More
    KreuOpinionBajram Sefaj: Krejt merri me vete!

    Bajram Sefaj: Krejt merri me vete!

    Nga ç’mëndafsh janë bërë gishtat e tu, nga ç’fildish kofshët e tua të lëmuara, nga cilat lartësi në hapin tënd arriti /bukuria e dhisë së egër nga ç’hapa./Nga ç’manaferra të pjekur e kanë shtrydhur/ shijen paksa të thartë të gjinjve të tu, / nga ç’Indi bambuja e belit tënd,/ari i syve tu, nga ç’vend vjen./Nga ç’gurgullimë vale /shkojnë të kërkojnë rrugën gjarpëruese ijet e tua,/nga ku lind freskia e burimit/që nga goja gurgullon kur ti qesh./Nga ç’pyje – det u shkëput/ dega e koralit të venave, /’parfum /lajmëron ardhjen tënde /të më ngjeshësh dëshirat e natës.

    «Inventari » – Jose Saramago

    Ngjau kjo, që nisa ta rrëfej, në një qoshe të skajshme, nisesos ekstreme, të provincës verilindore të Francës – La Haute Savoie. Pak metra ndanë Liqenit të njohur e të hijshëm  Léman që, si gjuhë e lëgshme ujore, ndanë dy shtete fqinje, Francën me Zvicrën.

    Mu mbush mendja se të gjitha parakushtet plotësuar, janë pjekur, janë bë optimale dhe, madje janë plotësuar maksimalisht të favorshme janë, Bukuroshes që e kisha njoftuar rishtazi, pak ditë më parë, t’i telefonoj dhe t’i propozoj të shihemi e takohemi nesër mbrëma, në kohë dhe vend të caktuar. Të darkojmë bashkë në restorantin më të njohur në Gjenevë, në kuzhinën e të cilit më se miri përgatitet e gatuhet specialiteti vendor i njohur gjithandej si fondu (fondy). Gatesë e thjeshte ushqimi të popullarizuar kombëtar, me histori të gjatë, deri në legjendë, zbulimi. I rastësishëm, si çdo zbulim… Në gjuhën shqipe, fondy nuk do të thotë asgjë tjetër pos, djathë i shkrirë, me kusht paraprak se, bëhet fjalë, mbi një lloj djathi të veçantë, një tip kaçkavalli special, apostafat i nxanë për fondy. Synohet që djathi-kaçkavall, të jetë i llojit të veçantë, i cilësisë sa më të lartë e, jo çfarëdo djathi!

    E ftoja për darkë e, mendjen, e kisha tjetërkund!

    Mendja ime firifiu dhe hileqare, ashiqare!

    *

    Ftesën për darkë, bukuroshja e pranoi hareshëm. Porosia “Merri me vete, të gjithat!”, e turbulloi pakëz nga se, s’e kishte dëgjuar kurrë me parë, sigurisht. Isha i lumtur dhe i gëzuar shumë, për këtë porosi origjinale që nuk e kisha dëgjuar, as unë vetë, kurrrë më përpara dhe, nuk e dija se, nga me erdhi papritmas, si me mbiu në kokë!

    I ngazëllyer pas kësaj porosie, sa s’ka ku shkon më me origjinale që, e  shqiptova për parën herë në jetë, vetëm disa minuta më parë, ia rrëfej një të njohurës time, fort të çmuarës shqiptare, të bukures dhe inteligjentes shkodrane. Trupshkurtër “si dukati mbështjellë në letër…”, sy zjarrtë që, me shpoti këmbëngulëse dhe përkëdheli delikate, e thërrisnin “çiki i Shkodrës” që, e takoj rastësisht!

     Marr leje t’ia them vetëm dy, jo më shumë, fjalë admirimi dhe respekti të pa luhatur,  për këtë zonjë të shtrenjtë që vjen nga qyteti ynë verior, Shkodra jonë e bukur, Shkodra e Mjedës, e Fishtës, e Migjenit, e Marubëve, e Krajës, e Drinit e të tjerëve. Me duhet të them, shkodrania  afro të pesëdhjetave, nënë e dy fëmijëve si drita, është fort inteligjente, e bukur, si rreze dielli pranveror, e gjallë e dinamike. Sy prehtë, si Shqiponjë e alpeve tona…

    Mezi, prisja t’i rrëfeja porosinë që, përmes telefonit të mençur, veçse e kisha derdhur në veshtë e një të njohurës rishtas nga qyteti i Gjenevës.

    *

    Shkodrania, shejtankë lozonjare, kënaqet me këtë gjetje, sa origjinale aq edhe befasuese, dhe, aty për aty, shmang timen dilemë kryq, cili prej nesh, unë apo zvicerania e re, na takonte të bëjmë verifikimin se, vërtetë, të gjithat janë aty! 

