More
    KreuIn memoriamAndon Andoni: Pasuritë e mëdha të Musa Vyshkës - poezia dhe miqtë!

    Andon Andoni: Pasuritë e mëdha të Musa Vyshkës – poezia dhe miqtë!

    “Ha, re Ndonkë, ç’a bane? Qysh a Flutra (time shoqe dhe mua na kishte pasur student). Si a Nasho? Pastaj i merrte të gjithë me radhë. Pyeste për të afërmit e mi dhe miq; për si tim ungj, shkrimtarin Sotir Andoni, Teodor Laço, për ta farë e fis dhe pastaj, si tundtte paksa belin me duart e futur në xhepa, shtonte me një ngazëllim  plot dritë, duke ndjellë hundët gazplotë;

    -Ke ba ndonjë trimni, ke ba!

    Ky ishte Musa Vyshka. Që u nda nga kjo jetë për të shkuar në amëshim.

     Njeriu i mirë dhe i paqtë , poeti lirik që nuk pushoi kurrë së dashuruari poezinë e jetës, lirizmin, i lidhur me mijëra fije me vendlindjen e tij Elbasanin, që nga librin i parë “Ne 20 vjeçarët”, dhe deri tek libri me poezi  të zgjedhura , botimet M &B, 2019;

     Tregimtari i pasionuar dhe shkrimtari i dashur për fëmijët me 20 libra për ta, të botuar me vjersha e tregime që nga poema “Pranë vëllezërve”( 1968) dhe deri në 2014, me “Cila stinë është më e bukur”.

    Një baba i dhembshur, që e lavdëronte doktorin(Gentin) dhe brenda vetes kishte më shumë se një krenari, por që asnjëherë nuk mund t’ia merrje për mburrje… Me ato gjestet e duarve të tij të mëdha..

    -Jo, jo, Genti, a ndryshe.. A shkencëtar! A studiues i veçantë.. ka ngja nga Shkodra e Zamputëve, dhe atëkohë sytë i merrnin një përshkënditje plor dritë.

    Oh sa shumë dashuri që kishte për fëmijët. Gjergjin e pat pikë të dobët, pasi thoshte se sporti dhe gazeta “A kot, o qyq! S’ka pare…”

    I rregullt deri në skurpulozitet ndaj familjes, orareve, gjendjeve, pazareve, shkollave të mbesës dhe nipit.

    Për vajzën e Gentit dhe të Erjonës, nxënëse dhe studente me medajle ari, ishte më shumë se i lumtur. Atë botë, edhe dy çunat nuk i hynin më në sy. A thua se edhe ai vetë si gjysh, kishte mbjellë brenda tyre nervin e leximit, po se po, por dhe të edukatës së jetës dhe vlerën e bukurisë së shpirti njerëzor.

    Ishte një antikonformist i thekur në jetë dhe në raport me të tjerët.

    -Mund të isha edhe deputet, zëvendës ministër, ministër…por nuk i pëlqente fort të kishte mbi fyt lak prej  të tillë formati.

    Mbaj mend, që teksa ngjiste shkallët, deri para disa vitesh, në një kafe të vogël tek rruga e Elbasanti, jo fort larg na shtëpia e tij përballë shkollës Kushtrimi i Lirisë, për të pirë një kafe me kolegët –miq; Vath Korreshin, Teodorin, Bari Myftarin, Koci Petritin, Fisnik Sinën,  sipas rastit, do shpotiste me atë zërin e tij përtej ironisë.

    -Ha re, e batë  mëmëdheun? Se ju jeni burrat e kombit…

    Pasuria e tij më e madhe, dukej se ishin miqtë e mirë e të vërtetë. I lidhur me breza të tërë studentësh,  vargani i tyre shkonte nga sa nga Lenia, në Tushemisht, në  Shpat e Myzeqe, ne të gjithë Shqipërinë.

    “Tek miqtë me kolltukë s’shkoj të ulem/

    E para tyre kurrë në gjunjë s’ bije

    Po si s’u bëra mbarë të çoj lule/

    Tek varri i Gani Bicit në Lenije

    Në Rrajcë më ka ftuar Mehmet Hoxha

    Kiço më prêt në Tushemisht përditë

    Po ç’dreqin kam që s’më del koha kurrë!

    Të shtroj edhe ta ndaj dhimbjen me miqtë

    Në Shpat e Myzeqe kam lënë çelur

    Ca dyer që më presin ditë e natë

    O miq do vij tek ju gjallë apo vdekur

    Do vij si Konstandini në baladë.

