Mbyllet edicioni i 7-të i Panairit Kombëtar të librit “Fieri 2020”.
Gjatë gjithë ditëve, panairi u shoqërua me: konferenca shkencore, promovime librash, prezantime të shtëpive botuese … për t’u finalizuar me një mbrëmje poetike, që pasoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Vlerësimet:
1- Çmimi për romanin më të mirë – MIRA MEKSI
2- Çmimi për librin poetik më të mirë – NASHO JORGAQI
3- Çmimi për librin poetik më të mirë – ABDULLAH ZENELI
Romani më i mirë
MIRA MEKSI
Me motivacionin: “Për romanin ‘Diktatori në kryq’, i cili përmes intrigës fabulare dramatike, sjell modelin e diktatorit të një lufte të ftohtë. Autorja shquhet për poetikën romanore me prirje thrilleri, çka e bën të pashkëputshme vëmendjen e lexuesit deri në fund.
Libri poetik
më i mirë
ABDULLAH ZENELI
Me motivacionin: “Për librin ‘Rabini im’, i cili sjell një diskurs ndryshe në poezinë shqipe. Përmes bisedash me një figurë profetike autori kërkon rrugë drejt përsosjes së shpirtit njerëzor.
Libri poetik
më i mirë
NASHO JORGAQI
Me motivacionin: “Për librin me haiku ‘Nëpër udhën e dashurisë’, i cili nëpërmjet një teknike konçize përcjell jetën njerëzore me të gjitha ngjyrat. Libër me prirje moderne që pasuron letërsinë shqipe”