More
    KreuLetërsiBibliotekë"Brenda teje këndojnë gjithë zogjtë e botës", poezi nga Ilir Belliu

    “Brenda teje këndojnë gjithë zogjtë e botës”, poezi nga Ilir Belliu

    GJYMTYRË

    S’më shihni?!
    Hedhurina ëndërrore
    Mbledh padukshëm…
    Doemos, për t’iu shmangur
    Këtij shkatërrimtari
    Që gri ekziston…
    Tek e mbramja
    Gjithkush bie pre
    E gjymtyrëve që flasin.


    MË LINI VETËM

    Më lini vetëm!
    Kam nevojë të qaj!
    Në shkëmbim të vetvetes.
    Shi…
    Shi që puth me epsh
    Buzët e Tokësores
    Shi…
    Shi që trishtëm kotet
    Si qen i qelqtë.
    Më lini vetëm!
    Për ju të festojmë,
    Të këndojmë të varur
    Në trekëndëshin e diellit.


    JEMI NJERËZ.

    E shoh…
    Fushën femërore
    Mbjell bujku I puthjes.
    Jemi njerëz…
    Fatmirësisht kafkat
    Nën hënë na kullosin
    Barinjtë e nëndheshëm.


    BRENDA TEJE KËNDOJNË
    GJITHË ZOGJTË E BOTËS.

    Fisnike je
    Si një gjethe e kuqe dielli
    Brenda teje gjithë zogjtë e botës këndojnë
    Dhe askujt s’i shkon ndërmend
    Se aty jepen koncerte.
    Ndryshme, me orë të tëra
    Do të mbanin vesh
    Dhe agimi i prirur
    Për të qeshur me lotë
    Dhe princi i shndritshëm i shiut
    Që duket shkoqur që qan
    Dhe mëzi i pashtruar
    Prej gjithkujt i harruar
    Që me siguri kish për t’u madhëruar.


    LOJË

    Harrova të vish.
    Po ç’them?…

    Gishtat e mi
    Kanë kohë që lozin
    Me bishtalecat e tua
    Si ca pinguinë të vegjël.


    BABAI

    Kot fle pa trup
    Sikur jam në rrugë.
    Troje cicërimash
    Vershët e mia gri
    Liridashës si ky qiell
    Që vdes së jetuari
    Në çastin e orgazmës!
    Domethënë babai
    Më ndjek me zë
    Si një lepur që e ka krizë
    Një dorë të ngordhur.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË