“Vrimat e zeza” të Levit
“Përballë ishte një mal tullac e shterpë me një ngjyrë të shëmtuar gri, pa asnjë shenjë kultivimi e pa asnjë pemë; vec tokë e gurë të rrahur nga dielli. Në pjesën e poshtme rridhte një përrua, Gravina, me ujë të pakët e të pisët mes guralecëve. Mali e përroi kishin një ajër të zymtë që të shtrëngonte zemrën. Kjo grykë kishte një formë të cuditshme si dy gjysma gypash pranë njëri-tjetrit, të ndarë nga një mamuze që në pjesën e poshtme bashkoheshin në një kulm të përbashkët nga ku mund të shihje ksihën e bardhë Shëm Maria të Idrizit, e cila dukej sikur të ishte mbërthyer në tokë. Këto kone të përmbysura, këto gype quheshin Sassi, (Gurët) Sasso Caveoso e Sasso Barisano e kanë formën me të cilën në shkollë kemi imagjinuar Ferrin e Dantes. Nisa të zbres duke ndjekur gjurmët e një shtegu mushkash, kthes pas kthese deri në fund. Rruga e ngushtë , shumë e ngushtë që zbriste gjarpërueshëm , kalonte mbi catitë e shtëpive, nëse mund të quheshin kështu. Ishin shpella të gdhendura në muret e argjilës së ngurtësuar prej baltës së luginës. Dera e tyre qëndronte hapur nga i nxehti i madh. U kaloja pranë e pashë se shpellat merrnin dritë e ajër vetëm nga kjo derë. Disa madje nuk e kishin as atë e hynin brenda përmes kapanxhave e shkallëve. Brenda atyre mureve të zeza me mure toke shihja shtretër, orendi të mjerueshme e lecka të varura. Në dysheme shtriheshin, qen dele, dhi, derra. Cdo familje ka zakonisht një shpellë ku flejnë së bashku burram gra, fëmijë e kafshë… Kështu jetonin 20 mijë vetë e në atë diell verbues më dukej se ndodhesha në mes të një qyteti të goditur nga murtaja… “
Jemi në zemër të Materas, në qytetin më antik të Italisë e ndër 10 qëndrat urbane më të vjetra të botës. Ai që e përshkruan është shkrimtari Carlo Levi në romanin e tij “Krishti u ndal në Eboli” botuar më 1945. Pak kohë më pas këto shtëpi-shpella do të quheshin “turpi i Materas” e do duheshin disa vite deri një ligj special i qeverisë italiane do të vendoste boshatisjen e tyre e transferimin e banorëve në banesa dinjitoze.
Lagjia e shqiptarëve – Pasuri e Uneskos
Matera, daton lindjen e saj si qytet rreth 10 000 mijë vite më parë. Sot “Gurët e Matera-s” vazhdojnë të jenë zemra e këtij qyteti, vendi më piktoresk e më i vizitueshëm nga turistët. Shtëpitë-guva nuk janë më të banueshme e disa prej tyre janë transformuar në hotele, restorante e lokale lluksoze. Brenda këtij peisazhi arkitektonik natyrore gjëndet një lagje që ende sot quhet Lagja e Shqiptarëve.
Vendbanimi i hershëm i arbëreshëve të parë, kjo lagje mbetet një nga pikat në të preferuara nga turistët. Në këtë lagje koha nuk ka ecur kurrë. Në vend të pallateve e shtëpive ka banesa-guva të krijuara si hoje bletësh në masivin shkëmbor.
Në vend të rrugëvve ka shtigje të pjerrëta që sillen rreth e rrotul një arkitekturë natyrore shpellash, që deri pak vite më parë strehonte me mijëra banorë.
Gjatë ditës ajo ka bardhësinë e shkëmbinjve të vargmaleve të Murgias, të prera si me thikë nga kanioni i Gravinës, ndërsa gjatë natës merr ngrohtësinë e dritave që e zbukurojnë si rrathë në tërë perimetrin e saj. Lagja e shqiptarëve është e pozicionuar në pjesën jugore të qytetit në masivin shkëmbor Caveoso e përballë saj në pjesën veri-perëndimore ndodhet lagjja Barisano, që mban të njëjtin emër të shkëmbit ku është mbështetur. Sassi di Matera, apo Gurët e Materas, janë amfiteatri natyrore i modeluar gjatë kohëve në struktura e komplekse banimi.
Të dy këto lagje të një njohur si ‘ Sassi di Matera” , ( Gurët e Materas), prej vitit 1993 janë shpallur pasuri e UNESCO-s..
Arbëreshët e parë në Matera
Lagja e shqiptarëve në Matera quhej e tillë pasi shumica e banorëve të saj ishin shqiptarë që pas vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbe emigruan drejt Italisë për t’i shpëtuar barbarisë pushtuese të Perandorisë Osmane e ku krijuan rreth 50 qyteza arbëreshe.
Mjaft familje arbëreshe emigruan në Italinë Jugore, kryesisht në Kalabri e mjaft të tjera u pozicionuan në rajone të tjera italiane. Familjet e para arbëreshe që mbërritën në Matera ishin me mbiemrat Scutari, Paternosto, Mazzeo, Albanese etj. Ata merreshin me përpunimin e lakurës, bakrit si dhe me blegtori.
