More
    KreuIn memoriamAlban Gjata: Dy sy si dy botë

    Alban Gjata: Dy sy si dy botë

    -në përkujtim të letrarit Përtef Kruja-

    Është e diel, diku nga viti 77. Jam 7 vjec. Gjendem në oborrin e shtëpisë. Sefer Efendiu është emri i lagjes në kodrën e Durrësit. Lidhet me pjesen tjetër të qytetit nga një rrugë dytësore, që përshkon Durrësin përsëgjati, rrëzë kodrave. Vetëm 100 metra nga fillimi i degës kryesore të Seferit, shfaqet Furra e Ibishit. Një potpuri aromash shpërndahet nga hyrja e saj. Eshtë furra ku e gjithë lagjia pjekë tavat me byrekë e speca të mbushur. Furra e Ibishit është i vetmi istitucion social i lagjes.

    Arrij në rrugicën time, shtyj derën e drunjtë të oborrit. Dera lëkund këmbanen e varur lart dhe kjo lajmëron ardhjen time. Eshtë e njëjta këmbanë që ka lajmëruar me qindra herë gjyshin për kthimin e fëmijëve  kur ai kishte humbur shikimin.

    Sot është e dielë. Unë sot kam detyrë të coj hashuren tek halla Shpresa. 5 porcione; një për hallën, tre për vajzat dhe një për të atin e tyre, Pertefin.

    Shtëpia ndodhet nga ana tjetër e kodrës së Durrësit. Aty ku fillojnë disa shkallë guri dhe gjendem perpara hyrjes së një pallati tre katesh me fasade ovale me tulla, ndërtim italian. Salloni i hyrjes të percjellë në një shkallë skenografike që të con në katin e sipërm. Dhe ja ku jam në shtëpinë e Pertef Krujës. Një shtëpi plot dritë. Disa akuarele dhe libra, kudo libra. Me afrohet paqsor nje burrë reth te 60ave. Ne veshjen e tij klasike mbizoteron e bardha e këmishës. Sytë e lengshem e melankonikë jane si dy botë. E ndjej veten të vlerësuar si një mbret. Vetëm 7 vjec dhe mbret!

    Ky njeri, personifikim i përultësisë e mirësisë, është mesuesi letersisë i shumë brezave në Durres. Njohës shumë i mirë i disa gjuhëve dhe perthyes i Gëtes; autor i studimeve e shkrimeve të shumta dhe për 17 vjet drejtor i Bibliotekës së Durrësit.

    Këtu njohja direkte me të ndërpritet dhe ky “flashback” është vetëm një shkas për të falenderuar ekzistencën e profesor Pertef Krujës.

    Por kush eshte Pertef Kruja? Ai lindi më 1921 në qytetin e Shkodrës në një familje të nderuar intelektualesh. Në Shkodër ndjek filloren dhe më pas gjimnazin e qytetit.

    Më 1940 regjistrohet në Fakultetin e Shkencave Politike ne Universitetin e Romës. Ndërsa më 1943, gjatë pushimeve verore kthehet në atdhe pranë familjes dhe nuk arrin të kthehet më në bankat universitare, për shkak të kapitullimit të Italisë dhe gjendjes kaotike. Që aso kohe emri i tij shfaqet në shtypin më serioz të kohës. Ai bëhet një nga korrespodentet e rregullt të revistave e gazetave, si “ Drita” e “Tomorri” me anë të poezive, përkthimeve dhe tregimeve origjinale.

    Ne verën e vitit 1945 emërohet në seksionin e kultures se qytetit te Shkodres. Një vit më pas atë e caktojnë mësues në Kavajë. Dhe dy vite më vonë për nevoja immediate të arsimit të mesëm e emërojnë professor letërsie në gjimnazin “16 Shtatori” të Durrësit.

    Ish nxënësit e tij e kujtojnë si figurën më të dashur të viteve të gjimnazit. Shpjegimet e tij të rrisnin etjen për liri dhe arrati mendore. E megjithëatë në vitin 1961, me kerkesen e tij, largohet nga arsimi dhe i besohet drejtimi i një prej institucioneve më të rëndësishme kulturore të asaj kohe, biblioteka e qytetit.

    Në vitin 1966 perfundon në Tiranë Fakultetin Filologjik në degën e Gjuhës dhe letersisë. Afërmendsh që ai shkëlqen si student duke dëshmuar gjithë atë bagazh dijesh e kulture. Me sa duket kjo diferencë e theksuar me të tjerët e brezit të vet ndikon që të emërohet më pas pedagog në Filialin e Universitetit, në Durrës.

    Del në pension më 1981, pas shumë vitesh pune e krijimtarie dhe rimerret menjëherë me pasionet e tij vitale, përkthimet dhe krijimtarinë letrare. Ai dëshmon se posedon një listë të ngjeshur titujsh poezie, proze, romanesh si dhe natyrisht perkthimesh.

    Nga puna si përkthyes mbetet që në krye të herës libri me balada të Gëtes. Ndërkaq ai spikat edhe si perkthyes i një serë romanesh te njohura dhe novela te asaj kohe. “Kryqi i shtatë”, “Suedezi i llotarise”, “Ditari i Ana Frankut”, “Nata e gjatë” etj.

    Pertef Kruja është gjithashtu edhe studiues i letërsisë me punimet mbi: romantizmin dhe realizmin e Balzakut, Pashko Vasen, etj.

    Por një i panjohur i madh Pertef Kruja vazhdon të mbetet përtej botimit të romaneve të veta “Endërra e Pjeter Hilës” (1997) dhe “Brezi Krahëthyer” (2000).

    Pertef Kruja ndërron jetë në qetësi e paqe në qytetin e vet të tretë e të fundit, në Tiranë, më 2004.

    Milano, Prill 2020

    Johann Wolfgang von Goethe
    Mbreti i xhindve

    Natën, për erë, kush kalin nget?
    Baba vrapon me fmin’ e vet
    E strukë pranë vehtes djalin ndër krahë
    E shtërngon, ngrohet dhe kalin grahë.

    0 bir, pse ftyren me frikën mbulon?
    Mbretin e xhindve, babë, s’po e shikon,
    Kaftanin t’gjatë, kunorën n’krye?
    0 bir, prej mjeglles t’duket kshtu ty.

    Voglush i dashun hajde me mue,
    Me lojna t’bukra kemi me u gzue,
    Lule gjith ngjyra n’brigje kanë çelë,
    Dhe petka t’arta im’amë na sjellë.

    O babë, o babë, s’ndigjon ti vetë
    Ka mbreti i xhindve po m’premton lehtë?
    Pusho, qetsohu, o biri im:
    Nga gjethe t’thata vjen kjo zhabllimë.

    Djalosh i ambël, me mue s’po vjen?
    Vajzat e mija t’presin me shend;
    Vajzat e mija ndër valle prijnë,
    Me kangë e valle gjumin ta bijnë.
    Përkthyer nga Petref Kruja

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË