jetimore rimash
shtretër vija uji miliona prej qiellit
vikama zgjaten
pikëz-pikëz e bëhet pikëz’ e madhe
hyjnitë duarbosh n’pikëzën sofër
s’bujnë
ballë-zezuar vjegëz’ rimat për atme
kutërbon dhembshuria egjërishteve
shtretër miliona vija uji vikama re
sorrollaten sabotueshëm rim’bardhat
hyjnitë vargje ngjizën si istikamet
brendia rimash gajas prindërimin
gjethnajë flokëzash
kufij qerpikët e zgjatur
nga bota të ndan
një qark syri
teksa ledhatohen flokëzat mbi lëkurë
dëshpërimisht tingëllon hëna melankoli
ç’hije lakmitare formon bulëza e lotit nën qepallë
dhe derdhet hirësishëm trupi i shpatullës
engjëjt rrëfejnë qiellit me sytë nga ti
perandori e lëkurtë e kurmit tënd
gjithësi e botës tek një bebëz irisi
hijet qarkojnë me lakmi qenien
sillen si valët bregut
kufij qerpikët e zgjatur deri në eter
bota rrëfen me sytë nga qielli
një mall të ri
ç’hije hirësishëm drithëron dielli
në atë gjethanjë flokëzash ku rri ti
***
deti qullur
mbenë lotët e mi
bregut flenë
mbi gurë grimohet hëna
ndjell lirinë si mëmë në lindje
e qara e parë zgjon çelësin e ëndrrës
gatohet kothere shpirti në odën e kripur
mbi gurë jeta një dallgë
plagët i lidhim me gërshet dielli
një amforë shpirttradhëtuar zë derdh lot
sa pak mëshirë për detin o zot
sa pak mëshirë nga kjo botë
vjeshtë në të perënduar
mbi duar mban toka detin
ushqen prej gjiri tallazin bir
nënkresë vale mbështet kryet perëndimi
përkundet me ëndrrën fllad moçalishte
në të perënduar kjo ditë dremit sytë yje
hapa vështroj të shuhen në shtrat horizonti
anipse hëna s’bëzan kund në sofrabez qielli
me pluhurin e saj grimohen lotët e mi
në fikje të jetës
i lehtë m’qoftë dheu im
kah eci me vjetët mbushur n’trastë
si shtegtari i atyre udhëve pa agim
latohet toka prej këpucëve të serta
merr hak ajo e errëta
shollët i shqyen gjak
në vendin tim mbërrij si barka e vonë
si pulëbardha drobitur krahëçalamane
latohet dallga prej pendëve t’argjendta
e nis e merr hak deti
mëkatvarg prej poeti
në vendim tim mbërrij
agimet janë tretur rima
qyteti plaket anekdotë e hidhur
qyteti fati tragjik në bash lidhur
mbërrij varg pa mbarim
i lehtë m’qoftë dheu im
***
elegji
varg’
çmallet drita
ku ta flak mallin tim
shkërmoqet si kujtim
para pragut përmallem peng
elegji vaj a si këngë për poezi
elegji
kush të më qajë
në varr prej deti
kush t’mbajë ison
e zgjatur oiii
***
ç’është ky mot
qielli si pabesi
rebardha
miliona re
mbajnë zi
në këtë mot të pabesë
një gllënjkë dëshpërim
prej qelqishtës matanë
në trikëmbësh të vdekjes
shoh të përunjur vargun tim
rebardha zezona
mbajnë zi
orëve të
vona
pëllëmbë hëne
kollitet ftohmë qyteti
hëna hareshëm kolopuçe
gjuan gjumin me guriçka
simfoni dallgësh
qasen mbi mol
deti trishtueshëm fëmijë
pret lundërtarët e tij
në mall si në mal
mall hënë
mall nënë
simfoni dallgësh
qasen në shpirt
hëna hareshëm
jeton në dritë
në kryqin tim
ndryshku hekurit
a hekuri i hekurt
dhemb më shumë
gozhdë e ftohtë
shpirtgjëra gozhdë
besë në mishin tim
në lëkurën time të plakur
s’është gjë plakja e moshës
urtas çekan i parë
gozhdë në lëkurë
miliona kujtimesh
dhembin si vargje
plagë në vdekjen time
në lëkurën time të vragët