    Një e tillë detyrë “delikate”, me përkiste mua, askujt tjetër! 

    Nuk e di, qysh e si e pse, ra fjala, kur një femër lakuriq, cullak = nudo, shtrihet mbi çarçaf të bardhë, imazhe e pamje çfarë shpesh ndeshim në pikturat e mjeshtërve të mëdhenj, ngjajnë në tryezë të shtruar me tëra të mirat e kësaj bote. Shkodrania e bukur, unanimisht  pajtohet me këtë krahasim, ngase i ngjanë i qëlluar dhe efikas. Kështu lind tregimi në tregim.

    Imagjinojeni!

    Shtati lakuriq i femrës se re e të bukur në sfondin e çarçafit të bardhë, është një mrekulli në vete. Është një dhuratë e perëndisë, për atë që ka mëndë në krye!

    *

    Mbrëmjen e asaj të premteje të bekuar vjeshtore, ndodhi pikërisht ashtu si duhej të ndodhte! (Merret me mëndë me çfarë padurimi, o zot, e prisja atë çast hyjnor!). Fjalët ishin të tëpërta, kurrësesi nuk hynin në mes dhe, qoftë për një sekund, të shtyenin atë çast të pritur me shkuj! Tashmë ashtu siç „e ka ba nana”, thuhet në nahijen tonë, e kisha para meje! Detyrë të rendë e delikate: prej nga të nisej  loja. Ajo verifikimit së,  me të vërtetë të gjithat ishin aty. Dilema ishte e madhe. Vrasëse ishte. Afër krizës. Afër atakut kardiak. Nga cila anë, të nis verifikimit: nga këmbët, nga kryet!

    Vështroja atë mrekulli, kryevepër artistike të nënës Natyrë, shtrirë mbi shtrojën e bardhë. Shtati i saj i qumësht i bardhë, si të ishte njehsuar me ngjyrën e bardhë të çarçafit të bardhë. Trullosje. Mëndje mpire. Shikim i turbulluar. Vetëm flokët e saj gjatë e të zezë, si hije e një peme frutore, dalloheshin të shprishur mbi bardhësisë së jastëkut.

     Si lis mali, i shkallmuar, fshikullohem bri trupit të saj. Kokën e bukur, mrekullisht të modeluar, ia zë midis pëllëmbësh të harlisura në ethe të trenta shqetësimi drithërues.  Numërimi evidentues nis, disi si në ëndërr. ..

    -Heshtjes, i flas në heshtje: flokët e dendura e të lëmuara, i paska me vetë! (Tureçkën ia rrasi në blejë flokësh sa për të marrë nga andej një vrushkull arome të  mirë të një parfumi të rrallë, befasues dhe, të panjohur fare!). Aty, midis flokësh të valëzuar, si në vëzhgim të përhershëm, çuçurinin veshët e bukur të saj. (Të denjë për vath dukati!). Ballin, e bukur, si shteg mali, ia stolisin dy fije vetullash, poshtë cilave, shkrepnin si semaforë, sytë kaltërosh nën hijen e qepallave, si krah shpendi të bukur mitologjik!, ia ndante hunda e drejtë perfektë, si e modeluar dalte të Mikelanxhelos!. Matanë buzëve all e epshndjellëse, bojatisur me krem diskret e me shije të hollë i vezullonin dhëmbët e bardhë sheqer. (Si inxhi margaritarësh të rrallë!).

    Në parantezë. (Një copë herë u mata të bëj hygjym e t’ia kafshoj e gëlltis buzët, gojën kuti e, krejt. Hezitova nga se, si për dreq, nëpër mend me vetojë, si shpendkeq, proverbi vulgar sllav, kur thotë se: ”puthja, është trokitje në derën e epërme, për tu çelur e poshtmja”!

    Pa as më të vocërrën dilemë  heq dorë nga gjithë kjo mugëtirë befasues!.

    Fyti saj, përrallë në vetë! (I denjë për ruspe qelibari dhe kolon e medaljon të artë, me shqiponjë, simbol yni, në mes).

    Kalkulimi i derikëtushëm  del tejet i mirë dhe shpresëdhënës: flokët, veshët, balli, sytë me qerpikë, goja me buzë all, goja kuti…

    Livadhis tutje…

    Sy e duar, me ndalen në bregoret e haresë!

     Ato ishin përrallore. Të papërshkrueshme kollaj. Të vala, të forta, të rrumbullakëta. (Me dy thimtha, maje ngrehur përpjetë!).

