Kreu Çmime “Buzuku” dhe Abdullah Zeneli dekorohen me titullin “Naim Frashëri”

“Buzuku” dhe Abdullah Zeneli dekorohen me titullin “Naim Frashëri”

Me propozim të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, presidenti i Republikës Z. Ilir Meta e dekoroi  Shtëpinë Botuese ‘Buzuku’ me Titullin “Naim Frashëri”.

Ky vlerësim i lartë vjen në 30-vjetorin e saj.

Tre dekada më parë, në kushtet tejet të rënda të aparteidit serb, lindi në Prishtinë, Shtëpia Botuese ‘Buzuku’, e para e pavarur në krejt hapësirën ku flitet shqip.

Kjo nismë sa e dobishme, aq edhe e guximshme për kohën, lidhet me emrin e Abdullah Zenelit, i cili vinte nga shkolla e të mirënjohurës “Rilindja”.

“Buzuku” po hynte në jetën shpirtërore të shqiptarëve për të bërë histori me botimin e shumë veprave artistike e historike të elitës intelektuale, duke paraqitur identitetin, kulturën, shpirtin krijues të kombit dhe vlerave të qytetërimit shqiptar.

Është fakt se ne kemi sot në bibliotekat tona kontributin e çmuar të “Buzukut” për promovimin e shumë thesareve të letërsisë tonë të traditës dhe asaj bashkëkohore.

Një faqe veçanërisht e merituar në veprimtarinë botuese të ‘Buzukut’ shënohet me gjurmimin dhe nxjerrjen në dritë të shkrimtarëve shqiptarë, si në Prishtinë edhe në Tiranë, të mohuar me dekada nga censura politike për shkak të ideve të tyre.

Kjo punë e madhe dhe në kushte shumë të vështira në shërbim të kulturës shqiptare si një e tërë, përtej ndasisë së kufijve shtetërorë, e vendos z.Abdullah Zenelin dhe ekipin e ‘Buzukut’ në trashëgiminë frymëzuese të Rilindjes sonë Kombëtare.

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

Lindita Tahiri: Zija Çela ka krijuar një autoritet të ri, atë të lexuesit

1 Kur përuroi romanin “Apokalipsi sipas Shën Tiranës”, Zija Çela u paraqit në sallë përballë gazetarëve pa asnjë kritik...

Dhjetë poezi nga Antonella Carmen Caggiano

Përktheu nga orgjinali Eda Agaj Zhiti Italia dhe poezia kanë një përbashkësi të vijueshme si bregu me detin, do...

“Njerëz prej buke”, tregim nga Faruk Myrtaj

Gardiani nuk po bëhej i gjallë dhe unë u ngrita. Në një hapësirë si e kësaj qelie, të ngrihesh...

Feride Papleka: Frymëzimet bodleriane të poezisë së Shuteriqit liceist

Në vitet e para të liceut francez të Korçës, një ngjarje e rrallë i trazoi ëndrrat dhe dëshirat e Shuteriqit të ri....

KATEGORITË