Djaloshi i ri, shtatlartë, flokëzi, sy verdhë, vetullhollë e lëkurëbutë, buzagaz gjithnjë, pa fije hileje e urrejtje ndaj askujt, fytyrë toke, kolon malazias, rastësisht takon gocën e re shqiptare, drenushe e ndrojtur mali, bime e re, pa e parë as vrarë syri i keq i askujt. Pa e ndërruar asnjë fjalë mes veti, meqë asnjëri nuk e kuptonte gjuhën e tjetrit, mbërthyen e lidhen fort, shikimet. Nga ndeshja retorike e heshtjes, shkrepi një vetëtimë e rrufeshme deri në kupë të qiellit. Pa asnjë fjalë goje, lidhën me forcë duart dhe, u nisën me vrap.
Si të çmendur!
Për ku nisën!
Në ç ‘drejtim!
Drejt ishullit të panjohur!
U nisën për atje larg!
Të mbjellin legjendën e re!
Mbi një dashuria të ndaluar…
*
Mungesa ose “zhdukja” e tyre, u zbardh. Rrufeja plasi e zbërtheu: u mor vesh se Ajkuna, bija e konakut më të njohur në Podgur, iku! U martua me djalin e kolonit Stanishiq, kryefamiljar, instaluar si kolonë fshatin Vitomericë. Për ketë ndodhi pa presidencë, të rrallë dhe të papritur, merr vesh krejt bota! I zoti i shtëpisë së madhe shqiptare dukagjinase, po ashtu. Plaku i mençur e fisnik, Bardh Shaljani, n. Në çastin që i erdhi haberi se Ajkuna, e bija e djalit tij të madh, Hazirit, ka rënë në dashuri dhe është martua djalë të ri kolon, plaku Bardh hoqi plisin, kroi kryet, pështyu në hi e, nga çibuku prej qelibarit, po nja një metër e kusur i gjatë, thith një tym idhnak duhani, pushoi një çik, mori frymë thellë dhe, priti e tha: hair qoftë!
*
(*Gjithnjë duke u mbështetur në dritën e fortë të murin ngjyrë bardhë të romanit “Zogjtë e Qyqes” të shkrimtari kosovar, Gani Mehmetaj, kjo vepër e të cilit, u nderua me çmimin prestigjioz letrar “Kadare”, si romani me i realizuar ir vitit 2020).
Gaillard, 5.02.2023