    Duart e saj, përrallë në vete!

     As të vogla, as të mëdha. Tamam. Ideale. Gishtërinjtë e gjatë e të urtë, përfundonin me thonjtë e bojatisur me një llak diskret, me shije artistike. Si dy degë lumi vërshues i rrjedhin, i lëshoheshin teposhtë, si të mbire nga shpatullat e kraharorit piktoresk. Njëra dorë, me stoli tatuazhi të zbehur, thjeshtë poetik, i ndalej afër gropëzës së kërthizës, si oazë biblike, sajuar për pushim e këndellje, të udhëtarit të etur në shkretëtirë!

     (Ja edhe një tatuazh befasues që, aq mirë flinte në atë hapësirë marramendëse, turbulluese! Ishte ai pëllumbi i bardhë (simbol universal paqeje, qetësie e rehatie!), ashtu si i dalë nga dorë e artë e piktorit të njohur *Pabllo Picasso). Shuplaka e dorës tjetër, të djathtës, e lidhur në grusht, si kapak, vendosur mbi kodrinën e pubis-it. Me të shmangur të lehtë të pëllëmbës së saj nga ai pozicion, para sysh me shfaqej një diçka që mrekullon tërë botën. Kopshti i Edenit me tërë bukurinë tij mitike e mistike. Kur ia pash të qarën e qejfit, mu hodh që buzët t’i përpuq mbi ato të qq (qarës se qejfit). Nuk ndodhi kjo, jo! (I përkas gjeneratës së një epoke tjetër, provinciale, më primitive ndoshta, kur bëhej seks i thjeshtë, i pastër e higjenik, vetëm me grumbullimin e gjymtyrëve, siç na mësonte Kanuni i lashtësisë!

    Në atë gjullurdi e sipër, kur krejtësisht isha i humbur dhe i të asaj që shihja me sy të mjegulluar nga epshi si i harrur, qatë mu kujtua vargu a thënia e poetit të etnisë tonë: “Hapi degët, ta shoh diellin!”. Diell e Qiell, bashkë, përpiqen në një pikë!

    Këmbët e saj, të drejta e të hijshme shumë, si të dala nga mollaqet simite (që me hidhje t’i haja pa bukë, përfundonin në dy shputa të madhësisë fantastike, as tepër të mëdha, as tepër të vola, përsosmërie elegante me ca gishtërinj të pastër e të bardhë. (Më hidhej t’ia kafshosh përnjëherë!). Në zog këmbe i shndriste një kollan thurur kuq e zi, me dy ngjyrat e flamurit tonë kombëtar…

    Oh, sa i mbushur,  deri në flakërim ngazëllimi, me zbrazej, deri në  dhembje e pikëllim, dal nga ai zavall, gjersa i bie në fund shëtisë, asaj gjezdisje të hareshme shtigjeve të plantacionit trupor të vajzës së re e të bukur nga Gjeneva e liqenit Léman!

    Në fund të kësaj rruge të gjatë, përplot me provokime të serta, pa pasur mundësi objektive, të thith e shijoj, tërë ëmbëlsirën e asnjë nga frutat e plantacionit të saj, ulëm në cep të shtratit dhe ia krisi vajit me ngashërim të thellë…

    *

    Pas disa ditësh, në takimin spontan dhe krejt të rastësishëm, shkodrania sygacë, inteligjente dhe preftë si xanxë, sikur priste “raport” prej meje. Me se shumti e  impresionoi fakti, kur i thash se, në plantacionin e shtatit të zviceranes së re e të bukur, ndesha në bregoret e haresë, gjinjtë e saj të gufuar dhe në të qarën e qejfit të saj.

     Plantacion, ma priti me nxitim, shkodrania lozonjare, e ke huazuar nga poeti ynë i madh (D.A.), patriark i  poezisë shqipe, kurse bregoret e haresë dhe e çarës së qejfit, janë gjetje origjinale dhe gjeniale, të shkrimtari tonë të njohur (I. K.) që, edhe ai vetë, rrugën e mundimshme të letërsisë, e nisi me vargje poezie dhe, e mbylli, me rreshta pambarim të prozës kilometrike…

     Shkodrania jonë, bukuri e rrallë, sikur ngutej t’i vente kapak këtij muhabeti të gjatë e mbase të mërzitshëm për të dhe jo vetëm! Mezi priste të vazhdonte leximin, e porsa nisur, aty ku e kishte lënë, faqe 49, të romanit të mrekullueshëm “Rrethimi” të autorit të talentuar bashkëkohor e modern shqiptar, Tom Kuka. E lumja Ajo!

    Gaillarde-Prishtinë, 2023

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË