënime dhe pyetje. Dhe unë ia dërgoj me përgjijet dhe shënimet e mia. Është si të kesh një bisedë të pafundme. E shijoj shumë këtë proces. Jam me fat që e kam njohur Deborah-n, një përkthyese e mrekullueshme e cila mund të përçojë brishtësi dhe delikatesë.

    Cilët autorë ju  frymëzojnë dhe pse?

    Nuk është e lehtë për mua të listoj emrat e shkrimtarëve të mi të preferuar pasi ndryshojnë gjithmonë. Ndihem e frymëzuar nga arti pamor gjithashtu, ndoshta edhe më shumë. Gjithsesi, është gjithashtu e vështirë për mua të emëroj artistë të caktuar. (Ama e vendos një nga autoportretet e Käthe Kolwitz në murin e dhomës time kudo që të shpërngulem.)

    Te Vegjetariania, procesi i vetëmohimit të personazhit tuaj kryesor, Yeong-hye, buron nga përjetime mizore e të thella, dhe shkakton ngjarje të thella e mizore në familjen e saj. Në perëndim, ne shohim elemente të tragjedisë greke në një subjekt të tillë. A e ka frymëzuar ky koncept shkrimin tuaj? Nëse po, si? Nëse jo, ju lutem shpjegoni.

    Për Yeong-hye, ndoqa imazhin që më erdhi kur isha 26 vjeç, të një gruaje që shndërrohet në një bimë. Mendoj se pjesa e dytë e librit ka pak a shumë strukturën e një tragjedie tradicionale. Doja të merresha me procesin nga i cili një qenie njerëzore përplaset e thërrmohet për shkak të copëtimit që i vjen nga vetvetja. Mendova se procesi i brendshëm duhej të përshkruhej me sa më shumë detaje. Pjesa që më pëlqen më shumë është skena ku “ai” vazhdon të flasë me veten mbi vdekjen, teksa po shkon për të takuar Yeong-hye. Për mua, kjo vuajtje, ishte thelbi i këtij karakteri.

    Një kritik e ka quajtër këtë një “triologji tregimesh”. Këtu konsiderohet roman. A rëndësi për ju ky dallim?

    Unë mendoj se ky është një roman. Triologji ose triptik, i cili përbëhet nga tri novela të pavarura.

     Ndërkohë që padyshim ka dallime kulturore mes personazheve tuaj në Kore dhe grave në pjesët e tjera të botës, një gjë që nuk ndryshon është se si trupat e grave seksualizohen, zbërthehen nga meshkujt, madje, thjesht përmes një vështrimi. Është shokuese të kesh një personazh që fiksohet te thithkat  gruas së tij nuk ka gjoksmbajtëse, ndërkohë që familjarët e tjerë shqyejnë mishin. Si ndjehen gratë koreane në termat e progresit të feminizmit?

    Korea e Jugut ka  pësuar mjaft ndryshime për një kohë të shkurtër, kështu që shumë gjëra janë bërë një lloj hibridi këtu. Për sa i përket progresit të feminizmit, statistikat tregojnë se shumë gra koreane janë të edukuara mirë dhe kanë performanca mbresëlënëse në karrierat e tyre. Pati një boom feminizmi në vitet ’90 këtu, dhe disa njerëz thonë se ky term ka dalë jashtë mode për publikun tani. Gjithsesi, gratë ende po mundohen, me probleme të dukshme apo të fshehura. Ka një gjë të çuditshme për skenën e letërsisë koreane. Shkrimtaret femra kanë kaluar numrin e shkrimtarëve meshkuj që në vitet ’90, dhe tashmë as lexuesit, as kritikët nuk  e bëjnë dallimin nëse një shkrimtar është femër apo mashkull. Duket fenomen kurioz sepse shoqëria koreane në vetvete është mjaft konservative.

    Ne kemi folur për gratë; tani një moment për meshkujt, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për librin. Zërat e Z. Cheong, babait, babait të Ji-woo, dhe J. Janë shumë të ndryshëm. A mund të na tregoni se si ishte të shkruaje këta personazhë?

    Siç thashë më parë, ky roman merret me dhunën njerëzore dhe (pa)mundësinë për ta refuzuar atë. Yeong-hye dëshpërimisht refuzon mishin për të hequr mizorinë njerëzore nga vetja e saj. Për më tepër, ajo nuk do të jetë më pjesë e racës njerëzore, dhe beson se po shndërrohet në një bimë. Kjo skenë e dhunshme shfaqet në të tria pjesë duke u përsëritur. Ndodh në pjesën e tretë kur doktorët përpiqen të ushqejnë Yeong-hye në spitalin psikiatrik. Që të mos rrezikoj ta mbi-thjeshtoj, mund të them se këta personazhe po ndajnë (dhe personifikojnë) dhunën të ngjashme me vendosmërinë e Yeong-hye.

    Megjithëse përkujdesja e In-hye për Yeong-hye na vjen në fund të librit, nuk ka në fakt një fillim apo fund të saj. Vegjetariania është thuajse një tregim rikthimi; zakonisht ne shohim në fillim të njerëzit e dëmtuar, të sfiduar, por nuk e dimë historinë e tyre. Komentet tuaja?

    Në skenën e fundit, nuk doja ta përshkruaja vdekjen e Yeong-hye. Doja ta përfundoja këtë libër me skenën finale, ku In-hye shikon nga dritarja e ambulancës me një vështrim protestues. Ndjeva se kjo ishte një skenë vështrimesh me të gjithë energjinë e personazhit kundrejt kësaj bote të përzierë me dhunë dhe bukuri. Pa fillim apo mbarim, vetëm duke u munduar me sytë e hapur e të vendosur, me të njëjtën formë/mënyrë me të “tanishmen” e jetës tonë.

    Së fundmi, një shkencëtar gjerman ka shkruar një libër të rëndësishëm mbi jetën e pemëve, lidhjet e tyre shoqërore, dhe sa të gjalla ato janë. Është e dukshme që ju kuptoni shumë mbi pemët dhe bimët. Si e keni mësuar/studiuar këtë aspekt të librit?

    Do doja ta lexoja këtë libër! Kam lexuar disa libra mbi jetën e bimëve dhe më kanë shijuar. Gjithsesi, nuk e kam studiuar këtë aspekt të librit. Në vend të kësaj, jam takuar me një artist videosh dhe mësova se si ai e bën punën e tij (që ka përmbajtje krejt tjetër nga video-arti në librin tim) për të shkruar pjesën e dytë të Vegjetariania. Për pjesën e tretë, fatmirësisht, pata mundësi të vizitoja një spital psikiatrik përmes prezantimit të një doktori. Të gjitha këto detaje më ndihmuan shumë.

    Në kopertinën amerikane, ne mund të shohim që romani juaj ka diçka të bëjë me rrënjet dhe rrënjëzimin. Na tregoni mendimin tuaj mbi këtë, dhe mbi eksperiencën koreane me të ndierit i ngulur në tokë.

    Yeong-hye është një përson kaq i vendosur sa mendon se nuk i përket më racës njerëzore. Ajo e ndjen dhe do që të çrrënjoset nga qeniet njerëzore. Në këtë mënyrë ajo mendon se po shpëton veten e saj, por ironikisht ajo po afrohet me vdekjen. Sigurisht, në botën e vërtetë ajo është e çmendur, por për të është diçka shumë normale. Ajo po përpiqet ta rrënjosi veten në një normalitet ekstrem dhe të çuditshëm duke u çrrënjosur nga sipërfaqja e botës.

    Përktheu nga anglishtja E. H.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË