1.
Na ka zënë mallkimi i historisë së pashkruar.
Askush s’ka gojë,
s’ka sy, s’ka veshë.
A ka më keq se
kaq.
Ka e s’ka, o
zotëri.
- Psehu ekziston
në mendjen tonë.
Një...
Rënia e pikës së parë
Na mbulon një humbëtirë mendimesh,
A thua se nuk ka të dytë,
Një mosbesim që lind papritmas,
Na pulit sytë.
Një mosbesim na qesh...
Personazhi,
një shqiptar që vdes, nis e rrëfen në pasvdekje. Asgjë tjetër nuk di unë
autori, as për rrëfimin, as për fabulën, as për kompozicionin, as...