Kutia e Agatha Christie-s e shkrimtares Mira Meksi, zë vendin e saj në raftet turke. Romani misterioz është botuar nga Botimet Ketebe.
Botimet Ketebe vazhdojnë të sjellin në turqisht shkrimtarët kryesorë nga letërsia bashkëkohore ballkanike. Pas Meša Selimović, Ivo Andrić, Ismail Kadare dhe Milorad Pavić, shtëpia botuese tani po zgjeron bibliotekën e saj me Mira Meksin, një nga shkrimtarët kryesore të Shqipërisë.
E lindur në vitin 1960, Mira Meksi është ndër shkrimtaret më të njohura në vendin e saj me veprat origjinale si edhe përkthimet e letërsisë botërore. Meksi, e cila ka bërë emër me përkthime veprash nga autorë të shquar francezë si edhe nga Amerika Latine, njihet edhe si përkthyesja që solli në shqip veprat e Gabriel Garcia Marquez-it. Librat e Meksit, e cila studioi për filologji franceze në Universitetin e Tiranës, janë përkthyer në gjuhë të ndryshme dhe hapi tjetër në këtë udhëtim ishte Turqia me Kutinë e Agatha Christie-s.
Kutia e Agatha Christie-s, e cila është libri i parë e autores në turqisht, zhvillohet kryesisht në Stamboll në gjysmën e parë të viteve 1900 dhe trajton tensionet politike midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Kutia e Agatha Christie-s u botua në gjuhën shqipe për herë të parë në vitin 2021. Vepra, e cila sillet rreth temave të dashurisë, tradhtisë dhe vrasjes, e fton edhe një herë lexuesin në Orient-Expres.
Shkrimtarja shqiptare Mira Meksi krijon një spirale misterioze dhe marramendëse në romanin e saj të parë të përkthyer në turqisht, Kutia e Agatha Christie-s. Aventura e përgjakshme, ku dashuria, tradhtia dhe vrasja politike ndjekin njera tjetrën, e shndërron lexuesin në një detektiv me fuqi të larta vëzhgimi, si Miss Marple, Hercule Poirot dhe Sherlock Holmes, dhe e vë atë në kërkim të një çelësi për ta nxjerrë jashtë veten nga vorbulla e detektivëve në të cilën ai është tërhequr në mënyrë tinëzare.
Në sfond të romanit ku dashuria mes diplomatit shqiptar Mithat Beu dhe artistes së re Nineta është e mbërthyer nga fuqia si ëndërr, por edhe shkatërruese, diskutohen problemet e Shqipërisë prej një shekulli dhe konfliktet e shteteve ballkanike në arenën politike. Diplomati i suksesshëm, i cili gjurmoi dokumente sekrete të traktatit, u fut thellë në arkiva të pluhurosura për të dëgjuar zërin e popullit shqiptar, lëkundet mes të jetuarit në qytetin e ëndrrave të tij dhe të jetuarit në ëndrrën e qytetit Stamboll, i cili është “qyteti magjepsës që dhuron bujarisht dashurinë”.
Citate nga libri “Kutia e Agatha Christie-s”
“Agjenti i zbuluar është agjent i vdekur.”
“Besoi me shpirt se, në këtë univers ku gjithçka mpaket, shuhet dhe vdes, vetëm dashuria është e pavdirshme!”
“…aksident, rrëmbim i orkestruar nga i shoqi, vrasje, vetëvrasje, amnezi… Skenarë nga më pabesueshmit ishin hedhur mbi tryezë.”
“E kuptoj se ato ditë në të cilat rrojmë në dritën e syvet që duam, ato janë të vetmet ditë të bardha të jetës…”
Ece Dillioğlu ka realizuar me sukses përkthimin e veprës, e cila përbëhet gjithsej nga 144 faqe. Libri filloi të zërë vendin e tij në raftet turke që nga nëntori 2023.
Përktheu: Ece Dillioğlu