Mikele që prej vitesh punon si guidë turistike në këtë qytet thotë se ;” ky territor u popullua nga shqiptarë, pas gjysmës së dytë të shek të XIV. “U pozicionuan në këto shtëpi – guva duke u mirëpritur nga banorët vendas që jetonin dhe më parë në këto banesa”, thotë ai.
Shterimi i burimeve natyrore të domosdoshme për të jetuar, detyruan familjet shqiptare të spostohen në territore në zona të thella të Bazilikatës. Ata krijuan 5 qëndra të reja banimi që sot janë qytezat arbëreshe; Shën Konstandini i Arbëreshëve, Shën Pali i Arbëreshëve, Zhura, Mashqiti e Barile. (San Costantino Albanese, San Paolo Albanese, Ginestra, Muschiti e Barile.)
Muzeu Demo-Etno-Antropologjik në lagjen e shqiptarëve
Dëshmi e jetës së një familje në banesat-guva të Materas janë konservuar në Muzeun Demo Etno Antropologjik të qytetit. Dikur një banesë sot është një nga qëndrat muzeale më të vizituara nga turistët. Gjithcka brenda saj, mobilimi, orenditë, veshjet, fotografitë janë ruajtur në ekspozimin origjinal të kohës së fundviteve ’70 kur u mbyll dhe procesi i largimit të detyruar të familjeve nga keto banesa guva. Spostimi i banorëve nga shtëpitë guva u bë në mënyrë të detyrueshme nga shteti italian, pas vizitës në Matera , në korrik të 1950 të kryeministrit të asaj kohe Alcide De Gasperi. Ai i quajti “turpi i Materas” e me një ligj special të 1952 urdhëroj shpopullimin e Gurëve të Materias.
Një Lucano ! What else?!
Çfarë do më shumë nga jeta? Një Lucano ! What else?! Likeri me famë botërore me simbolin e një vajze arbëreshe. Likeri Amaro Lucano është një nga ekselencat e prodhimeve made in Italy në botë. Reklama e famshme me aktorin George Clooney që hyn në një lokal e nuk kërkon gjë tjetër nga jeta veç këtë pije është kthyer në një gjerg të zakonshëm i një stile jete që rafiguohet me etiketën që ka si simbol një vajzë me kostum tradicional arbëreshë.
‘Vajza e pikturuar në këtë etiketë mban një kostum plot me ngjyra e motive tipike arbëreshe’, thotë giuda turistike. Sipas gojëdhënave thuhet se ajo ishte një vajzë arbëreshe me bukuri të rrallë që banonte në lagjen Torrevecchia në lagjen e sipërme të komunës Pistiçi.
Likeri Amaro Lucano u krijua si pije më 1894 nga një pasticer profesionist Pasquale Vena që banonte në këtë qytezë të vogël të Bazilikatës. I apasionuar pas bimëve aromantike ai krijoj këtë liker me nje shije unike e të pa ngatërrueshsim.
Amaro Lucano përgatitet nga një formulë që ende sot është një sekret i ruajtur nga familja Vena, me bazë 30 bimë aromantike e me një përzierje alkoli me gradacion deri në 28 gradë. Prej më shumë se një shekull Amaro Lucano është një histori suksesi made in Italy.
Artistë të antikitetit mesjetar shqiptar në Matera
Gjumë të identitetit shqiptarë në Matera gjenden dhe në ekspozitën e hapur në Muzeun e Artit Mesjetar te qytetit me titull “Rilindja e parë nga jugu” e cila është një udhëtim historiografik i artit të ‘400-’500. Mes shumë autorësh janë veprat e arristëve shqiptarë Mikele Greko nga Vlora me veprën e tij triptike “Madona delle Grazia” e Mjeshtri Ladislao i Durrësit me pikturën e tij “Madonna në fron me fëmijën e Princesha e Savojës e shpëtuar nga mbytja”.
Mikele Greko nga Vlora ka jetuar rreth një vit në qytetin Vasto të Abruzzos. Ai emigroj larg Shqipërisë pas pushtimit turk. Vepra e tij e parë në tokën abruzzese është triptiku “Madona delle Grazie”, i cili u porosit nga tregtari italian Cola Bevilacqua të cilin artisti shqiptar e takoj në Raguza. Mikele Greko nga Vlora pranoj propozimin e tregtarit italian për të udhëtuar së bashku deri në Abruzzo për të përfunduar veprën më janar të 1505, Pas saj ai realizoj disa piktura të tjera për kishat e territorit. Mikele Greko firmoste veprat e tij me dy vecanti ; me mbiemrin Greko për të identifkuar besimine tij fetar grek-ortodoks; si dhe shtonte fjalën Lavelona që për studiuesit nënkupton qytetin shqiptar Vlora, vendlindja e artistit.
Matera, është shpallur sivjet Kryeqyteti Europian i Kulturës 2019. Gjatë këtij viti janë realizuar me dhjetra projekte social-kulturore që promovojnë zhvillimin territorial të mjaft komunave mes të cilëve dhe ato arbëreshe
Viti i Materas si kryeqytet i kulturës europiane mbyllet më 20 dhjetor 2019.
Boom-i i turistëve vendas e të huaj që vazhdojnë të vizitojnë sivjet qytetin qe një dritare e hapur dhe për komunitetin e arbëreshëve, kjo minorancë etncike pjesë e popullsisë së këtij territori.