s’qenka gjë plakja e viteve
kryqi në të drunjtë
jeta në të ditë-pas-ditëshme
miliona plagë me këmbë gjakosur
kurora mbi krye Fe
cilën dhembje pas mbi dhè
kryqi në të drunjtë
jeta si një enciklikë
nënshkrimi i atit të shenjtë
herezi të mëkatosh mbi vargjet
s’qenka gjësendi plakja si prej rudhash
më dhemb më shumë një varg si jetim
urtas çekan i dytë nga dhembja
picërroj si fëmija i nëmur sytë
një ampulë përditshmërie
tretësirë injeksioni
udhë paralele
bota
tjetërkund
ëndrrat i përkund
mbys si në pije dhembjen
kurora mbi krye Fe
s’më dhemb hekuri
dëshmitar i lodhjes
ndryshku si grimi i zonjës plakë
një ampulë dënese
tretësirë injeksioni
bota tjetërkund
ëndrra përkund
si rrotull përtese
urtas çekan i tretë
ora s’lodhet
të rendë
urtake dhembja
shtrëngoj dhëmbët
përtyp gjakun melhem
grimohet matanë
botë e re si zonja
dëshmitarë të lodhjes
udhët vyshkur vjeshtë
urtak çekan i katërt
kryqi në të drunjtë
asnjë vijë gjak
asnjë plagë
s’dhemb
atëherë u hap lajmi
se kisha vdekur
e vargu jetim
kish zbritur nga kryqi
kryqëzuar mbetur
trill mëngje-shiu
nga zbresim në mos nga hëna
udhët nga zgjaten veç-e-veç
nga zbresim të na lodhin
këmba apo pëllëmba
të mbërthehemi
tej bregut
nga
vetmia
kapur dorë
për dore poezia
nga zbresim të trillojmë
ç’qe thënë për të thënë
trazojmë agimin përralla
mëngjesi si alfabet andralla
ky trill mëngje-shiu nga zbret
në mos i dhembin këmbët
ka bluar natën ëndrra
ka tretur mallin
përfjetur tek
pëllëmbët
trill mëngje-shiu
herbarium katrahurash
i yti kurm një tokë djerrë
pa zbuluar brigjet virgjëri
një gushë honëzake lejleku trazuar
dremiste mbi supin e qetishtës
pa vënë dorë mbi ty
dhe mbet ashtu hapësirë e pazbuluar
pa një fat tragjik a jetësor në trastë
një kurm zëmbytur që përkund
mallin për një histori të re
17:32
dielli mbi ty hedh perëndimin
gjinjtë e tu të fryrë i përflak
ndërsa kotesh si një turp fare i ri
ajmè kështu do të jetë shkruar
edhe në legjenda
se dielli gjithnjë mbi gjinjtë
e fryrë të detit
flì do bjerë
duke bërë
dashuri
muzg mars i rrallë
mbi një krëhër buzëargjendë
flenë molekulat e saj
pa ninullë
pa grimin e zonjës ballë pasyrës së dhomës
në pragshtrat
shtriq eshtrat mbi fushëqetat përrallëza
bën muzg në mars të bukur
buzëargjendë të gjithë në qiell puthur
pa ninullë krevatkaltër është qielli
miliona yje drejt tij duke u lutur
breg a shenjt mall
cikërrima a pikëza uji
vijnë përplasen
qasen
bregu si trupi
kurm hija puthi
cikëza
pikëza
s’rritet uji
qasen përplasen
s’lëndohet deti
si kurmi afshi kur e puthi
det ëndërrimtari poeti
qiellit rimën hyut luti
pikëza cikëza
uji që s’plaket
bregu si kurmi
epshit rënkon
shtratit si deti
ëndërrimtar
rimash poeti
gurra lëkura
bën të shkundet marsi
lozonjar me ojna ojna
pikëla shiu
puhi fryme
kujtimet
bajn’ lojna si me thanë
muzg a fikje
fund a nisje
kandilin shuan dielli
tymoset harbutshëm
si me pa të keq qielli
hark violine gurrë lëkure
pyllishtë në mjegull
heshtja pullaz
bën roje
rioshe
klepsidër
që s’njomet nën tjegull
gurrë lëkurë
asht për epsh
fle të rritesh s’plakesh
rritesh të nginjesh s’thinjesh
bën të shkundet marsi
ojnë mbi ojnë
foshnjërak
asht a epsh
gurrë lëkure


