More
    KreuLetërsiBibliotekëKlara Kodra: Fjala që s’u tha

    Klara Kodra: Fjala që s’u tha

    Çasti ikën dhe asnjë s’mund ta ndalë.
    Na mungoi dashuria apo guximi?
    Asnjë nga ne të dy s’e tha atë fjalë
    Që do të ndryshonte fatin tënd e timin.

    Shohim njëri-tjetrin në sy, pa qeshje e lot
    Rëndon pesha e fjalës që s’u tha:
    “Sikur të thotë “jo”, më sheh si motër!
    “Sikur të thotë “jo” më sheh si vëlla!

    Miqësi të jetë kjo, a dashuri vallë?
    Ngjajnë aq shumë! Do mbetet fshehtësi?
    Ç’është vallë dashuria? Një perlë e rrallë.
    Jo të gjithë guackat e fshehin. Nga ta di?

    Na pëlqente as shumë të shkëmbejmë fjalë!
    Ti erdhe të më shohësh pranë detit.
    T’u duka e bukur në atë sfond me valë
    E prapë fjalën që duhej nuk e gjete.

    A mund ta thotë vajza fjalën e parë?
    Po fjala “jo” e rëndë është si përgjigje
    I takon djalit. Ai hesht. Ç’të them unë vallë?
    Pra, buza hesht e brenda zemra digjet.

    Sytë e tu janë të errët e të thellë.
    Çfarë kanë brenda vallë? Sikur ta di!
    Sytë e tu më të errët janë se një shpellë.
    Cila shtrigë na ka lidhur me magji?

    Sikur të ta shtroja udhën me buzëqeshje!
    Sikur të dija të ta shkelja syrin!
    ………………………………………………..

    Koha ikën vrullshëm si një lumë me valë.
    Na mungoi dashuria apo guximi?
    Asnjë nga ne të dy s’e tha atë fjalë
    Që do t’ndryshonte fatin tënd e timin.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË