Pas romanit “Rrëfenjë me ndërkombëtare” botohet në gjuhën arabe roman i dytë i shkrimtarit Ylljet Aliçka “Valsi i lumturisë”, dalë nga shtypi me titullin « Një ëndërr italiane ».
Romani « Një ëndërr italiane » është përkthyer nga origjinali nga përkthyesi me origjinë shqiptare Shaban Rexhep dhe botuar nga shtëpia botuese egjiptiane Al Arabi publishing house.
Romani « Valsi i lumturisë » është fitues i Cmimit kombëtar të letërsisë 2013, dhe veç gjuhës arabe është botuar në frëngjisht, italisht dhe maqedonisht.
Mbi subjektin e këtij romani është në proces realizimi i një filmi italo-shqiptar «Një ëndërr italiane ».
Kanë shkruar mbi romanin
Një komedi shqiptare “alla italiane”. Të duket sikur e ka shkruar Age & Scarpelli, apo një Mario Monicelli më gërryes se zakonisht.
Goffredo Fofi, « Internazionale.it »
Një venë tragjike që provokon një buzëqeshje tejet të hidhur.
Stefano Pasta, « Corriere Della Sera”
Një roman ku absurdi na shfaqet nën petkun e një homori të zi.
Radio France-info
Përmes një ironie të distancuar romani të merr frymën. Atje ku çmënduria shëndrrohet në sjelljen më banale, terrori është e vetmja lidhje e mundëshme sociale,.
Jean Paul Champseix “En attendant nadeaux”