Babë Muharrem, por edhe nëna Fidaije, tregonin se Meremja, vajza e tyre kishte lindur një javë para se të shpallej shtet më vete Shqipëria ku ende këndej kishte turq e zaptues të tjerë. Përsa i përket muajit, ka qenë i dyti i vitit, por edhe mesi i tij, pra rreth e rreth, pak dhe me hamendje. Meremja pati si datëlindje 16 shkurtin e vitit 1906, që prindërit e saj s’e lëvizën as poshtë dhe lart, për kaq e kaq mote sa jetuan në fshatin e tyre të largët. Meremja që bijë e fisit Cara, në katundin Lusën, mes shpateve, kepave, bjeshkëve dhe pyjeve. Në historinë e saj ka shumë ngjarje, të ashpra dhe të lavdishme. Këtu lindi një nga burrat e e shquar, trim i sertë, prijës popullor Ramadan Çejku që së bashku me malsorët e Ujmishtit, Reskut dhe të fshatit të tij i dolën para serbit gjakatar me pushkë, çfurgje, hanxharë, gurë dhe e bënë copa copa, që kafshët e shpendët e egra disa ditë trupat e tyre i patën ushqim kryesor. Meremja e Carëve, cuca e tyre u rrit si zanë mali në këto brigje e shpate, herë me lopë, herë me shoqet duke mbledhë tufa me lule, e herë me nënën Fidaije, duke udhëtuar në stan e bjeshkë, atje lart të fusha e Theknës e Qafa e Gurit. Ajo pati një trup të gjatë plep, flokët rreth e rreth dhe dy sy që nxirrnin dritë dhe shkëndija me ngjyrë ari. Ani pse ende e vogël, furkën me leshin e deleve rude nuk e shkëputi asnjë herë nga duart. I thurte fanele, doreza, çorape për vete e gjithë familjen. U rrit, e shkathët dhe e bukur, që do kishte zili dhe merak çdo familje, çdo djalë për nuse e shoqe jete. Fillun të kërkojnë e dërguar shkues në të gjithë fshatrat e Ujmishtit, Bushtricës, Grykës së Çajës, Kalasë Dodës, por Muharrem Cara nuk mund ta fejonte do si do cucën e tij. Edhe nënës, Fidaije i qante zemra, që Meremës t’i jepte për burrë që që të mos e kishte krahina. Por në këtë jetë nganjëherë kismetin e fatin nuk mund ta ndali as qielli dhe toka. Me ndërhyrjen e disa miqëve dhe nipave dhe pëlqimin e tyre, Meremën e fejojnë në fshatin Resk me Baki Ademin. Këtu ndikoi edhe afërsia, kufi me Lusnën, që vajzën e vetme ta kishin sa më afër, një pëllëmbë larg tyre. Ka qenë viti 1924 që e mbanin mend edhe Bakiu por dhe Muharremi për atë dasëm, mes lodrave dhe curleve dhe këngëve. Meremja pati përgatite me duart e saja, si pajë e zakoneve të Lumës, një qilim që i patën mbetë duar mbi të për ta ba sa më të bukur e më shumë ornamented me ngjyra, dy sixhade, po edhe ato me dy duart e një vajze lumjane të këndeshme dhe plotë dritë. Tani Meremja, vajza nga Lusna, por dhe bijë e Carëve, në Resk fillon një jetë tjetër. Është nuse, në derë të huaj, nga ajo kërkohen shumë gjëra, pastërtia në familje, sistemimi e fshirja e odave e oborrit, zgjimi herët kur të gjithë ishin pushim e flini, lidhja e qenit, etj, etj. Baki Ademi, sic thirrej në emrin e babës, që një djalë e malsor i bukur me peshë. Ca kohë, para dhe pas martese që xhandar, pastaj me shumë shokë, miq, nipa dhe mbesa. Që dhe trim, një derë e odë mikpritëse. Shtëpia e tij, aty në krahun e djathtë të rrugës Prizeren, Lumë e Dibër pati përcjellë e mbajtë sa e sa udhëtarë me kuaj e halle të shumta. Gjithashtu Bakiu që nip Surroj, te Sali Vata, urugani i tuneleve anë e kënd Shqipërisë dhe një nga të parët “ Hero të Punës Socialiste” të epokës socialiste.
Pas disa kohësh, Bakiu u nda nga vëllezërit, Hani dhe Veseli, krijoi familjen e ekonomin e vetë, si gjithë malsorët e Reskut. Në këtë fshat në shpatet e Drinit të Zi që në 1947 u nis Rruga e Rinisë, Kukës-Peshkopi, Mermja përcolli e jetoj shumë ngjarje, diku të gëzuara e shumë të tjera të dhimbëshme, duke veçuar disa vëllavrasje për tokën, pyllin, fjalët, ngatërresat, etj. Nuk harronte tri cucat partizane, që e gjetën duke mbushur ujë të kroi aty mes pemëve e luleve. U dha ujë, rrush, arra e molla dhe të tria e përqafuan me mall si nënën e tyre. I treguan dhe nga ishin, krahinat dhe qytetet, por në mbrëmje Bakiut i tregoi edhe për partizanët, por vendlindjet e tyre i kishte harruar. Bakiu qeshi dhe i tha se shumë herë ke qënë budallë. Ka qënë atëherë shtatori i 1944 dhe një brigadë partizane vinte nga Kalaja e Dodës për në Kosovë, i thanë vajzat e e armatosura, të bukura e trime
Në vitin 1930 Bakiut dhe Meremës u lind një vajzë, dhe e pagëzuan me emrin Rrahime. Dëshirë kishin që shtëpinë ta mbushnin me djem dhe vajza, por kismeti dhe nafaka i lanë gjithnjë vetëm me cucen, . e rriten si një lule mali, si një fëmijë të vetëm dhe të veçante. Kur flinin të dy bashkëshortët, tregonte Meremja, e fusnin cucen në shtrat mes tyre, dhe natën e puthnin herë njeri e herë tjetri. Vajza e tyre tani është rritur, në moshë e mendime, është pjekë, sic e thonë në malësi. e kërkojnë gjithandej në Reç dhe Dardhë të Dibrës, në Has e Malzi, tejpërtej Lumës. E pas shumë përzgjedhjeve, e fejojnë në Buzemadhe, në një fis dhe derë të njohur për Hysen Ramadanin, një djalë xhevahir dhe yll i vërtetë. Në 1949 Rahimja martohet, dhe Baki Adem Gjoka e përcolli vajzën e vetë në një dasëm që nuk kishte bë vaki në ato vise. Atë ditë edhe zogjtë e maleve e patën si festën e tyre. Tani dy pleqtë mbeten të vetëm, një jetë e zbehtë, pa zhurmë, pa këngë, me shumë brenga e halle. Ne vitin 1971 Bakiu vdes, që i kishte kaluar disa dekada në këtë botë. Meremja mbetet e vetme në shtëpi qyqe a me lopën, viçin e saj, qenin dhe disa pula, e paharruar macën laramane. Tregonin në Resk se Meremja e kishte si askush burrin e saj, duke prish edhe zakonin e adedet, se gruaja nuk e vajton bashkëshortin. Pesë vite mbeti si qyqe mali, por Bakiun e saj, asnjë herë s’e harroi dhe mbi varrin e tij, si askush tjetër, buqetat me lule ishin të përherëshme. Në Buzemadhe Rahimja, vajza e tyre, kishte lindur dy djem dhe plus dy vajza, Naimin, Feritin, Hasijen dhe Fllanxen. Së bashku me nënën e tyre vendosën që gjyshe Meremen ta marrin përgjithmonë në familjen e tyre. Tani Mereme Cara, por edhe Gjoka ishte banorë në Buzemadhe, në atë fshat matane prapa maleve, ku përcolli mbi 20 vite të jetës së saj. Te nipat, por edhe në fshat gjeti një ambient shumë të ngrohtë. Të gjithë e respektonin, e ftonin në dasma dhe gëzime, vajzat dhe nuset e merrnin në valle, për ta nderuar si bijen dhe nënën e tyre. Të gjithë edhe fëmijët e shkollës e thirrnin herë dada Mereme, tezja Mereme, halla Mereme, nana Mereme, gjyshja Mereme, motra Mereme. Këto fjalë të arta i shtonin jetën, por ende e fortë, çdo mëngjes ecte dhe dilte të kodra e Mance, vështronte bjeshkët, kodrinat, pyjet, por dhe kujtonte edhe Lusnen e Reskun, vendlindjet e saj. E la amanet që kur të vdes të varroset pranë Bakiut, atje në Resk. Për dy ditë më 27 dhjetor 2012 i tha lamtumirë kësaj bote, si askush, e rrallë duke lanë pas emrin e saj të çmuar, brilante e të paharruar. E përcollën për në atë botë, qindra banorë matane e këndej Drinit, në të gjithë viset e Lumës e Kukësit.