    Dhe me të vërtetë ai është mes njerëzve, miqve dhe lexuesit të tij të dashur, edhe pse nga sot do mungojë fizikisht.

    Si poet kishte një lloj egoje kaq të bukur dhe të vlerë, përballë kolegësh sa që , herë- herë fajin do t’ia hidhte jo Milanov  Kallupit si poet(por botimit që i kishte bërë librit, “Kush je ti moter” , tregime 2004.

    Dhe pastaj siç e kishte gjithmonë atë të folurën e tij brilante, shtonte po në sy të tij.

    -Ky a gamor! hahahaha. Qysh ore ma bane atë libër për ibret…! Nuk i zemërohej askush.

    Edhe ne të folurën e tij kishte lirizëm.

    Lirizmi i tij ishte i brishtë dhe plot ngjyrime;, që nga e kuqja e ndezur e dashurisë dhe deri tek portokallia dhe grija e pleqve.

    Ajo që mbeti e dallueshme deri në fund të jetës se tij krijuese, ishte se poezia  mbeti  meditative, e sinqertë e hapur dhe progresiste ne raport  me të shkuarën e tij krijuese.  Me një njëtrajtshmëri,  në kadencat e vjershërimit, për të mos thënë edhe se u rrit artistikisht dhe estetikisht më shumë në vitet pas 90, krahasuar me librin “Ne njëzetvjeçaret” (1969) dhe  libri i fundit “Mos e kthe kokën pas”. 2014

    Sipas Dritëro Agollit, “prushi i rinisë së parë, erdhi  dhe u bë një zjarr, tjetër i madh pas shumë vjetësh, mes prushërimit dhe flakës së të cilit sot në këtë ditë dhimbje ai do mbetet gjithmonë tek lexuesi.

    E vija re që i dhimbet mëmëdheu. Një poet si ai e kishte të ravijëzuar brenda  gjakut dhe shpirtit. Mëmëdheu i tij fillonte që aty në Elbasanin e portokalltave dhe kumrisë zë kuitëse. Që nga Fushëmreti, në sokakët e kalldrëmtë të Kalasë, tek Spaikoria dhe deri tek brezi i parë i ullishtave mbi Universitet, ku punoi si pedagog për vite te tëra me radhe.

    “Dhe kur të bije në ço varr të dheut

    Do hedh së fundi sytë, larg atje.

    Të shoh në qan apo hesht mëmëdheu.

    Tani që mua shtrirë po më sheh.”

    Një burrë me sqimën  e një dashurie ndaj, mikes, shoqes, redaktores dhe nënës së fëmijëve të tyre, Marien, e kishte më shumë se sa kaq. Zonjë dhe Shenjt.  Kushdo që i njihte kishte një konsideratë të veçantë për këtë binom zamput-vyshka.

    E prerë, pedante, skurpuloze; të përkthyera  deri në ambicje.

    “Ti  fundi je i pritjes që ska fund.

    Je prehje e shqetësimit që s’shqetësohet.

    Sapo të shoh mërzia krahët shkund

    Trishtimi i trishtuar larg largohet.

    Aq shumë të dashkam sa as vetë se di

    O dashuri. O dritë e kësaj bote.

    Sa herë dal, në pasqyrë, për çudi

    Veten kërkoj, më del  fytyra jote.”

    Në takimin që patëm, më 2019, teksa më dhuronte librin me poezi të zgjedhura, kishte një gëzim gati fëmijëror, për aq sa kishte lënë mbi këtë truall, gjatë tërë jetës së tij si poet, shkrimtar dhe njeri i dijes, arsimit dhe letrave;

    -Ma bënë surprizë Eriona dhe Genti… Nuk di c’të them. Ma, nuk shkruaj dot më të bukura se këto…ja lexoje, lexojë këtë për pleqtë. Po na vjen virania vdekje, po na vjen…

    Dhe si për çdo vdekatar, erdhi sot në mëngjes, më 14 të dhjetorit 2023, me kosën e saj të zezë dhe e mori në parajsë Musa Vyshkën., poetin e shqetësimeve njerëzore, njeriun e dashur dhe gojëmbël me të gjithë, të diturin, të urtin, babain e dashur, birin e Elbasanit mes ullinjve të paqtë dhe portokallave e limonave të artë. Në paqe qofsh poeti im, Musa Vyshka.

    SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

    Ju lutem lini komentin tuaj!
    Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

    Artikujt më të fundit

    KATEGORITË