More
    KreuLetërsiShënime mbi libraTri poezi nga Arta Maxhuni

    Tri poezi nga Arta Maxhuni

    Betimet e fijeve t’gjakut

    Nér lkurë m’zgjohen heshtje t’vjetra, si pëshpëritja e ujit n’gurë.
    Damarët e mi s’janë veç udhë, janë fije premtimesh që lidhen me nyje t’arta.
    Betohem n’pulsin e tyne, kur shpirti dridhet lehtë si gjethja n’erë.
    Betohem n’gjakun e nxehtë, që m’këndon ninulla.
    Çdo dhimbje, n’lule t’egër e kthej, që rritet aty ku s’e pret.

    Nata ka pa epizode andrrash

    Nata u shtri me mue, i msheli sytë bashkë me t’mitë.
    N’terrin e saj, andrrat lindnin si yjzi t’vegjël, nji nga nji…
    Ajo i pa, i shkrujti n’drrasën e zezë, e unë i prekja me tahmin.
    Nata s’ke veç qill me xixa, por shoqe që i numëronte andrrat me gishta.
    Çdo epizod, e zeza e pa — si âsht puna e saj, e heshtun, e gjallë, e mramë.
    I pa fluturimet e mia t’thyeme, ngjyrat e përlyme, i pa fjalët me e pa zâ, edhe frikat i pa, kur shtrengojsha dhamb e gue.
    Derisa drita na çoi n’zbardhje, t’dyjat me andrra n’gji.

    Perlat e qafës

     M’folin n’lkurë, si art i qetë. Secila asht nji kujtim i vogël, nji hije e naltë, mbështjellë me dritë t’vizllume— si ândrrat kur nata m’i var n’qafë, pa ma kërkue lejen.
    S’janë veç stoli, janë dritë e lehtë, janë pika deti, që n’zhurmën tême kanë gjetë strehë. 
    Ato ma mësojnë ecjen e butë, me e mbajtë kryet drejt, jo prej mendjemadhësie, por prej asaj elegance që vjen veç kur e njeh peshën e dhimbjes së bukur.
    E, trokasin brenda meje, si çikat kur keshin pa drojë. Janë valle t’vogla që ma mësojnë durimin dhe hijeshinë e përmbajtjes.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË