More
    KreuTë rejaQendra e Botimeve Enciklopedike dhe Albanologjike e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë...

    Qendra e Botimeve Enciklopedike dhe Albanologjike e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë i bashkohet Rrjetit Evropian të Enciklopedive

    Pas aplikimit në fillim të nëntorit, të gjitha vendet anëtare të Rrjetit votuan unanimisht për pranimin e QBEA-së si pjesë e tij.

    Rrjeti Evropain i Enciklopedive (European Encyclopedia Network) është krijuar më 2022. Misioni i tij është t’u mundësojë anëtarëve të ndajnë përvoja rreth gjendjes aktuale dhe modelit funksional të enciklopedive, të identifikojnë fusha të mundshme për përmirësim dhe bashkëpunim dhe të kontribuojnë në rolin e enciklopedive për ofrimin e qasjes në informacion të besueshëm, të verifikuar dhe të lehtë për t’u gjetur, si dhe në rolin e tyre në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe kulturor, veçanërisht në lidhje me një sasi vazhdimisht në rritje të informacionit nga burime të ndryshme, shpesh të pabesueshme, dhe të kërkojnë qëndrueshmërinë financiare dhe teknike të projekteve.

    Pjesë e këtij rrjeti janë disa prej instituteve enciklopedike dhe leksikografike më të rëndësishme dhe me traditë më të konsoliduar, si Treccani i Italisë, Brockhaus Enzyklopädie e Gjermanisë, Miroslav Krleža i Kroacisë e të tjera.

    Aderimi i QBEA-së pranë EEN është një hap i rëndësishëm drejt bashkëndarjes së përvojave lidhur me enciklopedinë dhe fjalorin, dy prej projekteve madhore të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

    QBEA është krijuar në zbatim të VKM Nr. 821, datë 28.12.2023 “Për ngritjen dhe organizimin e njësive të përhershme të kërkim studimit në albanologji pranë Akademisë së Shkencave në Republikën e Shqipërisë” dhe VKA nr. 3, datë 10.01.2024 “Për ngritjen e Qendrës së Botimeve Enciklopedike dhe Albanologjike”.

    Aktualisht, qendra mbështet tre projektet madhore të albanologjisë, Historinë e Shqiptarëve, Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe dhe Enciklopedinë shqiptare.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË